Raporti mes funksioneve të marketingut në internet dhe funksioneve të marketingut tradicional

Autor: Skender Mustafi

Funksionet e marketingut të njohura si 4P, 7P ose edhe disa autorë identifikojnë 11P (Simistir, 2009). janë elementet bazë si në marketingun tradicional ashtu edhe në atë në internet. Ambienti i veprimit dhe ndërlidhja e mjeteve të cilat veprojnë drejt zhvillimit të këtyre funksioneve  bëjnë që marketingu në internet të dallojë nga ai tradicional edhe atë gjithnjë e më shumë duke përmbushur dy sisteme thuajse shumë të ndryshëm.

4p ndër autorët janë të njohura si funksione bazë dhe të tjerat si funksione shtesë të marketingut qoftë tradicional ose në internet. Emërtimi i këtyre funksioneve është i njëjtë si në marketingun tradicional ashtu edhe në atë në internet, por veprimi i tyre në dy ambientet e ndryshme është i ndryshëm. Gjithashtu edhe ndërveprimi i secilit funksion me tjetrin si dhe me instrumentet e tyre është i ndryshëm.

Që në fillim të veprimit intensiv të marketingut në internet autorët promocionin si funksion të ndryshëm në marketingun tradicional edhe në atë në internet. Për atë edhe shumë autorë identifikojnë marketingun në internet si shtesë të marketingut tradicional. Kotler (2009) ndër të tjerat marketingun në internet e llogarit si pjesë të miksit promocional. Studime të posaçme janë realizuar në zbardhjen e veprimit dhe ndër lidhshmërisë së funksioneve tjera të marketingut. Kotler (2009) dhe Chaffey  (2007) trajtojnë vendin si funksion të marketingut tradicional dhe atij në internet, Baye et al. trajtojnë çmimin gjithashtu. Produkti si i tillë është trajtuar nga autorë të ndryshëm, por krahasimi nuk është bërë thellësisht pasi që nga natyrshmëria produktet në internet dhe ata tradicional janë të ndryshëm dhe trajtimi i tyre bëhet ndryshe edhe funksioni përkatës i marketingut.

Përfundim

Vetë zhvillimet tekniko teknologjike kanë ndikuar që marketingu të zhvillohet në shumë drejtime. Ndër lidhshmëria dhe dallimet mes funksioneve të marketingut janë ndikuar po nga kjo teknologji. Në fillim interneti është përdorur vetëm si mjet promocional, por tani është një tërësi komplekse e marketingut e cila ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e marketingut në përgjithësi. Ky kompleksitet i arritur ka ndikuar që funksionet e marketingut të dallojnë në mes vete, të ndryshojnë nën kushte të ndryshme dhe të mbështeten nga instrumente dhe mjete të ndryshme. Kështu, mund të përfundojmë, gjithnjë duke u mbështetur në secilin funksion të marketingut të studiuar në veçanti, se funksionet e marketingut tradicional janë të ndryshme nga ato në internet. Përkundër faktit se këto funksione janë të ndryshme duhet pasur parasysh se vetëm të integruar këto funksione mund të veprojnë me efikasitet në realizimin e synimeve të marketingut të kompanisë së caktuar në tërësi.

Referencat
– Chaffey, D. (2007). E-business and e-commerce management (p. 547). Prentice Hall.
– Baye, M. R., Kattuman, P., & Morgan, J. (2007). A Dashboard for Online Pricing. Business (pp. 1-22).
– Simistir, P. (2009). Marketing Mix: How Many Ps In Marketing – 4Ps, 7Ps, 11Ps or More? Business Coaching., http://businesscoaching.typepad.com/the_business_coaching_blo/2009/02/marketing-mix-how-many-ps-in-marketing.html, Së fundi vizituar më 4 mars, 2011.

Po këto i keni lexuar?