Paraqitja e mendimeve të ndryshme për lirinë e të shprehurit

0

Në këtë punim do të i paraqesim mendimet dhe punimet e mendimtarëve dhe njerëzve me ndikim mbi mënyrën e trajtimit të zhvillimit të mendimit të lirë dhe të shprehurit të lirë nga ana e qytetarëve në vende të ndryshme të botës dhe në atë mënyrë arritjen e një ekuilibri të trajtimit të drejtë të atij mendimi nga ana e udhëheqëseve të ndryshme shtetërore dhe institucionale gjatë zhvillimit dhe në zhvillim.

Pieter van DIJK
” Të menduarit e pastër për të drejtat e njeriut nuk është çelësi i betejës për t’i përmbushur ato, madje mund të mos jetë thelbësor për një veprim të suksesshëm politik lidhur me to. Në të vërtetë një besim i tille utopik mbi fuqinë e ideve paraqet në vetvete një pengesë të rrezikshme për një aksion politik efektiv. Megjithatë, qartësia konceptuale, fryti i teorisë zanore, mund ta lehtësojë këtë veprim. Te paktën e të paktave mund të ndihmojë në heqjen e maskës së argumenteve të diktatorëve dhe të aleateve të tyre”.

Nuk mund të mos nënvizohet që vlefshmëria universale dhe interpretimi i të drejtave të njeriut për shprehjen e mendimit të lirë dhe zhvillimin e mendimit të lirë përbëjnë një nga problemet kyç për studim dhe diskutim. Koncepti i të drejtave të njeriut për shprehje të lirë dhe zhvillim të lirë të të menduarit personal është një produkt i zhvillimit historik. Ai është i lidhur ngushte me kushtet specifike shoqërore, politike e ekonomike si dhe me historinë specifike, kulturën dhe vlerat e një vendi të veçantë. Etapa të ndryshme historike kanë kërkesa të ndryshme për të drejtat e njeriut. Vende në shkalla të ndryshme zhvillimi ose me tradita historike dhe bazament kulturor jo të njëjtë kanë gjithashtu të ndryshme të kuptuarit dhe praktikën mbi të drejtat e zhvillimit të mendimit të lirë dhe të shprehurit lirshëm të fjalës. Kështu, nuk duhet e nuk mund të mendohet për një standard të të drejtave të njeriut dhe për një model të disa vendeve si me oportunet dhe të kërkohet që të gjitha vendet e tjera të veprojnë në përputhje me to. Dhe nuk është as reale, as e manovrueshme për të kushtëzuar me këtë asistence ekonomike ndërkombëtare, madje dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar që nxit drejt përmirësimit dhe përkryerjes së respektimit të të drejtave të njeriut për zhvillim të të mendimit lirshëm dhe të shprehurit lirshëm. Është e mundur që të mbahen pikëpamje të ndryshme për klasifikimin e saktë në kategori, siç sugjerohet këtu. Unë dëshiroj thjesht të theksoj që në trajtimin e çështjes nëse dhe deri në çfarë shtrirje normat universale që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, lënë fushë për interpretime dhe zbatime të ndryshme në rang individual, në bazë të diferencave politike, ekonomike, kulturore etj, këto norma nuk duhet të vendosen të gjitha në të njëjtin plan. Në rastin e të drejtave thelbësore, ka vend për variacion për aq sa në një ligj të caktuar. Ekzistojnë terme që lënë shteg për interpretime të ndryshme në rrethana të ndryshme. Kështu, e drejta për të jetuar nënkupton ndalimin e një privimi arbitrar për jetën, ndërsa çështja nëse ka arbitraritet në një rast të caktuar; mund të varet nga rrethanat, vendi dhe koha.
Madje, edhe vetë koncepti “jetë” në raste të caktuara i nënshtrohet interpretimeve të ndryshme, të cilat ende nuk janë përjashtuar nga një interpretim ndërkombëtar “autonom”, siç ka treguar precedenti kombëtar dhe ai ndërkombëtar në lidhje me abortin dhe eutanazinë. E njëjta situate qëndron dhe në çështjen nëse, në një rast specifik, a përbën torturë një trajtim i caktuar dhe, a është apo jo kjo jonjerëzore apo poshtëruese. Interpretime të ndryshme të vlerave dhe të raportit të tyre reciprok, mund të ushtrojnë një ndikim të caktuar; megjithëse pa u shkëputur nga vetë norma. “Kufiri i lirisë së veprimit”, që zakonisht u është lënë shteteve nga ana e trupave mbikëqyrës dhe gjykatave ndërkombëtare, mund të shikohet si një parametër me vlerë universale i këtyre normave. Këtu ka vend, gjithashtu, për një interpretim multikulturorë të disa koncepteve, për shembull i konceptit të familjes .

Sa universale janë liria e mendimit dhe liria e shprehjes?
E drejta e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit është e garantuar nga ligji ndërkombëtarë pa kufizim, nuk është lejuar asnjë shmangie apo kufizim. Mund të jetë e vërtete që mendimet dhe bindjet bëhen të vlefshme për personin që i ka, vetëm nëse atij i lejohet t’i shprehë ato; kjo gjë nuk e bën lirinë e mendimit si të tillë, pa kuptim në vetvete. Liria e garantuar në mënyre globale, përfshin gjithashtu atë që personi nuk mund të jetë subjekt i një trajtimi që synon të ndryshojë procesin e tij të të menduarit, apo të detyroj personin që t’i shprehë mendimet e tij, të shpalle opinionin fetar apo ta ndryshoje opinionin e tij, për më tepër, ajo përfshin atë që nuk mund të vendosen sanksione në pasjen e një opinioni të caktuar politik ose besimi fetar, që nuk mund të përbeje arsye për trajtim të papërshtatshëm. Kjo e bën lirinë e të menduarit një liri absolute, e cila, në formën e vetë absolute, është e një natyre universale dhe nuk le vend për interpretime të ndryshme në baze sistemesh të ndryshme vlerësimi, sistemi të ndryshëm social-ekonomik, një situate të ndryshme politike, ose të çfarëdo diference tjetër që mund të ekzistojë. Në të kundërtën, liria e të menduarit synon në mënyrë të prerë gjithashtu, të mbrojë ata që nuk kanë të njëjtat bindje politike dhe fetare dhe, në thelb, kanë tolerancë dhe respekt për pikëpamjet e tjetrit. Uria e shprehjes, nga ana tjetër ka një ndërfutje të drejtpërdrejte me të drejtat e të tjerëve. Personi duhet të mendojë vetëm për te drejtën që mbron reputacionin e vet nga shpifja, të drejtën të jetë i mbrojtur nga parullat diskriminuese ose akuzat, të drejtën ta ketë jetën e tij private të mbrojtur nga revista skandalesh, të drejtën të mos ketë të bëjë kundër vullnetit të vet me publikime pornografike dhe të drejtën të mos lëndohet në ndjenjat e tij të brendshme fetare. Për më tepër, liria e shprehjes mund të bjere në kundërshtim me interesa të caktuara të përgjithshme, tij cilat supozohen së mbrohen nga shteti. siç janë sekreti shtetëror dhe siguria kombëtare, morali publik, parandalimi i prishjes së rendit dhe i krimit dhe mbajtja e paanshmërisë nga ana e organeve gjyqësore. Kjo do të thotë se liria e shprehjes nuk mund të jetë e një natyre absolute, sepse atëherë të drejtat e tjera dhe interesat publike të përmendura, do të ishin vendosur automatikisht në një plan të dytë. Sepse traktatet e të drejtave të njeriut parashikojnë që ushtrimi i lirisë së shprehjes mund të kufizohet me ligj në masën e nevojshme në një shoqëri demokratike, në emër të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të të tjerëve. Është e qartë se kërkesa e nevojës i hap rrugë diferencave të opinionit për të cilat janë kufizimet. Në rrethanat konkrete të një vendi të një rajoni, qyteti apo fshati, të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve ose interesin e përgjithshëm. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka pranuar pikëpamjen që, në parim, autoritetet kombëtare apo lokale ndodhen në një pozicion më të mirë për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar nevojën e kufizimeve të caktuara, se sa një gjykatë ndërkombëtare. Për këtë arsye, ajo ia le këtyre autoriteteve, në këtë drejtim, atë që quhet “kufiri i lirisë së veprimit”. Nga ana tjetër, Gjykata e ka theksuar se mënyra me anë të së cilës autoritetet do ta ushtrojnë këtë liri veprimi, do të mbikëqyret nga ana e Gjykatës, sepse përndryshe garantimi ndërkombëtar i lirisë së shprehjes do të ishte bërë i pakuptimtë. Kur ushtron mbikëqyrjen e saj ndërkombëtare, sidoqoftë, Gjykata, për llogari të saj, do të marrë parasysh ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet vendeve. Duke vënë në balance, për shembull, nga njëra anë ushtrimin e së drejtës së lirisë së fjalës dhe, nga ana tjetër, respektimin e lirisë së besimit, e cila gjithashtu përfshin të drejtën për të respektuar bindjet fetare nga personat e tjerë, në mungesë të konsensusit, ekuilibri mund të vendoset me modele të ndryshme vlerash, bie fjala, në komunitetet thellësisht fetare, respekti për bindjen fetare do ta kufizojë ushtrimin e lirisë së opinionit, ndërsa në një shoqëri laike liria e shprehjes shoqërohet me më shumë mundësi, me kusht që qëllimi i shprehjes të mos jetë ofendimi, në mënyre të qarte dhe ekskluzive, i bindjeve fetare të të tjerëve.

Alatas
Në Konferencën e Dyte Botërore në Vjenë, ministri i jashtëm indonezian Alatas shprehu pikëpamjen indoneziane për këtë problem, nëpërmjet fjalëve të më poshtme: “Të drejtat e njeriut në të shprehurit e lirë dhe zhvillimit e kultivimit për mendimin e lirë janë vitale dhe të rëndësishme jo vetëm në vetvete por edhe lidhur me përpjekjet për një zhvillim të përshpejtuar kombëtar, në mënyrë të veçantë ndikim të rëndësishëm kanë për vendet në zhvillim. Të dyja aspektet si zhvillimi i mendimit të lirë ashtu edhe të shprehurit e lirë do të duhej të synoheshin dhe të çoheshin përpara fuqishëm. Për këtë arsye Indonezia nuk mund të pranojë që çështjet e të drejtave të njeriut për të menduar lirshëm dhe për tu shprehur lirë të çiftëzohen me ato të bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, duke bashkëngjitur përmbushjen e kërkesave të të drejtave tëe njeriut si kushtëzime politike në këtë lloj bashkëpunimi. Një kuplazh i tillë veçse do të pakësojë vlerat të dyjave. Problemi i universalizimit i normave legale ndërkombëtare në përgjithësi janë dhe një element i rëndësishëm me realizmin e të cilave mundësohet dhe zhvillimi i koncepteve të zhvillimit të mendimit të lirë dhe të shprehurit lirshëm. Normat legale ndërkombëtare, me përkufizim, nuk janë të vlershme në mënyrë universale në vende të caktuara pavarësisht në shtrirje ne gjithë boten ne përgjithësi.  Këtu bëjnë përjashtim vetëm normat që përbejnë “ius cogens”, sepse sipas përcaktimit të nenit 54 të Konventës së Vjenës mbi ligjin e Traktateve, një normë e tillë konsiderohet “ajo normë që është pranuar dhe njohur nga komuniteti ndërkombëtar i shteteve në tërësi e në mënyrë të plotë, është ajo normë, për të cilën nuk lejohet kurrfarë ç’vlerësimi apo derogimi” (theksimi është shtuar). Kjo nuk e ndryshon faktin që ndërvarësia në botë ka për efekt që një numër i rëndësishëm e thelbësor problemesh kërkon një rregullim nëpërmjet normave të ligjit ndërkombëtar; që në parim përfshijnë të gjitha shtetet e për këtë aresye kanë një pretendim global. Përveç të drejtave, këto norma nënkuptojnë apo përfshijnë dhe detyrimet. Në qoftë se një pjesë e shteteve i pranojnë këto detyrime, ndërsa të tjerët i refuzojnë ato, që në mënyrë paraprake dalin vështirësi për një përafrim efektiv lidhur me tejkalimin e këtyre problemeve. Megjithatë që argumenti të jetë i vlershëm duhet të demonstrohet që shtetet, në një mënyrë apo tjetrën, e kanë dhënë pëlqimin për këto norma. Mbetet të shihet, nëse mund të bëhen kërkesa të ngjashme në të gjitha rastet për pranimin në mënyre eksplicite apo të heshtur të normës nga shteti përveç “ius cogens”, të ekzistojë gjithashtu ligji konstitucional për respektimin ndërkombëtar i detyrueshëm për të gjitha shtetet që përbëjnë komunitetin legal lidhur me të, pavarësisht nëse këto shtete kane pranuar këto norma në mënyrë individuale apo jo. Në këto raste, rendi legal i krijuar në mënyrë të ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta janë përcaktuese, por jo pranimi i detyrimeve reciproke për respektimin e zhvillimit të mendimit të lirë dhe të shprehurit të lirshëm. Me që shtetet nuk janë të detyruara t’i ratifikojnë traktatet, është e kuptueshme që një pjesë e shteteve janë të prira të mbështesin, vis-a-vis shteteve të tjera, argumentin që normat e përfshira në traktat përbëjnë një kodifikim të normave universale të ligjit të zakonshëm ose të parimeve të ligjit, të njohura në mënyrë të përgjithshme. Ndryshimi i opinionit nuk ka të bëjë kaq shumë me karakterin universal të angazhimit se sa me problemin e detyrimin për një interpretim dhe përmbushje nga të gjithë. Me këtë çështje do të merrem tani, por duke iu referuar në mënyrë të veçantë të drejtës së lirisë së mendimit dhe të drejtës së lirisë së shprehjes.”

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Do te veme ne trajtim dhe shqyrim ketu dhe ate qe u theksua nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne çeshtjen Barcelona Traction:
Nje dallim thelbesor do te duhej te skicohej midis detyrimeve te nje shteti kundrejt komunitetit nderkombtar ne teresi dhe atyre kundrejt nje shteti tjeter ne fushen e proteksioni-zmit diplomatik. Nga vete natyra e tyre te parat u takojne te gjitha shteteve. Ne optiken e rendesise se te drejtave te perfshira, te gjitha shtetet i permbahen idese qe te kene nje interes legal ne sistemin e tyre te proteksionizmin; ato jane detyrime “erga omnes”. Ne kete gjykim Gjykata nenvizoi gjithashtu se çfare ‘kategori e detyrimeve nderkombetare do te duhej te konsiderohej ne kete aspekt: Detyrime te tilla derivohen, p.sh.: ne ligjin nderkombetar bashkekohor; duke çligjeruar aktet e agresionit dhe te genocidit, por dhe nga principet dhe rregullat qe kane te bejne me te drejtat baze te qenies njerezore, perfshire ketu mbrojtjen nga sklaveria e diskriminimi racial dhe te zhvillimit te mendimit te lire dhe te shprehurit lirshem. Mbi ç’baze mbeshtetet justifikimi i ketij perjashtimi ne lidhje me parimin e reciprocitetit? Lidhur me traktatet per te drejtat e njeriut, Bernhardt ben kete verejtje: “Te krahasuara me shumicen e marreve-shjeve te tjera nderkombetare, traktatet mbi te drejtat e njeriut kane karakter unik. Ato nuk kane te bejne me lidhjet dhe shkembimet e ndersjellta te perfitimit te perbashket te dy shteteve sovrane. Ne vend te kesaj, ato proklamojne parimet solemne per trajtimin njerezor te shtetaseve te tyre”. Meqe rastet e permendura nga Gjykata perfshijne detyrime universale, atehere dhe normat qe permbajne keto detyrime duhet te kene nje karakter universal. Per kete arsye kjo gjykate i fut normat qe kane te bejne me te drejtat e njeriut ne nje kategori te veçante. Dhe parimi i barazise, qe perben ne vetvete nje te drejte njerezore ne çeshtjen e pengimit te diskriminimit dhe qe eshte perfshire ne pothuajse te gjithe dokumentet per te drejtat e njeriut, per te siguruar nje perdorim te njejte te ketyre te drejtave per çdo individ parasheh nje bazim te pamjaftueshem per universalizmin ne kontekstin nderkombetar. Normat perkatese nderkombe-tare kane te bejne kryesisht me barazine brenda nje shteti dhe jo aq shume me barazine midis individeve ne shtete te ndryshme, ndersa, perkundrazi, dallimi midis kombeve, ne pergjithesi, nuk eshte konsideruar qe perben nje diskriminim te ndaluar. Aq me teper, disa diferenca politike, ekonomike ose kulturore mes shteteve mund te perbejne nje baze objektive dhe te arsyeshme per justifikimin e njefarelloj ndryshimi, qe, ne kete kuptim, nuk shkon deri tek diskriminimi. Se fundi, lidhur me idene e lirise, ekziston nje konsensus i pamjaftueshem per pengmbajtjen, shtrirjen dhe, mbi te gjitha, per marredhenien e saj me parimet e tjera legale, per t’u bazuar mbi te si nje themel i universalizmit mbi te drejtat e njeriut per te zhvilluar mendimin e lire dhe per tu shprehur lirshem si nje supozim normativ. Duke veshtruar gjendjen aktuale per çeshtjet e ligjit nderkombetar te te drejtave te njeriut, juristi, sipas pikepamjes time, nuk duhet te shqetesohet dhe aq shume per problemin e bazimit normativ te universalizmit. Miratimi universal i te drejtave te njeriut mbeshtetet ne Deklaraten Universale te anetareve te komunitetit te shteteve, dhe riafirmimi i ketij pelqimi gjate ngjarjeve te mevoneshme, ka prodhuar ate qe Donnelly e quan “universaliteti normativ” per ta dalluar nga universaliteti moral”. Gjithashtu, ky miratim universal eshte mbrojtur dhe perforcuar dhe nga ajo qe une do te desheroja ta quaja universalizem funksional”: te njejtet anëtare te komunitetit te shteteve kane parapelqyer nje mekanizem mbikqyres universal per imponimin e ketyre te drejtave.Per sa i perket objeksionit qe, ne momentin e adoptimit te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut, anetaresimi ne Kombet e Bashkuara i ketij momenti nuk mund te konsiderohet perfaqesues per komunitetin aktual te shteteve, eshte theksuar se bashkesia e shteteve e ka perseritur kete angazhim ne ngjarjet pasonjese dhe me nje anetaresim me perfaqesues; kohet e fundit nepermjet miratimit me konsensus te Deklarates se Vjenes e te Programit te Veprimit te dates 25 qershor 1993. Ne Deklaraten e Vjenes, shtetet kane njohur gjithashtu universalizmin me konsensus: “Natyra universale e ketyre te drejtave dhe lirive nuk diskutohet” dhe “Te gjitha te drejtat e njeriut jane univer-sale, te pandashme, te ndervarura dhe te nderlidhura”. Refuzimi apo mohimi i ekzistences se normave universalisht te vlereshme ne fushen e te drejtave te njeriut do te minonte kompetencen personale dhe materiale (ratione personae dhe ratione materiae) te ketyre organizmave te OKB. Shtrohet pyetja: “Universalizmi Normativ”, i mbeshtetur kryesisht nga Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, depozituar ne rezoluten e Asamblese se Pergjitheshme te Kombeve te Bashkuara, dhe si e tille pa koper-ture legale, a ka ai nje baze te dobet? Karakteri i palegalizuar, pa veshje (koperture) legale (legally nonbinding) i rezolutave te Asamblese se Pergjitheshme nuk e cenon forcen normative te parimeve dhe rregullave te futura ne keto rezoluta. Per me teper, keto parime dhe rregulla mund te mbahen te legali-zuara si norma te ligjit te zakonshem nderkombetar ose i parimeve te pergjitheshme te ligjit. Edhe sikur te drejtat e vendosura ne Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut nuk do te ishin universalisht te vlereshme, megjithe pranimin pothuajse unanim te vete Deklarates Universale, te pakten ato do te duhej te konsideroheshin te tilla ne saje te Kartes se Kombeve te Bashkuara. Atje eshte referuar koncepti i te drejtave te njeriut dhe respektimi i ketyre te drejtave kampionohet si nje nga pikesynimel e Organizates. Pra, duket logjike te pranohet qe koncepti i universalitetit te te drejtave te njeriut dhe lirite themelore te jene pjese perberese te ligjit te sotem nderkombetar. Megjithate, eshte teper e rendesishme, qe lidhur me kete problem, te theksohen dy momentet e meposhteme:
1. Nese dhe per sa kohe qe nje norme ka fituar njohjen nderkombetare, variacionet per te nuk duhet te prekin thelbin e kesaj norme; ekziston vetem nje diapazon i ngushte per interpretimin e normes dhe ndoshta, nje diapazon pak me i gjere per përmbushjen apo zbatimin e saj ne nivel kombetar.
2. Ne kontekstin e universalizmit normativ dhe funksional i takon komunitetit nderkombetar si hallka e fundit, qe ne suazen e normave nderkombetare dhe nepermjet mbikeqyrjes nderkombetare, te percaktoje diapazonin e ketyre variacioneve. Nje e drejte mund te lejoje nje diapazon me te gjere per variacione ne interpretim dhe zbatim ne krahasim me nje tjeter, sepse per disa te drejta nje permbushje apo zbatim i diferencuar mund te preke ne thelb vlershmerine universale te vete normes, nderkohe qe per disa te drejta te tjera nuk ndodh nje gje e tille. Ne lidhje me kete une mendoj qe do te ishte teper e dobishme te klasifikoheshin te drejtat e njeriut ne disa kategori dhe pikerisht ne:
a) te drejtat thelbesore.
b) te drejtat e pjesemarrjes.
c) te drejtat e tjera.
Ne te drejtat thelbesore perfshihen ato te drejta, pa te cilat ekzistenca njerezore behet e pamundur, ne te dy aspektet fizikisht dhe menderisht: e drejta per jeten dhe nje standart te pershtatshem te jeteses (neni 3 dhe 25 ) e drejta per liri personale dhe e sigurise se individit (neni 3), ndalimi i skllaverise dhe roberise (neni 4), ndalimi i tortures dhe i trajtimit e denimit mizor,
çnjerezor apo degradues (neni 5); ndalimi i mbajtjes arbitrare ne arrest (neni 9); ndalimi i diskriminimit (neni 1 dhe 2); e drejta e njohjes si person para ligjit (neni 6); ndalimi i forces retrospektive te denimeve (neni 11) dhe liria e mendimit, ndergjegjes e fese (neni 18). Qe keto te drejta kane te bejne me vete thelbin e te drejtave te njeriut, shpjegohet qarte dhe ne faktin qe pothuajse te gjitha keto te drejta jane radhitur ne paragrafin 2 te neni 4 te Konventes Nderkombetare mbi te Drejtat Civile dhe Politike. Nje gje e tille do te thote se ato perbejne korpusin e te drejtave, per te cilat derogimi eshte i pamundshem, i palejueshem madje dhe ne rastin e nje situate te jashtezakonshme publike te drejtat e pjesemarrjes jane ato te drejta, ushtrimi i te cilave duhet te jete i garantuar te pakten ne nje nivel minimal, ne menyre qe te arrihet sigurimi i plote i te drejtave thelbesore dhe te behet e mundur qe personi ne fjale ta pretendoje vete kete sigurim te plote. Veçan ketij funksioni mbeshtetes, keto te drejta kane nje vlere te veten, ne lidhje me dinjitetin njerezor. Nje person mund te mendonte per te drejtat qe pasojne: e drejta per te marre pjese ne qeverine e nje vendi dhe e drejta per zgjedhje periodike dhe sekrete (neni 21); e drejta per te marre pjese ne komunitet dhe per te mbajtur e zhvilluar identitetin e tij kultural dhe e drejta per arsim (nenet 26 dhe 27); liria per te shprehur fene ose besimin e vet dhe e drejta e lirise se shprehjes (nenet 18 dhe 19); e drejta e mbledhjes dhe e organizimit, duke perfshire lirine e futjes ne sindikata (nenet 20 dhe 25} dhe e drejta per ndihme efektive ligjore ne rast shkeljeje te te drejtave themelore, dalja ne gjyq, e drejta per nje gjykim te drejte ne percaktimin e te drejtave dhe detyrimeve dhe respektimi i prezumimit te pafajesise (nenet 8, 10 dhe 11). Perderisa ushtrimi i ketyre te drejtave nuk eshte i domosdoshem per sigurimin e plote te nje ose me shume te drejtave thelbesore, atyre nuk mund t’u jepet asnje vlere absolute.
N.q.s. ligja e siguron kete, ky ushtrim mund t’i nenshtrohet kufizimeve te caktuara, me qellim qe te mbroje te drejtat e te tjereve ose te mbroje interesa te caktuara publike.Perfundimisht, ka nje kategori te drejtash, e cila nuk u takon asnjeres prej atyre qe u permenden me pare dhe te cilen une nuk do ta trajtoja tani.

Prof. Francois Audiger
Ne pak dekada, fjala ” e drejta e qytetarise ” eshte bere nje nder fjalet me te perdorshme ne diskutimet mbi jeten komunale ne shoqeri. Ajo i jep drejtim pergjigjes sone, te ciles ne shpesh i referohemi si krize ne strukturen sociale dhe ne kohezionin shoqeror. Koncepti mbi te drejten e qytetarise ne zhvillimin e mendimit te lire dhe te shprehurit lirshem perdoret, vecanerisht, ne perpjekjet per te stabilizuar dhe ndryshuar disa praktika qe perfshijne shkollat dhe, ne pergjithesi, arsimin dhe kualifikimin. Megjithate, duhet te shkojme pertej konsensusit te vargjet te reflektuar ne perdorimin konstant te ketyre formulimeve te gjera, me qellim qe, te mund te marrim drejtimin ne debatet e nxehta mbi te drejten e qytetarise. Nje term i tille, i nje rendesise kaq te madhe historike dhe sociale, nuk mund te perdoret kaq lehte: ai nuk duhet te reduktohet ne nje seri lutjesh te vagta, qe synojne te paqesoje fqinjet problematike ose te rivendosin disa rregulla per shkollat e crregullta. Respekti per ligjin dhe ndjenja e pergjegjesise, te cilat jane kushtet paraprake per cdo shoqeri demokratike, nuk mund te reduktohen ne nje bindje pasive ndaj nje rendi shoqeror te drejte e te qendrushem.Renia e regjimeve komuniste ne Evrope dhe konsensusi i dukshem mbi te drejten demokratike te qytetarise nuk i zhduku debatet, divergjencat, sigurisht dhe konfliktet mes shteteve, grupeve dhe individeve te ndryshem. Keto ndryshime nuk burojne vetem nga traditat e ndryshme kulturore dhe sociale, qe ,ne nje te ardhme te afert, jane te destinuara te misherohen ne nje te drejte globale hipotetike te erret te qytetarise; ato reflektojne gjithashtu menyrat e ndryshme te vleresimit te botes se sotme, te rivleresimit te vazhdueshem te se shkuares sone ( te te shkuarave tona) dhe te percaktimit te parashikimeve tona, te se ardhmes sone ( te te ardhmeve tona). Eshte disi ironike te trumpetosh koncepte te lirise e te pergjegjesise, te apelosh per iniciativa individuale dhe te brohorasesh per diversitin si nje asset/pasuri e vyer e shoqerive tona, dhe ne te njejten kohe t’i rrethosh keto deklarata me biseda mbi kerkesa apo detyrime te padiskutueshme dhe te qendrueshme per zhvillimet globale. Liria e qytetarit, apo se paku, nje forme e caktuar tradicionale e saj, eshte liria e shoqerise dhe diskutimi ne nje ambjent publik, i udhehequr, teorikisht, nga barazia midis te gjithe individeve. Natyrisht, pjesa me e madhe e studimeve te kryera se fundi, pajtohet me mendimin se shoqerite tona kane dryshuar ne menyre radikale. Dhe se bashku me to edhe konceptimet teorike dhe zbatimet praktike te se drejtes se qytetarise. Permbajtja e ketij koncepti po zgjerohet e po rritet krahas shumellojshmerise se menyrave te presences se tij ne bote dhe te marredhenieve te tij me te tjeret. Aleancat dhe pranimet/anetaresimet po shumefishohen dhe po behen me fleksibel. Me shtetin, vecanerisht me Shtetin-Komb, nuk i referohemi me nje magazine baze apo legjitime te
pushtetit : baze ne sigurimin emodelit per bashkeekzistence ne nje bote me territore te ndare me kufije te qarte, dhe legjitime ne perfaqesimin e mireqenies se pergjithshme te te gjithe qytetareve. Reflektimi mbi konceptet e edukimit per te drejten demokratike te qytetarise eshte pjese integrale e veprimit : reflektimi i jep kuptim veprimit dhe e kunderta. Reflektimi dhe veprimi nuk qendrojne ne nje raport hiriarkik me njera tjetren, as permes ndonje “maredhenieje te terthorte”‘ dhe as brendaperbrenda dy sferave te vecanta. Veprimi mbeshtetet gjithnje nga konceptimi i aktoreve, ndersa reflektimi e ushqen vazhdimisht kete veprim dhe merr kuptim duke iu referuar eksperiences. Eksperienca mund te marre kuptim vetem me mendimet dhe fjalet qe perdoren per te shprehur, drejtuar apo ushqyer kete mendim. Tipi i te menduarit, ketu, eshte dialektik, edhe pse, per aresye te perfitimit editorial, disa tekste perqedrohen me shume ne eksperiencen dhe, per pasoje, edhe ne diversitetin global ekzistencial, nderkohe qe te tjere, sic eshte rasti i dokumentit aktual, terhiqen disi nga eksperienca konkrete. Sfida ka te beje me bashkimin e eksperiencave, pikepamjeve dhe imagjinatave te panumerta, te perjetuara e te shprehura ne universet e ndryshme kulturore dhe sociale.Ky studim konceptesh duhette shihet, para se gjithash, i lidhur me raportet e Keshillit te Evropes dhe me botime te tjera te tij dhe, se dyti, me tekstet qe finalizojne projektin mbi Edukimin per te Drejten Demokratike te Qytetarise.Te gjitha keto tekste e kane furnizuar dhe frymezuar kete studim. Mbi dhe pertej shumellojshmerise se gjere te informacionit, ne duhet te kemi parasysh vec e vec referencat perkatese, ” shtratin e patjetersueshem (bedrock) te te drejtave te njeriut” dhe institucionet politike demokratike. Ky studim fillon me nje paraqitje, ne vija te trasha, te permbajtjes se tij sociale.Studimi perqendrohet tek te rinjte, pasi edukimi eshte, para se gjithash, nje ceshtje qe i perket rinise si dhe tek autoritetet publike, duke perdorur shembullin e policise. Dhe se fundi, ne menyre me te pergjithshme, shqyrtohen marredheniet midis shtetit, shoqerise civile dhe tregut, nje ceshtje kjo teper aktuale. Kjo paraqitje e aspekteve te permbajtjes se pergjithshme pasohet nga shpjegimi i konceptit te se drejtes qytetarise, bazuar mbi nje model, i cili percakton nje “thelb vital”, pa te cilin mendimi i vertete mbi te drejten e qytetarise, do te konsistonte ne pohime e deklarata te paqarta e te turbullta dhe ne nje seri fushash veprimi, te cilat jane ende ne proces diskutimi e zhvillimi. Kjo menyre ve ne dukje shume ” sfida konceptuale”. Me poshte vazhdohet me paraqitjen e dy kualifikimeve te mundshme te kompetencave thelbesore, te cilat synojne te nxjerrin ne pah aktivitete, duke i kombinuar ato ne nje teresi te vetme, duke u dhene atyre nje kuptim me te gjere dhe duke inkurajuar koherencen lidhjen logjike te tyre.Kjo do te na mundesoje te nxjerrim ne pah se cfare mbulohet dhe cfare jo nga nje aktivitet, me qellim qe te garantojme veprimtari te tjera per ta kompletuar kete studim.Pjesa e fundit pershkruan mjetet e ndryshme praktike per zbatimin e projektit ” Edukimi per te Drejten Demokratike te Qytetarise”, duke konkluduar ne nje riafirmim te natyres problematike dhe dinamike te se drejtes se qytetarise per zhvillim te mendimit te lire dhe te shprehurit te lire.Eshte jetike te vazhdohet te reflektohet, teorikisht dhe praktikisht, mbi nje ceshtje ne metamorfoze konstante.

Zoti Ernst Jouthenen
Qytetari, e drejta e qytetarise
Per sa me poshte vijon, do te parashtrojme thelbin e koncepteve mbi qytetarin dhe te drejten e qytetarise ,.mendimin e tije te lire dhe zhvillimin e shprehjes se lire. Duke patur parasysh ndryshimet e shpejta qe po ndodhin ne shoqerite tona dhe se bashku me to edhe menyrat sesi ka lindur dhe eshte perjetuar e drejta e qytetarise per keto dy konceptet, eshte esenciale te riafirmojme se cfare eshte thelbesore ne konceptimin e se drejtes se qytetarise ne nje shoqeri demokratike. Kjo do te na lejonte te shmangnim emertimin ” qytetare” per cdo iniciative, sjelljeje apo qendrimi persa kohe qe lidhur me kete merren ne konsiderate te tjeret.Te gjitha shoqerite kane hartuar dhe zbatojne rregulla te jetes kolektive, metoda te zgjidhjes se konflikteve, menyra te te bashkejetuarit me te tjeret, si me te tjere brenda se njejtes shoqeri ashtu dhe me te tjere jashte saj, me ata , te cileve nuk u perkasin.Ku qenrdon e vecanta lidhur me referencen ndaj te drejtes demokratike te qytetarise ?
Cfare nenkupton kjo reference per individet dhe institucionet, cfardo qofshin ato ? Nje fjale ose nje reference, e cila shenderohet ne dicka te vaget e te mjergullt nuk mund te perdoret me per te ndihmuar ne konceptimin ose drejtimin e veprimit, por sherben thjeshte per te sjelle nje lloj konsensusi te shtruar, me te cilin gjithkush mund te shkoje perpara sepse askush nuk ka saktifikuar dicka vitale. Si per te gjitha termat e perdorura kur flasim per
jeten sociale dhe politike, edhe termi ” e drejta e qytetarise” eshte larg te pasurit nje kuptim te qendrushem e pergjithesisht te pranueshem. Po behet gjithnje e me i njohur fakti se kemi te bejme me nje ” koncept shumeformesh ” Eshte e qarte se nje gje e tille ka pasoja te rendesishme per kompetencat thelbesore te Edukimit per te Drejten Demokratike te Qytetarise. Kjo eshte nje situate plotesisht normale dhe legjitime. Edhe kur perpiqen te mos jene ne kontradikte me parimet, te pranuara zakonisht lidhur me percaktimin e nje shoqerise demokratike, institucionet tona politike dhe sociale u pershtaten traditave te ndryshme dhe marrin forma te shumta. Per me teper, kuptimet e termit ” e drejte qytetare” jane te hapura ndaj eksperiencave te reja qe vete jeta, ne menyre te vazhdueshme, na ben te zbulojme, ndaj formave te reja qe e drejta e qytetarise dhe jeta politike demokratike do te marre ne te ardhmen. Per kete aresye eshte normale dhe bile edhe e deshiru-eshme qe kjo terminologji te ndryshoje. Fjalet e perdorura ne secilen gjuhe jane deshmi e ketij diversiteti.

Keshilli i Europes
Pushteti duhet te pasurohet me idene se qytetari dhe e drejta e qytetarise ekzistojne ne hapesirat demo-kratike, dmth. ne hapesira, ku individet gezojne te drejta te barabarta dhe dinjitet, ku ligji behet nga njerezit dhe per njerezit. Barazia ligjore dhe politike, se bashku me parimin e mosdiskriminimit kombi-nohet me nje zgjerim maksimal te lirive. Qytetari eshte nje individ, i cili ka te drejta dhe detyra, ne nje shoqeri demokratike. E drejta e pare eshte ajo e vendosjes se ligjit; detyra e pare eshte ajo e respektimit te ligjit dmth. ushtrimi i lirive te tij , zhvillimi i iniciativave te tij, organizimi i marredhenieve te tij me te tjeret brendaperbrenda kuadrit te percaktuar nga ligji. Keshtu kombi lidhet me konceptime te ndryshme jo vetem te marreveshjes sociale ose politike por edhe te asaj kulturore e te kulturave , te gjuhes e te gjuheve , te mundesise se perkatesise etj. Per me teper, do te ishte e nevojshme te vendosej ne nje kontekst historik si ideja e shtetit komb ashtu edhe format specifike qe ka marre ai ne shtete te ndryshme Evropiane, ne menyre qe ta shqyrtojme ate si konstruksion historik, te krijuar ne nje moment specifik, ne nje kontekst specifik dhe qe nuk paragjykon forma te tjera politike qe mund te shfaqen ne te ardhmen. E drejta demokratike e qytetarise per zhvillim te mendimit te lire dhe shprehjes se lire ne kuader te normave te parapara nderkomebtare nenkupton, ne kete menyre, autonomine e individit si vlere primare, me gjithe rreziqet qe mund ta shoqerojne kete; per me teper, shume diskutime e veprime perkatese perpiqen te bejne nje lloj moderacioni te kesaj autonomie- lirie duke i bere thirrje ndjenjes se pergjegjesise dhe njohjes se detyrimeve legale dhe atyre morale, te cilat kushtezohen nga bashkejetesa me te tjeret dhe nga respekti per persona te tjere apo grupe te tjera. Keshtu, kompetencat thelbesore te lidhura me te drejten demokratike te qytetarise jane ato qe kerkojne, formimin e nje individi te lire dhe autonom, te ndergjegjshem per te drejtat dhe detyrat e tij ne nje shoqeri , ku ushtrohet force per vendosjen e ligjit, dmth. te rregullave te jetes komunitare, te cilat percaktojne kuadrin, ku gjithkush ushtron lirine e tij/saj, dhe ku emerimi e kontrolli ndaj njerezve te pushtetit behet nen mbikqyrjen e te gjithe qytetareve.
Ketu, njohim tashme parimin e pare te te drejtave te njeriut, qe eshte – ” Te gjitha qeniet njerezore lindin te lira e te barabarta ne dinjitet e ne te drejta”- si dhe pasojat e tij ne nje shoqeri demokratike, qe lidhet mjaft ngushte me te. Ne te gjitha nivelet, autoriteti publik eshte burim per qytetaret, ne interes te qytetareve, dhe kontrollohet nga qytetaret. Aksesi mundesite per te mirat komunale- sic jane shkollimi, sherbimi shndetesor dhe puna- I nenshtrohen, teorikisht, rregullave te barazise. Kriza politike ne demokracite tona eshte, ne kete menyre, nje krize ne perpjekjet per barazi perballe tendencave drejt fragmentarizimit dhe pushtetit ne rritje te forcave te medha ekonomike. Dhe se fundi, duhet vene ne dukje se, te drejtat qendrojne mbi te gjitha lirite, ne aftesite per te vepruar dhe jo per te imponuar detyrime qe sigurohen ne menyre passive. Te gjithe qytetaret e shteteve demokratike jane prodhues dhe konsumues te edukimit per te drejten demokratike te qytetarise. Kjo metode percakton qellimin kryesor te Edukimit per te Drejten Demokratike te Qytetarise.

Ismail Kadare
“Ky qytet e ka cmuar gjithmone driten dhe me kete kuptojme driten e brendshme te njeriut, driten e brendshme te qyteterimit, per te cilen aq shume ka nevoje Shqiperia sot”n Perjetesia e krijimtarise garanton ne menyren me elegante perjetesine e vlerave te Gjirokastres qe e lindi dhe qe ai e pershkroi me aq art. Krijimtaria publicistike,filozofike, letrare i ofron publikut interpretimin me te mire te vlerave qe burojne nga mendimi i lire dhe demokratik, sensi i progresit dhe kurajoja qytetare”.

Sonja Biserko
Koment: Drejt Epokes Se Pas Miloshevicit
Disa te tjere, nga rradhet e opozites e kane konsideruar Miloshevicin si nje kriminel, qe prej shume vjetesh. Gjate demonstratave masive neper rruge te viteve 1996-1997 disa prej tyre kane manifestuar me figuren e udheheqesit Serb te veshur me uniforme te te burgosurve, neper duar. Por tani qe qeshtja eshte shtruar kaq e drejt per drejte, ajo nuk mund te mbetet thjesht retorike dhe teater politik. Do te nevojitet shume kurajo qe te hapet debati me zera te rinj, dhe per shkak te rrezikut te shprehjes se ndonje mendimi te kundert, ka pak mundesi qe kjo te ndodhe.

Bashkimit Institucional i Lidhjes se Bibliotekave dhe Institucioneve
INTERNATIONAL FEDERATION OF LIBRARY ASSOCIATIONS AND INSTITUTIONS

Dekrlarata e Bashkimit Institucional te Lidhjes se Bibliotekave dhe Institucioneve IFLA (Federata Ndërkombëtare e Bibliotekave) mbështet, mbron dhe nxit lirinë intelektuale të shpallur nga Kombet e Bashkuara në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
IFLA deklaron se qeniet njerëzore kanë të drejtë themelore për akses në dije, mendimin krijues dhe veprimtarinë intelektuale si dhe për të shprehur publikisht mendimet e tyre.
IFLA beson se e drejta për dije dhe liria e shprehjes janë dy anë të të njëjtit parim. E drejta për dije është një domosdoshmëri për lirinë e mendimit dhe të ndërgjegjes; liria e mendimit dhe liria e shprehjes janë kushte të nevojshme për lirinë e shfrytëzimit të informacionit.
IFLA pohon se angazhimi për lirinë intelektuale është një përgjegjësi themelore në fushën e bibliotekave dhe të informacionit.
IFLA, për këtë arsye, u bën thirrje bibliotekave dhe stafit të tyre që t’u përmbahen me vendosmëri parimeve të lirisë intelektuale, aksesit të lirë në informacion dhe lirisë së mendimit si dhe të ruajnë fshehtësinë (konfidencën) e përdoruesve të bibliotekave.
IFLA porosit që veprimtaria e antarëve të saj të nxitë pranimin dhe realizimin e këtyre parimeve. Duke vepruar në këtë mënyrë, IFLA shpall se:
Bibliotekat sigurojnë akses në informacion, ide dhe krijimtari. Ato shërbejnë si porta të diturisë, të mendimit dhe të kulturës.
Bibliotekat japin një ndihmë mjaft të rëndësishme për të mësuarin gjatë gjithë jetës, pavarësinë e marrjes së vendimeve dhe zhvillim kulturor të individëve dhe të bashkësive.
Bibliotekat japin ndihmesën e tyre për zhvillimin dhe mirëadministrimin e lirisë intelektuale si dhe për ruajtjen e vlerave themelore demokratike dhe të të drejtave universale të qytetarëve.
Bibliotekat sigurojnë dhe të lehtësojnë aksesin në dije dhe veprimtarinë intelektuale. Për këtë, bibliotekat grumbullojnë, ruajnë dhe shërbejnë një llojshmëri të gjerë materialesh që pasqyrojnë pluralitetin dhe diversitetin e shoqërisë.
Bibliotekat sigurojnë që përzgjedhja dhe shfrytëzimi i materialeve dhe i shërbimeve bibliotekare të bëhen mbi konsiderata profesionale dhe jo mbi kritere politike, morale dhe fetare.
Bibliotekat grumbullojnë, organizojnë dhe propagandojnë lirisht materialet e tyre si dhe kundërshtojnë çdo formë të censurës.
Bibliotekat venë për shfrytëzim të barabartë për të gjithë përdoruesit mjetet dhe shërbimet e tyre. Nuk lejohet asnjë formë diskriminimi për shkak të racës, bindjes, gjinisë, moshës apo ndonjë arsyeje tjetër.
Përdoruesit e bibliotekave kanë të drejtën e konfidencës dhe të anonimatit.
Bibliotekarët dhe stafi tjetër bibliotekar nuk duhet t’i zbulojnë një pale të tretë identitetin e përdoruesve ose materialet që ata shfrytëzojnë.
Bibliotekat që financohen me fonde publike dhe shfrytëzohen nga publiku u përmbahen në veprimtarinë e tyre parimeve të lirisë intelektuale.
Bibliotekarët dhe të punësuarit e tjerë në bibliotekat e mësipërme kanë për detyrë t’i respektojnë këto parime.
Bibliotekarët dhe stafi tjetër profesional i bibliotekave realizojnë përgjegjësitë e tyre ndaj punëdhënësve dhe ndaj përdoruesve. Në rastet kur ka mospërputhje midis këtyre dy lloj përgjegjësive, detyra ndaj përdoruesve merr përparësi.
Gjykata Europiane dhe Liria e Shprehjes (European Court and Freedom of Expression) Gent Ibrahimi
Neni 10 i Konnventës Europiane për Mbrojtjen e të drejatve dhe Lirive Themelore të Njeriut i dedikohet Lirisë së shprehjes. Neni 10 i Konventës lexon si më poshtë:
1- “Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe për të marrë dhe për të dhënë informacione ose mendime, pa nderhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht nga kufijtë. Ky nen i ndalon Shtetet që të vendosin një regjim liçencimi për tranmsetuesit, televizionet apo kinematë”.
2- Ushtrimi i këtyre lirive, duke qënë se është i kushtëzuar nga detyrime dhe përgjegjësi, mund t`u nënshtrohet formaliteteve, kushteve dhe kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara nga ligji, të cilat, në një shoqëri demokratike, janë të nevojshme për sigurimin kombëtar, integritetin territorial ose sigurine publike, për mbrojtjen e dinjitetit ose ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informatave kofidencialeose për te garantuar autoritetin dha paanshmërinë e pushtetit gjygjësor”. Që nga viti 1962, kur çështja e parë në lidhje me nenin 10 u shtrua për zgjidhje, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, ka zhvilluar një Jurisprudencë të bollshme mbi këtë nen, duke i dhënë përgjigjie shumë çështjeve madhore. Gjykata e ka përshkruar lirinë e shprehjes si “një prej kushteve themelore për zhvillimin e shoqërive demokratike dhe për zhvillimin e individëve” Sipas Konventës (siç rrezulton edhe nga jurisprudenca e Gjukatës), liria e shprehjes nuk ështe absolute. Shteti, në mëyrë të ligjshme, mundet ta kufizojë lirinë e shprehjes, pavarësisht nga mënyra e shprehjes, në rastet e parashikuara nga paragrafi i dytë i nenit 10. Gjithashtu Konventa konsideron të ligjshëm regjimin e liçencave për mediat elektronike.
Vetëm në rastet e parashikuara nga paragrafi 2 i nenit 10, kufizimet e lirisë së shprehjes do të quhen në përputhje me Konventën.
Kufizimet lirisë së shprehjes që janë të pranueshme sipas Konventës (paragrafi ienit 10), ndahen në tre kategori:
– Kufizime që kanë qëllim të mbrojnë interesat e gjera publike (sigurimi kombëtar, integriteti territorial i vendit, rendi publik, parandalimi i çrregullimeve dhe i krimit, mbrojtja e shëndetit ose moralit);
– Kufizime që kanë për qëllim të mbrojnë të drejtat e personave të tjerë (mbrojtja e reputacionit apo e të drejtave të te tjerëve, mbrojtja e informacioni të marrë në koefidencë);
– Kufizime qe kanë për qëllim të mbrojnë autoritetin dhe paanësinë e pushtetit gjygjësor.
Kjo listë rastesh kur legjitimohet kufizimi i lirisë së shprehjes, dikujt mund ti duket e gjatë. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se Gjykata Europiane, i konsideron kufizime si të pranueshme vetëm nëse ato janë “të parashikuara në ligj” dhe vlerësohen si “të nevojshme në një shoqëri demokratike”. Natyrshëm lind pyetja: kush e përcakton se një kufizim i lirisë së shprehjes “është i parashikuar në ligj” dhe “është i nevojshëm në një shoqëri demokratike”? Gjykata Evropiane thotë se kjo është në radhë të parë detyrë e autoriteteve kombëtare (organ administrativ, gjykatë) të cilët, për më tepër, gëzojnë një farë hapësirë në vlerësimin e fakteve. Megjithatë, vlerësimet e autoriteteve kombëtare i nënshtrohen kontrollit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Për përgatitjen e këtij libri, Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL), ka evidentuar të gjitha vendimet e Gjykatës Evropiane në lidhje me nenin 10 të Konventës që nga viti 1962 kur Gjykata mori në shqyrtim rastin e parë për këtë nen (De Becker kundër Belgjikës) deri në Janar të vitit 1999. Vendimet e Gjykatës Evropiane, të cilat kanë tendencë të jenë shumë voluminoze (një vendim mund të arrijë deri në 70 faqe), janë përmbledhur dhe thjeshtuar (pa cënuar thelbin e mesazhit të tyre) në mënyrë shumë profesionale nga grupi i ekspertëve të angazhuar nga ISPL.
Auditori i paramenduar i këtij libri janë gazetarët, të cilët do të mësojnë në mënyrë shumë të përmbledhur se çfarë sjellje duhet të presin nga autoritetet shtetërore në raste të ngjashme me ato të treguara në libër, por edhe punonjësit e administratës shtetërore dhe gjykatësit të cilët mund t’i referohen drejtpërdrejt vendimeve të Gjykatës së Strazburgut në punën e tyre të përditshme (ju kujtojmë se vendimet e Gjykatës së Strazburgut janë të detyrueshme për shtetin Shqiptar). Kemi bindjen se presioni i njerëzve të medias nga njera anë dhe ndërgjegjësimi i autoriteteve publike nga ana tjetër do të përmisojnë ndjeshëm respektimin e lirisë së shprehjes, e për pasojë, standartet demokratike në vendin tonë.
Gjej rastin të falenderoj autorët e përmbledhjeve, zoterinjtë Andrea Lako, Ardian Dhuma, Ledi Bianku dhe Xhezair Zaganjori, për punën e tyre të lavdërueshme, si dhe donatorët, Fondacionin Shoqeria e Hapur për Shqiperinë dhe PRESS NOW, financimi i të cilëve bëri të mundur përgatitjen e përmbledhjeve dhe botimin e këtij libri. Duke
shpresuar se kemi kontribuar sado pak për ndriçimin e çështjeve madhore që interesojnë një shoqëri demokratike, ju urojmë një udhëtim intelektual të këndshëm e praktikisht të vlefshëm në faqet e librit “Gjykata Evropiane dhe Liria e Shprehjes”.

Perfundim
Tani marre ne pergjithesi ligjerimet e njerezve me ndikim dhe institucioneve ne pergjithesi mund te shohim ne thelb disa elemente sic jan :
1. definimi I zhvillimit te mendimit te lire dhe te shprehurit lirshem
2. zhvillimi I definimit neper periudha te ndryshme
3. zhvillimi I definimit ne vende te ndryshme
4. angazhimi I individeve eminent dhe institucioneve per zhvillimin e ceshtjes
5. përgjithësimi I ceshtjes
6. respektimi I ceshtjes se definuar perkrah pranimit te saje
7. përmbushja e normave dhe ligjeve te vena mbi çeshtjen e respektimit te zhvillimit te mendimit te lire dhe te shprehurit lirshëm
8. shkelja e normave te mesiperme
9. vend ngecja e ceshtjes se plotesimit te te arriturave paraprake

• Fillimisht edhe pse ne perpilim mendimtaret çeshtjen e zhvillimit te mendimit te lire dhe te te shprehurit lirshem e definojnë ndryshem prap se prap ne thelb çeshtja eshte e njejt dhe angazhimi ka qene maksimal drejt permiresimit te gjendjes se individit ne shoqeri dhe ne kuader te nje tersie te caktuara shoqërore.
• Neper periudha te ndryshme ky definim has dhe nryshime duke iu pershtatur kushteve shoqerore dhe zhvillimit te mendimit te përgjithshme shoqerore qe ne kohe te ndryshme ka qene i percjellur me nivele te ndryshme te zhvillimit.
• Përkrah kushteve te pergjithshme nje zhvillim I mendimit te lire dhe te te shprehurit lirshem ka qene I lidhur ngusht me llojin e shoqerise ne te cilen eshte zhvilluar. Kete e shohim ne deklarata te personaliteteve te ndryshem qe perpiqen te bejne nje ndryshimi tek vendet ne ngecje drejt pranimit dhe respektimit te mendimit te lire te individit ne kuader te atij grupi shoqerore.
• Për te tejkaluar kete gjendjen ne vendet ne ngecje janë angazhuar fillimisht individe eminent me Idete e te cilave me vone janë krijuar dhe institucionet te cilat tani funksionojne për realizimin e pergjithesimit te zhvillimit te kultures se respektimit te mendimit te lire dhe te te shprehurit lirshem. Institucionet edhe pse jane me fuqi te madhe ndermjetesuese prape se prap pershkak te angazhimit te tyre te gjithanshem ndikimi I tyre nuk eshte edhe shumë evident.
• Ceshtja e respektimit te kultivimit te zhvillimit te mendimit te lire dhe te te shprehurit lirshem me te madhe kultivohet po thuaj se nga tegjitha vendet edhe ate ne menyre te hapur dhe demokratike .
• Përkrah pranimit te ceshtjes nga shumica e shteteve botërore ajo has me pengesat te mbrendeshme te mekanizmit kultivues. Kjo eshte evidente per shumicen e shteteve ne zhvillim ku nje zhvillim I respektimit te mendimit te lire dhe te te shprehurit lirshem eshte ne nje gjendjen thuajse kaotike. Ketu institucionet nderkombetare hasin ne pengese kurse ato te shoqerise se ngushte as nuk funksionojne.
• Per permbushjen e ketyre normave shpesh here institucionet Evropiane dhe nderkombetare jane te detyruara qe te perdorim masa te ndryshme kercenuese ne raste te ndryshme edhe sanksionet dhe intervenime te menyrave tjera sic kemi patur rastin edhe te I vrojtojme ne kohet e sotit.
• Shkelja e normave te respektimit te lirive te njeriut paraqet shkeljen e te drejtes per ekzistences dhe per kete edhe Gjykata Evropiane potencon : 1- “Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe për të marrë dhe për të dhënë informacione ose mendime, pa nderhyrjen e autoriteteve publike dhe pavarësisht nga kufijtë. Ky nen i ndalon Shtetet që të vendosin një regjim liçencimi për tranmsetuesit, televizionet apo kinematë”. Definimi eshte I qarte.
• Element kyqes per ngecjen e ketille eshte mosangazhimi paraprake I entit nderkombetare ne vende ku dhuna dhe shkelja e tegjitha te drejtave ne pergjithesi eshte evidente. Pastaj element tjeter ndikues eshte edhe perputhja e interesave nderkombetare me interesat e pjeseve te shoqerive te posacme ku dhuna e shkeljese se zhvillimit te mendimit te lire dhe te te shprehurit lirshem eshte evidente.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *