Poezi për Kosovën

3
Autor: Shaban Cakolli

kosova

TI KOSOVË SOT
Nëpër mote
nëpër shekuj
ti Kosovë
gjithë e përndjekur.
Kurrë s´ta ndanë
Kosovë gazepin
nëpër flakë
n´shekuj ke ecur.Përbindshët,bajlozët
s´ta ndalën tërmetin
gjithnjë të lakmonin
për djep të vetin.
Po ti sú m’poshte

o Nënë e Madhe
dhe kurrë s´ju joshe
bishave barbare
Shqiptare linde,dhe mbete
Shqiptare.

Shkelë nën thundër
lidhë në pranga
nuk duron më Kosovë Nëna.

Jehoi zëri i Lirisë
nuk t´duroj i tha sllavisë
nën flakë jetën kam me nisë
se ti Kosovë nënloke kërkon jetë të re

e lashtë Dardane,Shqipëri fole.

U mblodhën tog
trimat për çlirim
kanë zgjedhur rrugën
që të qon n´shpëtim
nga do shqipja ku ka trima
vijnë si vetëtimë
ndritu nënë të shkëlqen fytyra
ta ruajmë krenari
mos i kurse trimat
mos të dhimbsen dot
se për këtë fole
të duhen që sot.

Digjesh,flakesh
por ti mbahesh
çati trimash
n´kurorë malesh.
Shtrojë kanë tokën
mbulojë qiellin
nuk lënë korbat
túa nxënë diellin.

TRIMAT
Zjarrin që ka Kosova
s’e ka Etna
as vullkanet në Tokën e Zjarrtë
Aty ku shpërthen zjarri
ngrohet shqiptari
me flakën e lirisëMë bënë trim dhe mua
ushtri e rritës
roje e Kosovës
dhe e shkëndijave të gjakut

RRUGË ME GJAK E DRITË LIRI
Tokën tonë dhuratë prej Zotit
Kanë plagosur e vrarë motit
Kanë bërë gjak e kanë bërë vare
Mbi ty nënë,o hallemadhe

Ti nga zemra nxore prushin
Rrasht për rrasht,luftë me pushtuesin
Bëre rrugë t´gjatë çlirimtare
Jetë o vdekje për tokë shqiptare.

Shumë vigaj qëndrojnë krenar

Bijët më t´mirë
T’kombit shqiptar
Fyt n´këtë shekull
Me pushtuesin

Ne e njohëm bacë Metushin,
Bardhoshin, Kadriun, Jusufin
Rexhepin, Nuhiun, Bajramin,Zahirin
Edmondin, Tahirin
Fytas në shekuj me Sërbi
Drenica hyn n´histori
O Drenicë,kështjellë e lashtë
Bëre luftën,rasht për rrasht
Çerdhe trimash në Prekaz

Në Prekaz u mund robëria
Në Prekaz,zë fill historia
Jasharajt matën trimërinë
Pa pushtues e bënë Shqipërinë.
Mic Sokoli i Besianës
Zahiri ky trim i nënës

Hajredinajt roje Gllogjanit
Në Kosharë Agim Ramadani
Prag me prag e mbrojnë me gjak
Flamujt në kulla i ngrisin lart

Qojnë mesazh trimat prej malit
Asnjë pëllëmbë si lëmë barbarit
Shtëpi për shtëpi,tym për tym
Kanë lindë nënat nga një trim
Se lëmë vendin nën pushtim.

Kur Kosova thirri kushtrimin
Trimat tanë kanë lënë mërgimin
Vjen Fehmiu,tok me Xhevën
Në Kosovë me sjellë pranverën.

LOT KOSOVE
Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na lakmuan edhe gjelbrimin
e fushave tona
në sy

As me vetëveten s’ lanë
të flisnim njerëzisht
për njerëzimin
se njerëz s’ishin

Shkilnin tokën tonë të bukës
me thundrrat e tyre
me brirë therrnin
qiellin e kaltër
të bebëzave tona

Zjarrin që ka Kosova
për liri tund dheun
dhe shpërthen
deri në qiell
duke djegur e pjekur
mustakët e miu
në fytyrat satanike

Kur shiu i lotëve pushoi
rreze lëshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtëpia.
 

SA TË DUA KOSOVË
Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha Shqiponjë
në çerdhe tjetër s´isha hy.

Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre,isha përplasur
shpirtin tim për të ushqyar.

Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne çerdhen tënde,mungon zogu yt
Nuk të harroi,po të përbehem
Më ndriço shtegun,që të mund të kthehem.

me përmasa ëndrre
me qiellin
përplot shqiponja
që ngrejnë qerdhe

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPaint.NET: Nxjerrja e një figure jasht fotos
Artikulli tjetërTë dhëna mbi Luftën e Dytë Botërore
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

3 Komentet

  1. ja për mua vend i dashur.-tjetër në botë nuk kam pëlqyer – SHumë me pelqen artikulli .SA TË DUA KOSOVË. Përshëndetje nga GENEVA.

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *