dashuruar në rimën
e të rrahurës aromatike
shtrihet ëndja
në jorganin e bardhë të ndjenjës
dhe pret tonin rrëqethës
labirintit zhveshkan
duke lëpirë botën e re
dhe përkryerja vjen
me vargun e fundit
ndërlidhur me një pikë të zezë
dhe dashuruar humbet
hija e fundit
me diellin e krijuar
nga verbësia
e poezisë së ridashuruar
© Skender Mustafi