Pyetjet e Kumanovës!?!

0

Autor: Skender Mustafi

Ka raste si ky i Kumanovës kur grupet e njerëzve në përgjithësi dhe profesionistët në veçanti dalin mbi ujë si kungujt gjysmë të kalbur pjesa e mirë e të cilëve duket sipër. Vërtetë është për të ardhë keq që askush nga “analistët dhe të informuarit” edhe pas kësaj kohe nuk doli me një shtjellim të plotë të nismës së kësaj “dasme”.

Ajo që është e qartë, në këtë rast, e që injorohet në tërësi gjatë analizave, është fakti se ndodhia e Kumanovës ishte e planifikuar dhe “herët ose vonë” do të bëhej publike. Pra, popullata e atij vendi, e pa informuara në mënyrë zyrtare nga asnjëra palë, do të hidhte vallen një mëngjes të hershëm. Vallja na doli si na doli, por që sipas të gjitha informacioneve të bëra publike ishte planifikuar të hidhej ndryshe, kuptohet pa mos ndryshuar “oborrin” që si i përshtatshëm ishte zgjedhë “Lagjja e Trimave” të Kumanovës. Thuajse nuk ka vend më të sigurt në Maqedoni apo edhe në komunën e Kumanovës ose/edhe të Likovës.

Ajo që tani na ka bërë të marrim të gjithë kohë dhe fuqi është akti dhe dhembja që ka shkaktuar ky akt, qoftë nga “dora e fshehur” gishtat e së cilës askush nuk po i prekë përmes një qasjeje zyrtare, qoftë nga shteti i Maqedonisë i cili po luan rolin e vetë në mënyrën e vetë pavarësisht nëse kjo ne na pëlqen ose jo.

A nuk e shihni sa tym e pluhur na ka rënë në sy e që nuk po dimë e nuk duam të dimë gjithë çështjen? Sigurisht që është me rëndësi të merremi me çështje të cilat nuk e di nëse “analistët e ata që po posedojnë informacione” nuk duan, kanë frikë ose nuk u ka shkuar në mend të merren me to. Që një shoqëri e përfshirë në një ndodhi të mund të dalë nga ankthi i saj duhet njohur disa çështje bazë për të cilat duhet pasur përgjigje të qarta.

Andaj përse askush nuk po largon pluhurin nga përgjigjet e pyetjeve:
– Kush ishte udhëheqës i misionit? (bartës i projektit)
– Kush kishte iniciuar misionin dhe kush mbështeste atë? (është absurde dhe idiote e pa mend të merrej një mision madhor mbi supe të 20-30 personave)
– Cili ishte qëllimi i misionit?
— Nëse misioni bazohej në arritjen e disa qëllimeve bazuar në pika të veçanta, atëherë cilat ishin ato pika të cilat në momentin e caktuar do të kërkoheshin nga shteti i Maqedonisë?
– Kush do të bartte barrën për informim të popullatës në përzierje ose mos përzierje në realizim të misionit?
– Cila ishte pala politike e cila mbështeste bartësin e misionit?

Të nderuar, në shumë shkrime po lexoj shqetësimin që po shprehet rreth brutalitetit e padrejtësisë së shteti të Maqedonisë nda pjesëtarëve të “grupit të Kumanovës”. Kjo është mendjelehtësi që po shprehet. Ne duhet pranuar që vëllezërit tanë kanë vendosur të masin forcat me një shtet, andaj shteti nuk të zien petulla kur ti i vret nëpunësit e tij. Kjo që ndodhi duket qartë që është mes pasmaturisë, mosnjohjes dhe tradhtisë. Cilën do që do të shpalosë koha, me rëndësi është që në këtë rast fillimisht ne shkelëm gjakun tonë dhe më pas i dhamë mundësinë që maqedonasit të na përdhosin.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak10 mënyrat e spiunimit nga Facebook
Artikulli tjetërCSS: Fushat e redaktueshme
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *