Përshëndetje të nderuar ju dhe ne (ri reagim i fundit)

Skender Mustafi

Shkroi: Skender Mustafi

small1Përshëndetje të nderuar ju dhe ne,
unë personalisht nuk e kam traditë shkrimesh që të merrem me “më the” – ”të thash” – ”më the”…, kështu që ky do të jetë reagimi im i fundit këtu.

Mua më vjen keq që tema kaloi nga ajo e përgjithshme, e hapur nga Iljasai (e që e vlerësoj se e kishte me të drejtë) në një temë më të lokalizuar dhe tani tek një temë grupore e përqendruar. Megjithatë, ajo që duhet thënë, duhet thënë.

Ajo që shkruaj në shkrimet e mia, në formë opinionesh dhe kritikash ose diskutimesh, asnjëherë nuk del nga një tru i cili është hukatur nga hamendja, mburrja ose dëshira për identitet. Reagimet e mija janë pasojë e një mendje të çiltër e cila parim e ka argumentin.

Si duket ju nuk e keni lexuar reagimi tim të parë. Ndoshta u është dukur shumë i gjatë dhe bezdisës për lexim. Le tua përmbledhë fjalën e përdorur nga unë “cërgarë” me veprimet që kurbetçinjtë kryejnë në Zvicër dhe në pjesën jugore të Gjermanisë. ASGJË. Unë jam vetë një kurbetçi si ju dhe e njoh mirë gjendjen së paku në Zvicër, si në aspektin e angazhimit në punë ashtu edhe në aspektin edukativ. Pra edhe kam punuar dhe punoj këtu dhe kam studiuar këtu, në kurbet. Nëse ti e llogarit se të qëndruarit në një nga klubet me një birr në dorë dhe brohoritja “rroft Shqipnia” është patriotizëm, atëherë gabim e ke. Nëse ti e llogarit se duhet shikuar vetëm RTK dhe TVSH dhe asnjë kanal lajmesh vendore, atëherë gabim e ke. Nëse ti e llogarit se organizimi i 28 Nëntorit është patriotizëm, edhe këtë e ke gabim. Sipas CIA-s Zvicra ka 1.3% shqiptar dhe sipas të dhënave statistikore del se janë 99320 shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Çka është punuar këtu? Po, unë po ta them një gjë, këtu japin rregullisht, disa herë në vit, vetëm shqiptarët të cilët mbështesin xhamitë. Të tjerët, në ndonjë organizim të rrallë për patriotizëm ose duke pi kafe në klub në vend 2chf paguan 4chf dhe e llogarit kontribut. Mos të hy në këtë drejtim sepse është prekës dhe del se asgjë nuk punohet.

Le ti kthehemi edukimit. Fëmijët e shqiptarëve në kurbet në përgjithësi jo që nuk dinë të flasin gjuhë letrare, por edhe atë të zakonshmen (dialektin) zakonisht e koklavitin. Fjalori i tyre është aq i varfër sa që fjalët mund tua fusim në një fletore 10 faqe të formatit A5. Më e keqja është se edhe me gjuhën e vendit, mjerisht, janë keq. Me popullin e vendit nuk kanë kontakte, me popullin e vetë kanë zili. Pra, shumica e tyre kanë të huaj për shokë. I huaji me të huaj në vend të huaj është kombinimi më i keq i mundshëm si në sferën e mbrojtjes së identitetit ashtu edhe në atë të edukimit.

Po kthehem në shtëpi për ta mbyll temën, së paku nga ana ime. As ti e as unë nuk u dërgojmë para asnjërit nga ata që rrinë në kafe e po thonë: “Erdh muji i budallve”. Ne ia kemi drejtuar sytë shtëpisë dhe familjes sonë dhe atje i hedhim paratë, kështu që nuk është me rëndësi se çfar bëjnë të tjerët me paratë e tyre, kohën dhe familjet e tyre. Sa i përket patriotizmit, kur krisi lufta, e vogël megjithatë luftë dhe nuk dihej të kaplon plumbi apo jo, tani shihet se në Llojan më lehtë ishte mos të të kaplonte, ne i nxorëm nga 2-20-200-2000-20000 CHF dhe brohoritëm “më rroftë atdheu, dërgoja paratë se unë kam ca punë të i kryej”, kurse ata që patën dëshirë të shëtisin në Llojan “sepse nuk kishte luftë”, ata shkuan dhe u shëtitën.

Unë se kam nga inati, por nga zanati. E vërteta është më e ëmbël se të gjitha, herët ose vonë. Kurbetçinjtëdhe ata kurbetsharësit nuk janë duke punuar asgjë më larg se një “cërgar”, pra për të jetuar sot e për të mbushur barkun. Ata që punojnë për popull, shkruajnë vepra, veprojnë vepra, angazhohen më shumë, ata i njeh populli herët ose vonë.

Po i kthehem Llojanit te “brraka”, llojanasit edhe ata që i patën me DR MR FR FK edhe ata punuan e punojnë jashtë Llojanit si në Shkup, Prishtinë e fiu e fiu, por jo në Llojan. Pra, ne duhet lidhur për Allahun, krijuesin e gjithësisë, pastaj nëse Allahut i frikohemi atëherë nuk e hedhim mbeturinat  në rrugë, nuk shahemi, nuk rrihemi dhe punojmë edhe për komb edhe për atdhe. Ata që nuk e njohin Allahun për fuqi, ata e njohin interesin dhe asgjë tjetër sepse nëse nuk njeh krijues edhe krijesat janë të pa vlera shkaku i zhdukjes së tyre pas një kohe. Toka nuk është as e jotja as e imja, ajo i takon All-llahut dhe Ai e le kë të dojë të e shkelë dhe të e pështyjë, dhe Ai e di më së miri.

Po këto i keni lexuar?