Promocioni si funksion i marketingut në internet

Autor: Skender Mustafi

Shumë autorë konsiderojnë se marketingu në internet është forma që është në rritje më të shpejtë e marketingut direkt (Kotler & Armstrong, 2010). Më tej, autorët e njëjtë, gjithashtu dhe Kotleri, konsiderojnë se miksi promocional përbëhet nga marketingu direkt dhe mjete tjera (M. Trehan & R. Trehan, 2007, p. 17) të cilat kompania i përdorë për të arritur objektivat e reklamimit dhe marketingut (Armstrong, Harker, Kotler, & Brennan, 2009). Prandaj, marketingu në internet konsiderohet si pjesë e miksit promocional. Si pasojë, kur këta autorë deklarojnë se marketingu në internet ofron vetëm instrumente shtesë marketingu, domethënia është se marketingu në internet ofron vetëm instrumente promocioni shtesë.

Autorë të tjerë si Çafi (Chaffey)  (e. g. 2008), konsiderojnë se promocioni në internet përdorë komunikimin përmes internetit për të ngritur vetëdijen rreth faqes dhe për të tërhequr vizita në të. Ky promocion mund të tërheqë formën e lidhjeve nga faqe tjera, reklamave ose postave elektronike në shënjestër. Në qendër të këtij perceptimi janë faqja dhe vizitat në të. Kështu që i tërë potenciali i kompanive në marketingun në internet, sipas këtyre autorëve, është i përqendruar në rritjen e vizitave në faqen e internetit.

Grup tjerë autorësh definojnë promocionin në internet si përbërës kryesorë të marketingut në internet, si një aktivitet i organizuar me qëllim promovimin e kompanisë, produktit ose ideve duke përdorur internetin (Spasić et al., 2010). Më tej, promocioni në internet konsiderohet të jetë koleksion i të gjitha teknikave të promocionit në internet  si marketingu i kërkimit, marketingu shoqërorë, marketingu i postës elektronike, marketingu viral e të tjera.

Është e qartë se autorët pajtohen se promocioni në internet dallon nga ai tradicional. Në bazë, është funksioni i parë i pranuar si i ndryshëm në marketingun në internet nga marketingu tradicional i cili ofron instrumente shtesë në internet të cilat janë të lehta për tu kuptuar dhe të cilat mund të implementohen vetëm në ambientin në internet. Më tej, autorët gjithnjë e më shumë sjellin argumente të cilat jo vetëm që shfaqin dallimin mes promocionit në internet dhe atij tradicional, por gjithashtu shfaqin ndikimin dhe rëndësinë e madhe në strategjinë e përgjithshme të marketingut në kompani. Si pasojë,  promocioni në internet jo vetëm që e bën faqen e internetit të popullarizuar dhe tërheq më shumë vizita, por është është funksion më kompleks duke rritur vlerat e kompanisë dhe/ose produkteve dhe/ose shërbimeve të saja.

Referencat
– Armstrong, G., Harker, M., Kotler, P., & Brennan, R. (2009). Marketing an Introduction (ilustrated., p. 648). Pearson Education Limited.
– Chaffey, D. (2008). Define ’Marketspace ’ : Definition : What Is? Retrieved January 1, 2011, from http://www.davechaffey.com/E-marketing-Glossary/Marketspace.htm.
– Kotler, P., & Armstrong, G. (2010). Principles of marketing (13rd ed., p. 613). Pearson Education.
– Spasić, D., Novićević, B., Ćuzović, S., Đorđević, V., Marinković, S., Rakić, B., et al. (2010). ECONOM IC. Review Literature And Arts Of The Americas (p. 154).
– Trehan, M., & Trehan, R. (2007). Advertising and Sales Management (p. 348). FK Publications.

Po këto i keni lexuar?