Partition Wizard Home Edition

1

Partition Wizard Home Edition është program kompjuterik i cili mundëson ndarjen e hard diskut tuaj kompjuterik në pjesë si dhe bashkimin e pjesëve pa humbur materialet që keni në to.  Programi është shumë i lehtë për përdorim dhe është falas.


Figura 1: Pamje nga Partition Wizard Home Edition i instaluar.

Përdorimi
Me hapjen e programit të instaluar do të shihni ekranin e programit i cili duket sikur tek figura 1. Pjesa 1 është pjesa në të cilën paraqiten pjesët e diskut tuaj, në pjesën dy janë mundësitë të cilat mund të i përdorni për të manipuluar pjesën e selektuar dhe pjesa 3 paraqet hapësirën të cilën përfshinë pjesët nga disku në përgjithësi.

Ju mund të ndërroni madhësinë e pjesëve tanimë që keni thjeshtë duke kaluar me mi tek kufinjt e pjesës dhe tërhiqeni kufirin në madhësinë të cilën dëshironi që pjesa të e ketë pastaj e aktivizoni ekzekutimin dhe kryhet ndërrimi.

Karakteristikat
* Funksionon në sistemet operative Windows 2000/XP/Vista/windows 7 (32 bit & 64 bit)
* Mbështet RAID
* Zgjeron pjesën sonoystem për të maksimizuar performancën e kompjuterit
* Mundëson krijimin, grisjen dhe formatimin e pjesëve me veprime të thjeshta
* Mundëson kopjimin e përmbajtjes së diskut për të ruajtur ose transferuar të dhënat
* Vepron në pjesë ose disqe me kapacitet më të madh se  2 TB
* Mundëson konvertimin e pjesës nga FAT në NTFS
* Mundëson kopjimin e gjithë përmbajtjes së diskut në një tjetër
* Kopjimin e gjithë përmbajtjes së një disku në një tjetër pa pasur nevojë të instaloni windowsin
* Bëje pjesën si primare
* Bëje pjesën si logjike
* Rindërto MBR
* Testo sipërfaqen e diskut
* Ndryshon numrin serik të pjesës
* Zgjero pjesën pa ristartuar kompjuterin

Info
Madhësia: 7.9 mb
Çmimi: Falas
Autor: MT Solution Ltd

SHKARKO PROGRAMIN

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakFjalori drejtshkrimor – shtesë për FireFox
Artikulli tjetërmesnata me hënën
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

1 Koment

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *