Paraqitja e numrit të shkrimeve në WordPress

Autor: Skender Mustafi

Në mënyrë që të mund të paraqisni numrin e shkrimeve kudo që keni dëshirë në dizajnin e faqes suaj, atëherë duhet të bëni vetëm dy ndryshime. Më poshtë po paraqes dy lloje të paraqitjes, varësisht se çfarë keni ndërmend të publikoni.

paraqitja e numrit të plotë të shkrimeve

Për të paraqitur numrin e plotë të shkrimeve, hapeni dosjen ku keni të instaluar dizajnin tuaj dhe që jeni duke shfrytëzuar (Theme) dhe e gjeni skedarin functions.php. Tek ky skedar e shtoni php funksionin:

function get_all_them_posts(){
    $count_posts = wp_count_posts();

    $published_posts = $count_posts->publish;
    return $published_posts;
}

Pastaj e hapni skedarin e dizajnit ku dëshironi të që të paraqitet rezultati dhe e shtoni funksionin:

 <?php echo get_all_them_posts(); ?>

paraqitja e numrit të shkrimeve t ë nj ë lloji t ë caktuar

Tek functions.php shtoni

function count_cat_post($category) {
if(is_string($category)) {
    $catID = get_cat_ID($category);
}
elseif(is_numeric($category)) {
    $catID = $category;
} else {
    return 0;
}
$cat = get_category($catID);
return $cat->count;
}

Tek dizajni juaj shtoni kodin:

<?php
 
echo  count_cat_post('1'); // paraqitja e numrit të shkrimeve sipas numrit të kategorisë
echo  count_cat_post('shqip'); // paraqitja e numrit të shkrimeve sipas emrit të kategorisë
 
?>

Suksese!

Po këto i keni lexuar?