Plaku, kopshti, patatet dhe shërbimi shtetërorë

0

Përktheu dhe përshtati nga gjermanishtja: Skender Mustafi
Publikuar në internet nga: Tadday Rastetter

patatet dhe plaku
Një arab i vjetër ka 40 vite që jeton në Çikago. Me gjithë qejf do të donte që në kopshtin e tij të mbillte patate, por është i vetëm, i vjetër e i dobët. Djali i tij studion në Paris. Për këtë ai i shkruan një letër elektronike djalit të tij. “I dashur Ahmed, jam shumë i mërzitur meqë në kopshtin tim nuk mund të mbjell patate. Jam i sigurt që po të ishte ti këtu do të mund të më ndihmoje të e lëroje kopshtin. Të dua. Babai yt.”

Së shpejti pranon plaku një letër elektronike: “I dashur baba, të lutem assesi mos prek  asgjë në kopsht. Aty domethënë kam fshehur “atë gjënë”. Të dua gjithashtu. Ahmedi.”

As edhe gjashtë orë më vonë, FBI dhe CIA, kthejnë mbrapsht shtëpinë e plakut. Ata rrëmojnë çdo pëllëmbë të kopshtit, kërkojnë çdo milimetër, por nuk mund të gjejnë asgjë. Të zhgënjyer largohen nga vendi. Në ditën e njëjtë pranon plaku një letër elektronike nga djali i tij: ” I dashur baba, sigurisht është kopshti tanimë tërësisht i rrëmuar dhe ti mund t’i mbjellësh patatet. Më shumë, për ty, nuk mund të bëja asgjë. Të dua. Ahmedi.

 

(tregim satirik)

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakHTML univers në ueb programim
Artikulli tjetërGjashtë kapelat e të menduarit nga Edvard de Bono
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *