Përcaktimi i bazës për segmentim të tregut

Autor: Skender Mustafi, MSc BIS

Përcaktimi i bazës për segmentim ka për qëllim edhe përzgjedhjen e metodave për segmentimin e tregut. Përmes hapit të parë, ndërmarrja përcaktohet për idenë bazë mbi të cilën do të zhvillohet i tërë biznesi. Mbi këtë ide është për qëllim dhe një treg i synuar i cili duhet identifikuar. Ky veprim mund të realizohet duke shfrytëzuar metoda të ndryshme të cilat ofrojnë informacione mbi segmentet e parazgjedhura të tregut. Kjo është faza në të cilën identifikohen konsumatorët e rëndësishëm nga ata më pak ose të pa rëndësishëm për ndërmarrjen. Për secilin lloj të segmenteve të rëndësishme të konsumatorëve, ndërmarrja përcaktohet edhe për atributet të cilat do të merren parasysh. Shembull, atributet demografike mund të jenë: mosha, gjinia, besimi fetar, entiteti, e të tjera. Duhet të kemi parasysh që tregu për konsumatorë individual ose gruporë ka atribute të ndryshme nga ai i bizneseve dhe se që të dy tregjet mund të segmentohen përmes grupimit të atributeve të ndryshme. Nga metodat më të rëndësishme për segmentimin e tregut të konsumatorëve individual ose grupor është përmes analizë së atributeve demografike, gjeografike, psikografike, të sjelljes dhe të vlerës. Në të vërtetë, këto metoda mbështeten në të dhënat e analizës së ambientit të marketingut të ndërmarrjes. Natyrisht që gjatë vlerësimit të segmenteve mund të kombinohen metodat e ndryshme si për shembull geo-demografike, psiko-demografike, e të tjera.

Po këto i keni lexuar?