Përfitimet e konsumatorëve nga tregtimi shoqëror

0

Autor: Skender Mustafi

Në ditët e sodit tregtimi shoqërorë është mënyrë e re e bashkëveprimit të suksesshëm të biznesit jo vetëm për furnizuesit ose për konsumatorët si individ, por gjithashtu edhe për grupe furnizuesish dhe konsumatorësh në gjithë botën. Nga ky lloj i bashkëveprimit në biznes, konsumatorët arrijnë disa përfitime. Disa nga këto përfitime janë:

Informacione falas
Shumica e konsumatorëve kërkojnë informacione në internet para se të blejnë në shitore (Consumer Electronics Association 2006). Vetëm në vitin 2008, rreth 83 milion përdorues interneti kanë shkruar vlerësime për produkte/shërbime (Good 2010). Të gjithë këto informacione dhe vlerësime të produkteve janë falas dhe të vyeshme për konsumatorët gjatë marrjes së vendimeve për tregtim.

Kursim në kohë
Duke pasur shumë informacione, duke pasur mundësi për personalizim të kanaleve të informacioneve dhe furnizuesve të produkteve, duke pranuar sugjerime, duke përdorur mjetet për përkthim dhe duke përdorur mjetet tjera shoqërore dhe të biznesit në internet, konsumatori kursen kohë në gjetjen e informacioneve të dëshiruara dhe në marrjen e vendimeve për blerjen e produkteve të dëshiruar.

Produkte më të mira
Kontributet e konsumatorëve tjerë ndikojnë në përmirësimin e produkteve. Përfitimi i konsumatorit është në blerjen e produkteve të përmirësuar dhe duke iu shmangur blerjes së produkteve më të hershëm me të meta.

Mjedis të besueshëm
Mjediset e besueshme të rrjeteve shoqërore e bëjnë konsumatorin të ndjehet i sigurt. Prandaj, konsumatori do të rikthehet në këtë mjedis të besueshëm në blerjen e të mirave qofshin ato produkte ose shërbime.

 

Referencat
– Consumer Electronics Association & Yahoo (2006), Majortiy of Customers Research Online before
Buying, 24 October 2006, së fundi vizituar më 16 Nëntor 2010,
<http://www.digitalcamerainfo.com/content/Majority-of-Consumers-Research-Online-before-
Buying.htm>
– Good, Chris Weller and IBM (2010), GOOD Transparency: Modern Retail, 21 Janar 2010, së fundi vizituar më 16 Nëntor 2010, <http://www.youtube.com/watch?v=xPy93HM1vPU>

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *