Autor: Skender Mustafi
Interpretimet nuk janë fakte. Interpretimin e përmbajtjeve e bëjnë vetëm profesionistët. Komentimin dhe analizën e interpretimeve të përmbajtjeve e bëjnë vetëm profesionistët. Vetëm profesionistët të cilët merren me analizën e interpretimeve mund të nxjerrin të vërteta e madje edhe fakte nga interpretimet. Nga kjo shohim se vetëm një grusht njerëzish mund të flasin në nivel profesional për shkak të angazhimit të tyre me këtë përkushtim.
Fjalët e profesionistëve kalues dhe fjalët e të tjerëve janë pallavra. Thënia “Puno kot e mos rri kot.” nuk mund të ndryshohet një me një për shtjellimin e mësipërm edhe pse shumë njerëz më mirë përzgjedhin të flasin kot e kot.