Problem me “drajverët”?

2

Autor: Skender Mustafi
Versioni i parë i artikullit: 05. Nëntor 2011
Versioni i fundit i freskuar: 11 Korrik 2012

Fillimisht për ata që nuk e dinë, këta farë “drajverët” janë programe të vogla të cilat bëjnë të mundur që sistemi operativ p.sh. Windows të e njoh një shtesë elektronike ose ndonjë mjet elektronik. Pra, nëse keni ble një shtypës atëherë ju vije një CD dhe ju duhet të instaloni një program për operim me funksionet e shtypësit, por edhe një shtesë e instaloni që kompjuteri të e njohë at shtypës. Po çka nëse keni ble kompjuter tjetër dhe CD e keni humbur, ose ndokush u ka dhurua një shtypës dhe nuk keni CD? Sidoqoftë ka shumë situata kur keni nevojë për këto shtesa si psh: nuk punon wireless, nuk punon miu etj…

DriverMax është një zgjidhje nga më të mirat falas. Unë kam kërkuar shpesh për këso programe, por të gjitha ose lejojnë që vetëm të kontrollohet kompjuteri e të mos shkarkohen “drajverët” ose nuk lejojnë asgjë falas.

DriverMax të mirat
– kontrollon kompjuterin nëse ka pjesë fizike të reja
– kontrollon “drajverët” për versionet e tyre
– lajmëron nëse ka versione të reja
– u mundëson 2 shkarkime çdo ditë

DriverMax të dobësitë
– duhet të regjistroheni falas që të mund të punoni me programin
– nuk lejon më shumë se 2 shkarkime çdo ditë
– para çdo shkarkimi duhet të prisni 24 sekonda

Shkarko DriverMax

Burime tjera informatash

Për më tepër ju mund të vizitoni edhe dy nga faqet më të organizuara sa i përket gjetjes së drajverëve në internet dhe detektimit të tyre (dhe versionit të tyre në kompjuter.

DriverZone ofron softuer i cili detekton drajverët dhe versionin e tyre në kompjuterin tuaj dhe pastaj krahason me bazën e tyre të drajverëve dhe versionin e tyre aktual. DriverZone ka një bazë me mbi 3100 GB.

Faqe tjerët e llojit të njëjtë, por me funksion të ndryshëm është dhe DriverGuide që ofron mundësinë e kërkimit të drajverëve drejtëpërdrejtë në internet pa mos pasur nevojë që të instaloni ndonjë softuer. Kuptohet, kërkimin duhet të e bëni manualisht. Megjithatë, nëse dëshironi të bëni kërkimin përmes softuerit DriverGuide ofron softuer për veprim të tillë.

Vini Re! që të dy faqet ofrojnë edhe forume ku mund të regjistroheni dhe të komunikoni me të tjerët për tu ndihmuar që të zgjidhni problemet me drajverët.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSi ti bëj dosjet të pa dukshme?!
Artikulli tjetërGjykime
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

2 Komentet

  1. Kam problem me një Printer të tipit HP deskjet 1280.
    Ne windows xp printeri instalohet pa problem, ndersa tash e kam instalu win 7, driverat qe i marr nga cd e printerit thot se nuk jan compatibil me sistemin operativ, kam provu ne shum vende edhe ne internet me i marr driverat mirpo prap nuk i pranon driverat, a funksionon ky program edhe per problemin tim apo si te verpoj nese mundesh te me kshillosh. me respekt faleminderit.

  2. Programi vetëm kontrollon kompjuterin dhe bazën e të dhënave që ka në server dhe i krahason drajverët dhe versionet e tyre. Nëse ka version të ri atëherë të lajmëron që të mund të instalosh. Tani,a mund të gjejë ndonjë version për Windows 7, nuk e di.
    Sidoqoftë drajverët për mjetin që kërkoni mund të i shkarkoni këtu: http://h20000.www2.hp.com/bizsupport/TechSupport/DriverDownload.jsp?lang=en&cc=us&prodNameId=439174&taskId=135&prodTypeId=18972&prodSeriesId=439162&lang=en&cc=us

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *