Përkujtojmë mësuesin, poetin, prozatorin dhe kritikun letrar Ibrahim Ibishi

1

Shkruan: Shaban Cakolli

Dy vjet më parë.në nëntorin e vitit 2010,u shua një emër në yjet e artit shqiptar,por mendja e tij e ndritur la emër të madh e të pashlyar në krijimtarinë tonë letrare.

Ibrahim Ibishi ishte poet që rrëmbeu përjetshëm stinën e tij të jetës. Ishte në majat e shpërthimeve krijuese, në moshën e tij më të mirë. Me afërsinë njerëzore e shpirtërore, krijuese, me butësinë e njeriut të mirë të kësaj toke, me ndjeshmërinë e përhershme dhe ndërrimet e papritura të gjendjes shpirtërore, njësoj si vet stina e lindjes dhe jetës së tij – vjeshta. Sa shumë kishte shkruar për vjeshtën, sa shumë ishte identifikuar e mishruar me këtë stinë. Mes kësaj edhe kishte lindur. Lajtmotiv i muzës së tij ishte bërë vjeshta. Edhe shumëçka kishte për të shkruar për vjeshtën, të dashurën, jetën. Sapo kishte filluar për ta shpalosur këtë stinë që rrëmben aq furishëm. I dashuruari çmendurisht në vjeshtën, po udhëtonte që moti drejt saj, për ta nxënë përjetshëm si stinë të prehjes së tij.

Ibrahim Ibishi(1953-2010)
Ibrahim Ibishi (1953-2010)

Eh vëlla Ibro, sa vështirë qenka për ta thënë këtë lamtumirë, po u deshka meodomos!!! Ah sa kisha dashur të jem larg diku ku nuk ndiej dhimbjen!Do të doja të isha diku larg mediave së paku edhe një kohë mos të dija për këtë kumt.U ndjeva si i mpirë, thellë brenda vetës shpresova se është vetëm një ëndërr e keqe, se kur kjo ëndërr të më zgjoi dhe pastaj do të kthehet gjithçka si më parë. Nuk po mundem të pranoj se një e keqe të ka ndodhur, po ajo çka më mundon ti sonte më nuk je me ne. Qenka e vështirë të pranohet e vërteta e hidhur, po nuk po u varka asgjë nga ne,po e kuptoj se më nuk do të jesh në mesin tonë, se nuk do të na shkruash fjalë të ëmla sikur na shkruaje më parë, megjithatë ato shkrime që na i ke lënë do ti ruajmë më të ëmbëla se saharoza. Një ditë do të vij nga mërgimi, do të kaloj para portës tënde, por si të pranoi se nuk do shoh hijen tënde dhe nuk do të dëgjoi zërin tëndë.Do të na mungoi fjala jote e ëmbël, dashuria dhe ngrohtësia mbi të gjitha prania jote. Ishe shumë i dashur dhe i buzëqeshur,po ja buzëqeshja nuk zgjati, të mori kohën kur na u dashte më së shumëti. Vdekja është proces i pa ndalshëm,por ka kohë që protestoi kundër saj. Kam fituar një bindje se këto kohët e fundit vdekjet po i ngatërrojnë rendet,po sulmojnë në mosha të njoma, në njerëz që na duhen më së tepërmi.

Kur na e mori të madhin Azem Shkrelin na e dridhi tokën nën këmbë,me pamundësi të pranoja këtë kumt, protestova me vargje kështu:

NDARJE QË DHEMB
Në këtë kohë të pa kohë
për ne plot shtërngatë
duket edhe vdekjet
punojnë me inatë

Vijnë kohë e pa kohë
kërcejnë,ngatërrojnë rendet
sulmojnë atdhetarët
dhe njerëzit e penës.!!!

Po për ju vëlla Ibro, si të nisë protestën?Personalitetin tënd e stolisnin virtyte të larta, modestia, çiltëria, afërsia me njerëz, guximi për të u bërë ballë sfidave të kohës që nuk ishin pak,përgaditja me njohuri dhe aftësi të gjëra nga fusha e arsimit, kulturës, traditës dhe historisë kombëtare. Ishe shpirtkërkues si në shkrimin e poezisë, si dhe në edukimin e brezave të ri. Ti pishtar i arsimit edukove shumë e shumë gjenerata, kreve misionin tënd duke sjellur shumë dritë e dituri, u shpalle shpesh mësuesi më i ndritshëm i Kosovës, e nesër do të ndjejnë mungesën tënde shkolla dhe nxënësit, fëmijët dhe familjarët tu, po do të ruajnë krenarinë që ty të kishin fisnikun, bujarin dhe të sinqertin që shkëlqeve në çdo mes të pranisë suaj.

Shaban Cakolli

Ligjërojnë Bilbilat

Ligjërojnë bilbilat,ngrohë një rreze diell
Do vargje t´poetit,pë “Varrin në qiell.”

Ligjërojnë bilbilat,unë fort u përula
vargjet e poetit”Shiu për këpurdha”
Ligjërojnë bilbilat,mbi pallat t´Rinisë
vargjet e poetit”Kshtjella e vetmisë”

Ligjërojnë bilbilat,tunden fusha e male
vargjet e poetit”Trandofil në varre”
Ligjërojnë bilbilat,në freskinë e verës
për një”Kaqurrele që vrapon pas erës”
Ligjërojnë bilbilat,malli se ç´na ngriu
vargjet e poetit”Për një Baladë Shiu”
Ligjërojnë bilbilat,me za të kushtrimit
vargjet e poetit”Magjia e Shkrimit”

Pena e poetit,k´to vargje ka çpikë
e patëm mësues,poet dhe kritik
Ibrahim Ibishin,ma të mirin mik
Vargu përcjell vargun,nji poemë e gjatë
nvendlindje t´poetit n´fshatin Kremenatë
zbresin këto vargje,nga vendi që e rriti
nguliten në faqe t´revistës Nositi
Ishpalosë kujdesshëm kjo Dardana nanë
krijuesit e shquar ,atje në Gjilan
vargu përcjell vargun,sikur riga shiut

n´Árs Klubin letrar të Beqir Musliut

prej atje nuk ndalet,ndritet fort si pishë
e ligjërojnë nxënësit n´shkolla t´Hajvalisë
në klube e shkolla,në Lidhje shkrimtarësh
buron n´trojet tona,ku jetojnë shqiptarët

Ligjërojnë bilbilat,fluturojnë për re
Ibrahim Ibishi ma nuk është me ne
Jeta është si hije,që shpejt përendon
je yll letërsie,ty vepra t´jeton.

Ibrahim Ibishi është i lindur në Kremenatë të Gallapit, më 16 dhjetor 1953. Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai kishte afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Ai ishte poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.

Ibrahim Ibishi deri në fund të jetës së tij, ka botuar këto vepra letrare: vëllimin poetik “ Varr në qiell “, botuar në vitin 1995, librin me tregime “ Shiu për kërpudha “, i botuar në vitin 1995, nga RL “ Jeta e re “, në Prishtinë, librin tjetër, po ashtu me tregime, “ Korbat mbi muranë “, e botoi në edicion të SHB “ Rilindja “, në vitin 1996, në Prishtinë, romanin “ Shtjella e vetmisë “, e botoi SHB “ Rilindja “, në vitin 2000, i cili roman për periudhën kohore, tetor 1999 – tetor 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë, romanin “ Trëndafil në varrezë “, e botoi në vitin 2000 në edicion të SHB “ Rozafa “, në Prishtinë, në vitin 2002, në edicion të SHB “ Faik Konica “, në Prishtinë, botoi vëllimin poetik “ Kaçurrelja që vrapon pas erës “ dhe, në vitin 2004, ky autor botoi romanin “ Njerëzit e vjeshtës … “, finansuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës, e botuar nga SHB “ Rozafa “, në Prishtinë.

Në vitin 2008 botoi librin me poezi “ Baladë shiu “, finansuar nga Ministria e Kulturës e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës dhe librin me ese dhe shkrime diskursive “ Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, finansuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Këta dy libra dolën nën edicionin e SHB “ Rozafa “ e Prishtinës. Ndërsa në process të botimit është edhe libri me vjersha e tregime për fëmijë “ Hajni topi dhe peshqit “, në edicion të SHB “ Faik Konica e Prishtinës.

Ibishi ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe sot me shumë revista, gazeta e mediume të shikuara, si: “ Bota e re “, “ Zëri i rinisë “ ( më vonë “ Zëri “ ), “ Rilindja “ ( më vonë “ Bujku “, “ Pionieri “, “ fjala “, “ Jeta e re “, “ GEP – i “, “ Kosovarja “, “ Shkëndija “,“ Bota sot “, “ Koha ditore “, “ Ylliria Post “, “ Lajm “, “ RTK “,“ “ Nositi “, Dardanë “, Jehona “ e Bujanocit, “ Kalendari letrar “, “ Verbi “ e ndonjë tjetër.

Komentet nga Facebook:

1 Koment

  1. P rej sa kohe ste kisha par skisha ndegjuar asnje fjale per Ty Dje me 10.qershor 2013.hulumtova ne google emrin tend e cka me pa lajmin me te hidhur qe kisha degjuar ndonjiher se TY nuk gjendesh me NE. uNE jam Atullah Mehmeti shoku yt i klases se peste 2 shkolla normale skenderbeu ne gjilan.hypa ne dhome te shoh se a je ai ti ibrahim ibishi i panos se maturantve 1973/1974 .,per fat te keq po .ti ishe gjeniu i klases qe te kishim .Per shum fjale duhet shkruar por kot ti se qenke me NE.pra LAVDInga shoku i klases v2 nga KUMANOVA.

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *