Rëndësia e pjesëmarrjes nëpër sisteme shoqërore – trajtuar nga pikëpamja e punëve sociale
Autor: Skender Mustafi
BSc. Punët Sociale
Në këtë punim shkencor do të trajtohet rëndësia e të qenit pjesë e sistemeve sociale për personat në moshë të shtyrë, pleqtë. Punimi lë anash dimensionet tjera të hapësirave të jetës së këtij grupi shoqërorë. Në këtë hulumtim është bërë trajtimi i situatës së personave në moshë të shtyrë vetëm nga pikëpamja e punëve sociale. Kjo temë do të shtjellohet duke iu qasur pasojave të mospjesëmarrjes nëpër sisteme sociale dhe shkaqet të cilat mund të shpien në mospjesëmarrje. Qëllimi i realizimit të këtij punimi është që të bëhet është një lloj nxitjeje profesionale e të menduarit konstruktiv dhe produktiv për gjendjen e pleqve, dimensione e shumta të cilat injorohen në tërësi të trajtohen në mënyrë profesionale në shoqërinë tonë.
Personat në moshë të shtyrë në këtë punim do të njihen edhe me termin ‘pleq’, term të cilin e llogaris si sinonim me “persona në mosh të shtyrë”. Në fjalorin e përditshëm për këtë grup personash shfrytëzohet dhe “personat në moshë të thyer” e që vlerësoj të jetë identifikim i padrejtë dhe jo gjithëpërfshirës për gjendjen e këtij grupi shoqërorë. Njëkohësisht termi “pleq” në këtë punim ngërthen edhe gjininë femërore, meqë punimi u kushtohet të gjithë personave në moshë të shtyrë.
Hulumtimi trajton rrjedhat aktuale të të menduarit rreth këtij grupi shoqëror, faktorët të cilët ndikojnë nivelin e pjesëmarrjes nëpër sisteme shoqërore, pasojat e mospjesëmarrjes nëpër sisteme dhe së fundi punimi sugjeron disa nga mënyrat e zbutjes së shkallës së vetmisë dhe intensitetit të mospjesëmarrjes nëpër zhvillimet shoqërore.
Lexo punimin e plotë në PDF: