Populli im

0

Shkruan: Skender Mustafi

small1Në atë moment që shfaq elemente të dobësisë në karakter duhet të kërkosh ndihmë nga ndonjë profesionist që të mund të gjesh elementin i cili prish karakterin tënd. Një popull i cili bie në situatë që të zgjedh rrugën e keqardhjes për të prekur zemrat e tjerëve në mënyrë që ata të ndërmarrin diç për të përmirësuar gjendjen e tij, ai popull është në prag të shkatërrimit. Simptomat  e këtij populli tregojnë qartë pafuqinë e tij politike e luftarake, tregojnë hutinë morale e jetësore. Ky popull ka humbur mbështetjen në Shtyllën e vërtetë dhe si zgjidhje ka gjetur mbështetjen në supet e të tjerëve, madje edhe në supet e miqve të armiqve të tij. Flamuri shqiptar me efektNjë popull i cili zgjidhjet e problemeve të veta sheh tërësisht në fuqinë e popujve tjerë pa mos ndërmarr qoftë edhe një hap i cili i siguroj ndonjë lloj privilegji pavarësisht vegjëlisë së tij, ky popull është në listën e popujve të përulur që në përmasa të vogla mund të prezantohet nga një lypës i rrugëve. Një popull i cili injoron fuqinë e tij për të lakmuar zgjedhje tjera, ai popull në të vërtetë ka nevojë për pastrim sepse ajo gjeneratë e cila ka bërë këtë veprim nuk do të mund të arrij të kuptojë burimin e fuqisë së vetë që të mund t’i kthehet asaj. Çdo popull ka fuqinë e vetë. Përçyrrja nuk është zgjidhje e problemeve. Demokracia perëndimore është pemë e cila është rritur dhe ushqyer në dete me gjak, andaj është absurde që laramanët gjakpirës të jenë ligjvënës absolut të këtij globi.

Nëse ne kemi shenjat e një populli të tillë, atëherë ne duhet t’i kthehemi Fuqisë dhe të marrim veten në duar, të kërkojmë Burimin tonë të energjisë që të mund të përcaktojmë karakterin tonë, identitetin tonë, dinjitetin tonë. Identiteti i popullit pa fuqi është në duart e “miqve” të tij të cilët ia veshin atë identitet i cili u duket më i miri për ata. Ne nuk jemi popull i cili i përulet akuzave të huaja qoftë në identitetin tonë kombëtar, qoftë në atë besimit individual shpirtëror. Ne jemi popull i cili njeh Fuqinë e vërtetë dhe përzgjedh atë Fuqi si udhëheqës drejt fitoreve. Ne jemi popull i cili vepron me maturi sa i përket gjetjes së rrugës së vërtetë e cila sjell shpëtimin dhe lavdinë. Ne jemi rini, fuqi, intelektualë të këtij populli. Ne duhet të bashkohemi për të arritur vlera.

Andaj le të sillemi si vigjilentë të këtij populli të cilin ne e formojmë dhe le t’i hapim rrugën e arritjes së vlerave të mirëfillta.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMërgimtarët shqiptarë në Vjenë të bashkuar për të mirën e kombit
Artikulli tjetërAzem Shkreli
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *