poezia e gjakosur

varg i vrenjtur
del nga shpirti
dhe humbet butësia me të

varg i trishtuar
kthehet nga ëndrra e prerë
nga një ëndje
me teh të ndryshkur
dhe çmendet në rrëfim

varg i ngrirë
derdhet në valë jete
të gjithë e shohin me varrë
dhe e qajnë
por
askush nuk e beson
miklimin e shpirtit

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?