rrëfim i vonuar

tri lulebora shëtisin nëpër dëborë
tri lulebora shëtisin zbathur
ato bartin zvarrë shtat luleshqerra
të vyshkura
të lodhura
luleshqerrat engjëllore nuk heshtin
buzagaz e zemërvajë më rrëfejnë

një tregim
për trembëdhjetë lulëkuqe
të bëra roje valëve të kokitit

shpirti dehet  mureve të rozafës
unë
pres letrat e akeronit postier
ato vijnë e vijnë në gjirin e nënës
të mbushur përplot luleshqerra
heshtur nën hithre
për një tregim përplot pranverë

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?