Analiza e investimeve

Hyrje

Dinamika e te jetuarit ne përgjithësi ka një ndikim shumë te madh edhe ne dinamiken e lëvizjes se jetës afariste. Gjitha këto lëvizje të shpejta dhe me dinamizëm të madh koh pas kohë përcillen me një rrezik të madh. Sidomos rrezikshmëria është shumë me e madhe në kushtet e ekonomisë së tregut në të cilin nuk ekziston mbrojtja nga shteti, por çdo kush duhet që me njohuritë e tij dhe me punë të pa lodheshme të bëjë menaxhimin e biznesit në rrugë të drejtë normalisht duke i pasur parasysh të gjitha përparësit dhe dobësitë që i ofron momenti përkatës ekonomik edhe sektori i tregut ku do të veproj biznesi në të ardhmen që vetëm në këtë mënyrë të sigurohet një rrugë më e lehtë e veprimit.

Pra duke pasur pasasysh rreziqet qe percjellin veprimtarin e ndermarrjes ne cdo here duhet te planifikojme ardherin e saje. Duke Filluar qe nga planifikimi i rrjedhes se veprimtaris kryesore si dhe veprimtarive ndihese qe dukshem ndihmojn rrejdhen poziotive financiare te biznesit.

Duke patur parasysh gjitha keto qe tham me lart ne kemi tentuar te bejme nje analiz investive ose ndoshta edhe ri investive qe nga ideja per themelim biznesi deri tek realizimi konkret I veprimtarise dhe arritja e leverdis financiare.

Ne kemi tentuar qe ne kuader te kesaj, nese mund te themi analize, te I fusim gjitha elementet per nje projeksion te sukseseshem financiar dhe per nje realizim te biznesit fitimprures. Per ndertimin e ketij projekti investiv kemi perdorur dokumentacion nga ndermarrja konkrete “DULLO” te cilen e kemi patur objekt studimi dhe disa nga te dhenat jan te simuluara. 

1.      INVESTITORI

Investitor ne projektin mbi te cilin do te bejme fjale jane vllezeri Mustafi te cilet kan themluar ndemarrjen “DULLO” keta kan qene puntore ne perendim. Barra e investimit dhe udheheqjes bie mbi njerin nga vllezerit i cili shquhet me aftesi automekaniku dmth ka te kryer kurs automekaniku dhe me nje kohe pervoje si udheheqes i nivelit te ulet. Ne karakterin e investitorit direkt dallohen elemente te shumta te aftesive teknike, aftesive njerezore qe i ndihmojne ne koordinimin e sukses’shem te grupit te puntoreve dhe aftesite konceptuale ku ndermarrjen si teresi e sheh ne baze te marrjes se vendimeve te shpejta. Ka shumë raste kur investitori merr pozitën e menaxhmentit në kompani me qëllim që të mbrojë investimin e vet por ka edhe raste kur investitori angazhon menaxher professional te cilet kan aftesi me te madhe dhe kreativitet ne udheheqjen e biznesit. Ne rastin kontret ne biznesin e udheheq vet investitori me sakt njeri nga vellezerit sepse nuk kerkohet ndonje profesionalizem I vacant ne udheheqje , kurse ne raste te vecanta te ngecjes ne pune konsultohet me profesionist te lemive te ndryshme qe do te thot se per ata paguan vetem honorare dhe jo rroga te rregullta. Kjo paraqet nje lehtesim te madh per ndermarrjet e vogla te cilat net e shumten e rasteve kan probleme financiare ne angazhimini e menaxhereve profesionist. Sigurisht qe me zgjerimin e biznesit ndermarresit do te kene nje struktur organizative te pershtatshme me gjeresin e veprimtaris me konkretisht me nivelin e zhvillimit te biznesit.

Investitoret ne fjale kapitalin per themelimin e ndermarrjes e kan siguruar nga burime vetanake sepse nje kohe te gjate kan punuar ne perendim, kjo paraqet nje lehtesim ne biznesin e tyre sepse jan te liruar nga pagesa e intersit ne rast huazimi te kredive bankare ose llojeve te tjera te huazimit psh huazimi nga familjaret apo shkoet e tyre qe do te percillej me rrezik plotesues pervec rrezikut ne investim.

I gjith investimi kap nje shume prej 295 270 DM (valuta me te cilen eshte bere investimi ne kohen e investimit). Ne kete vlere nuk eshte llogaritur vlera e pasuris se pa tundshme konkretisht tokes e cila ka qene ne pronesi te tyre.

2. INVESTIMET

Padyshim se ne menyren e vendimit per investim jan marr parasysh edhe rreziqet gjithashtu edhe burimet e investimit, politika shtetërore dhe qëndrimin e saj ndaj këtij lloji te biznesi , lokacini ku përfshihet edhe tregu i shitjes , konkurenca dhe tjer.Gjitha hapat paraprak gjer në aritjen e marrjes së vendimit janë marrë në bashkpunim me njohës së fushës së së drejtës ekonomike , financiare , kontabilitetit dhe inxhineringut.

2.1. ANALIZA E KERKESES

Studimi I tregut ne pergjithesi është një element kryesor në dizajnimin e produktit / shërbimit, përcaktimit të cmimit ose themelimit të kompanisë. E vetmja mënyrë për të përcaktuar realisht se a ka me të vërtetë kërkesa është permes studimit formal, të mirë të tregut. Mënyra se si do të bëhet studimi i tregut përshkruhet në plan të biznesit.[1] Studimi i tregut bëhet duke i pyetur klientët potencial se cka mendojnë ose informata për treg mund të rrjedhin prej asaj se qfarë informata janë publikuar deri më tani. Për shembull, ju mund të gjeni shumë informata për statisitka të popullsisë prej studimeve që janë bërë kohëve të fundit. Është me rëndësi që kjo informatë të jetë për tregun e tërë potencial. Për të përcaktuar ceshtjet specifike që janë të lidhura me produktin ose shërbimin atëherë duhet ti drejtuar direct grupit të shenjuar të klientëve dhe ti pytni.

Studimi i tregut mund të jetë platformë e mirë që të bëhet një parashikim inteligjent të shitjes. Parashikimi i shitjes është esencial për qdo biznes, pa marrë parasysh llojin. Parashikimi i shitjes do të lejojë që të kuptohet se sa para do ti merr kompania.[2] Nga kjo do të përcaktohet buxheti, aftesia të kthehen huatë, pikat rentabile, profitabiliteti dhe planifikimi operacional.. Parashikimi i shitjes ndihmon shume te percaktoni se qfare kapaciteti nevojitet ne vendosjen e infrastruktures. Poashtu është e rëndësishme të përcaktohet se sa nevojitet lëndë e pare për periodë të caktuar, shkallët e punësimit dhe opcionet e rrogave. Nje parashikim i mirë i shitjeve është esencial kur përdoret plani i biznesit si mjet për ngritje të kapitalit.

Në krijimin e kërkeses së përgjithshme ndikojnë edhe disa grupe të faktorëve sic janë: faktorët e përgjithshëm , social , fizik dhe ekonomiko-politik.

Faktorët e përgjithshëm – meqnese produkti që e shesim është lendë djegëse që perdoret për automjete dhe në amviseri kërkesa në mënyrë direkte do te mvaret nga numri I automjeteve ne ate regjion si dhe faktoret sezonal, ndërsa ne amviseri mvaret nga ajo se sa objekte perdorin nxemje qendrore që si lend djegse e kan naften.

Faktoret fizik-nga faktoret fizik qe ndikojne ne krijimin e kerkese jane lokacioni ne te cilin eshte vendosur ndermarrja , komunikacioni dhe lidhjet.

Faktorët social – gjithashtu ne menyre direkte ne krijimin e kerekeses ndikon standardi jetesor i popullsis se atij regjiini si dhe reputacini i themeluesve dhe ndermarrjes.

Faktoret ekonomik – gjendja ekonomike ne pergjithesi ne popullacionin qe paraqitet si treg I mundshem dhe si treg konkret, cmimet, tendencat e zhvillimit dhe rritjes ekonomike ne regjionin si dhe ne shtet ne pergjithesi.


Referencat
[1] “Plani I Biznesit”,  USAID Kosova Business Support
[2] “Plani I Biznesit”,  USAID Kosova Business Support

Po këto i keni lexuar?