Reagim i përsëritur ndaj z. Qarri

Skender Mustafi

Shkruan: Skender Mustafi

small1Është e pa besueshme që z. Qarri e mori me aq nxehje reagimin tim ndaj shkrimit të tij. Unë reagova nga keqardhja për të pa qenat të paraqitura në shkrim. Pas gjithë kësaj kohe hasa në reagime të zotëriut dhe më erdhi keq që mllefin që kishte ndaj shkrimit tim kishte paraqitur në komente në shkrime tjera.
Personalisht jam i edukuar në atë mënyrë që të matem në të shprehur, por kjo nuk nënkupton që të mos shprehem haptazi dhe të mbroj të vërtetën. Fjalët që kam shkruar në reagimin tim nuk kan të bëjnë aspak me mllef ose ngutje siç mendon z. Qarri, përkundrazi është një shprehje ime e drejtëpërdrejtë pa tentim për përdredhje të fjalëve dhe komplikim të temes.
Ri reagimet sa për të bërë pluhur nuk i takojnë natyrës sime të të shprehurit. Ky lloj komunikimi i reagimeve të përditshme është ton i forumeve ku secili thotë atë që t’i teket pa patur aspak përgjegjësi dhe pa menduar aspak mbi vërtetimin e të thënës. Unë nuk i përkrah reagimet e forumeve dhe trashjet e ri reagimeve pasiqë efekti i mirëkuptimit dhe të kuptuarit të mesazhit të fjalëve të thëna bëhet gjithnjë e më i zymtë.
Më vie keq që une po reagoj kështu thjeshtë dhe në mënyrë direkte,por në çka të reagohet? Ju lutem më tregoni ju se në çka duhet që të reagoj?
Ashtu sikur shkrimi i z. Qarrit edhe shkrimi i z. Sahitaj nuk ka të thëna të vërtetuara. Unë në asnjë moment nuk jam shprehur se zotërinjtë në fjalë nuk kanë thënë asgjë në artikujt e tyre. Ndoshta ka thënie të tyre që mund të jenë të vërteta, por ato nuk janë mbështetur nga asnjë lloj fakti.
Zotëri Sahitaj shpalosë shprehje si këto:
– “… rrjete të ndryshme radikale nga Arabia të lidhur me Serbinë, në emër të bamirësisë dhe humanizmit njerëzor…”
– “… Shqipëria e sapodalë nga kthetrat komuniste ishte e gatshme t’i hapte dyert për çdo grup që ofronte para, madje edhe vetë Bin Ladenit i ofroi qëndrim në Durrës,…”
– “…Investitorët religjiozë gjetën përkrahje tek personalitetet politike në Shqipëri dhe në Kosovë,…”
– “…Kyçja e personaliteteve politike në islamizëm radikal ndikon në rininë e painformuar dhe ngadalë formohet një masë të rinjsh,…”
– etj. ejt.

E po si mos të reagohet ndaj shkrimeve të këtilla? Po mirë i nderuar ku i more të dhënat për këto katër shkëputje? Sëpaku na i referenco disa nga këto shkëputje. Unë nuk po shoh mbështetje për atë që thoni.
E po si të reagohet ndaj shkrimeve të këtilla? Ju lutem, më thoni nga të filloj? I tërë artikulli është i thënë kotë.
Tani që ju po lexoni këtë që them unë: ky artikull është i kotë, po ndjeheni keq. Po më thoni ju mua se si të ndjehem unë për atë që po thoni ju?

Unë jam i edukuar në frymë realiteti dhe shkrime të këtilla që shkruhen në media të ndryshme në internet si kundër ashtu edhe për islamin e që skan të bëjnë aspak me realitetin më iritojn shumë. Një autor në internet shprehet se kinse 8000 shqiptare jan martuar me serbë. Me thoni ju se si mos të qajë për mjerimin tonë edukativ. Askush nuk të mban të mos ngrisësh pluhur dhe të thuash dokrra, të kalosh kohë, të shfryhesh. As unë nuk jam as edhe duke tentuar të bëj një gjë të tillë. Ajo që më bën që të reagoj është dobësia në të menduar dhe në të shprehur. Unë nuk e mbroj islamin, Islami ka mbrojtësin e vetë më të mirë. As ekstremistët dhe as ata që nuk janë ekstrem nuk mund të bëjnë asgjë që të pakësojnë vlerën e islamit sepse krijesat nuk mund të tejkalojnë vdekjen e tyre, kalbjen e tyre që realizohet siç kalbet një mollë. Si mund të gjykoj krijuesin një gjallesë kundrima e qelbjes së kalbjes së të cilit është e pa durueshme.

Për të mos tepruar zgjatjen, ju sugjeroj që kur shkruani reagime në të cilat sjellni gjykime dhe përfundime atëherë për ato duhet të përcillni referenca të cilat mbulojnë ato që thoni. Në reagimet që përcjell e që realizohen në gjuhë gjermane ose angleze autorët artikujt e tyre i ngrisin mbi dhjetra referenca dhe mbi personalitetin dhe përvojën e tyre shkencore. (Sëpaku tema të tilla që kanë nevojë për qasje reale siç është puna e islamit që ju ju shqeteson, merren pesonalitete që kanë në prapavi projekte hulumtuese në sferën e caktuar.)
Këto shkrime siç ju keni shkruar qofshin për ose kundër islamit, për ose kundër besimeve tjera ose për ose kundër politikës janë dokrra. Ju duhet mbështetur në fakte thëniet tuaja.

Reagime të këtilla më përkujtojnë në thëniet që tani janë përhapur rreth bizneseve dhe biznesmenëve shqiptarë. Kur thuhet: Kompania “x” ka arritur zhvillim të madh. Në 90% të rasteve merr përgjigjen: “Po leje ore se me drogë e gjithë kjo është arritur.”

Unë them: Dokrra. Fjalë e thënë kot. Pluhur.
Z. Qarri, unë nuk kam thënë në asnjë moment se jamë i gjithëditur. Ju e keni shpifur këtë me qëllim fyrjeje. Në anën tjetër unë nuk ju kam fyer juve në reagimin tim, por shkrimin tuaj dhe qasjen tuaj ndaj temave. Kjo qasje është e bazuar në re që s’ka nevojë era që të largohen.

Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?