Përfitimet e furnizuesve dhe konsumatorëve nga tregtimi shoqëror

Shkarko projektin në PDF:  The benefits of social commerce for suppliers and customers (1258 downloads)

Projekti “Përfitimet e furnizuesve dhe konsumatorëve nga tregtimi shoqëror” është i realizuar në gjuhën angleze dhe pastaj është përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe.
Realizimi i projektit është dashur të bëhet në aspekt shkencor duke studiuar temën dhe duke mbështetur atë me burime të sakta informatash. Projekti është i kufizuar në 7 000 shkronja dhe hapësira të zbrazëta, por duke mos përfshirë shtesat dhe referencat.

Autor: Skender Mustafi
Data: 16 Nëntor 2010
Mbikëqyrës: Prof. Dr. Uwe Leimstoll
Moduli: Organizations, Technologies and E-Business
Programi studimot: Master of Science in Business Information Systems

1. Hyrje

Në botë ka 1.97 miliardë përdorues interneti të cilët përbëjnë 28.7% nga e gjithë popullsia botërore. (International Telecommunication Union 2010). Në përgjithësi numri i përdoruesve të interneti është në rritje të shpejtë. Me këtë rritje të shpejtë të përdorimit të internetit po rritet edhe besimi i njerëzve për të bërë biznes në internet. Vetëm në Evropë në vitin 2010, në krahasim me vitin 2009, shitjet janë rritur për 19.6% që përbëjnë 5.5% nga e gjithë shitja me pakicë. (Center For Retail Research 2010). Këto shitje po rriten si rezultat i rritjes së besimit të konsumatorëve që është ndikuar nga pjekuria dhe përmirësimet në aspektin e sigurisë të tregjeve në internet.

Sipas Brand Reputation (2009) duke bërë biznes në internet, konsumatorët kanë më shumë besim tek sugjerimet dhe vlerësimet e miqve dhe përdoruesve tjerë të internetit se sa tek reklamat e kompanive. Për këtë, tregtimi shoqëror është një nga modelet e tregtisë elektronike me rritje më të shpejtë në internet. (Për më shumë shih Shtojca A1)

 

Ndalohet kopjimi, shpërndarja, shkëputja, ndryshimi, redaktimi, ndërrimi i autorësisë, përdorimi në projekte tjera, shitja ose rishitja e këtij projekti. Përdorimi për qëllime edukative, përdorimi i pjesëve të ndryshme në publikime tjera, publikimi i projektit në media tjera të ndryshme lejohet vetëm nëse autori lejon një veprim të tillë përmes konsultimit paraprak me autorin.

Kontaktimi i autorit mund të bëhet përmes: kontakt at skendermustafi.ch.
Referencimi i artikullit në stilin e Harvardit bëhet kështu: Mustafi, S. (2010), Përfitimet nga Tregëtia Shoqërore për Furnizuesit dhe Konsumatorët, University of Applied Sciences Northwestern Switzerland, Olten.

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment