Profiti nga Profeti

Tregu financiar islam është më përfituesi në kohën e krizës: Në rritjen e suksesit të bankave islame kanë ndikuar kriza financiare si dhe spekulimet rreth islamit pas sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001. Bankat UBS dhe CS tanimë kanë hapur ofertat konform rregullave islame.

Dosje: Kriza financiare

Një studim në universitetin e Cyrihut ka publikuar se përshtatja e instrumenteve sipas sheriatit, ndalimi i tregtisë së pa ligjshme me letrat me vlerë të borxhit kanë pasur një avantazh të madh konkurrues gjatë kësaj kohe të krizës. Sipas antropologut Stefan Leins industria bankare islame ishte më rezistuesja në kohën e krizës. Shfrytëzuesit shumë konvencional për shkak të rreziqeve të krizës kanë kaluar tek bankat islame. Banka Islame e Bahreinit në vitin 2008 kishte fluks parash mbi 600 miliona franga.

Kriza si problem botërorë

Leins gjithashtu theksoi se pasimi i të drejtës islame kishte jo vetëm avantazhe konkrete shpirtërore por edhe avantazhe konkrete në punët e kësaj bote. Kriza financiare, shtoi ai, për tregun financiar islam kishte edhe përfitime ideologjike. Kriza u pa si një problem laik para se të mbrohej me aplikimin e Sheriatit. Si pasojë, bankierët islam krizën e kanë vërtetuar jo vetëm në formën ekonomike, por edhe në besimin e tyre në Zot.

Rritja e bankave islame kishte filluar që në kohën para paraqitjes së krizës. Ai shtoi se që nga fillimi i mileniumit tregu financiar islam u zhvillua nga një treg financiar i vogël e i lënë pas dore në një fenomen global shumë të diskutueshëm. Arsyet për këtë janë komplekse. Njëanshëm Organizata për Kontabilitet dhe Aduitim për Institutet Financiare Islame (origjinal: Accounting and Auditing Organization for Islamic Financial Institutions, shkurt: AAOIFI) hapi rrugën që bankat konvencionale të ofronin shërbime të bankimit islam.

Përfitimi nga 9/11

Më tej bankat islame raportuan rritje të dukshme të kërkesës së produkteve islame, në një kohë kur rriteshin shpifjet rreth besimit islam, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Me atë institutet financiare islame argumentuan qartë se të investuarit në rrugën islame është demonstrim i një mënyre moderne dhe të mençur për të treguar përkatësinë në islam.

Banka Private Fejsal (Faisal Private Bank), që u hap në vitin 2006, është instituti i vetëm financiar në Zvicër që vepron sipas ligjeve të sheriatit. Përkrah kësaj, tani edhe bankat UBS, Credit Suisse dhe banka private Sarasin ofrojnë kontrata për shfrytëzuesit që janë konform rregullave islame.

Burimi: 20min.ch
Përkthyer për portalin: Breziiri.com
Përktheu:Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?