Rregullimi i dritës së fotos në Paint.NET

Përgatiti: Skender Mustafi

Në Paint.NET ekzistojnë shumë mundësi për rregullimin e fotove. Madje edhe më shumë mundësi shtohen duke shfrytëzuar shtesat të cilat janë të gatshme nga programues të ndryshëm. Në këtë mësim do të përdorim dy funksione për të rregulluar dritën e fotos. Këto dy funksione janë Curves dhe Hue/Saturation. Për këto dy funksione ekzistojnë edhe shtesa të cilat ofrojnë mundësi shtesë Curves+ dhe Hue/Saturation+ të cilat mund të shfrytëzoni për të njëjtin veprim. Unë do i përdorë funksionet bazë të cilat gjenden tek Paint.NET.

  1. Hapeni në Paint.NET foton e dëshiruar
  2. Kaloni tek AdjustmetsCurves 
  3. “Luani” me lakoren e kësaj dritareje sipas deshirës suaj për të rregulluar dritën e fotos. Pasi të keni arritur efektin e dëshiruar shtypni OK.
  4. Tani kaloni tek Adjustments  → Hue/Saturation dhe gjithashtu rregulloni efektin sipas dëshirës. Pasi të keni rregulluar shtypeni OK.
  5. Tani mund të e ruani foton duke kaluar tek FileSave ose mund të e ruani si foto të re (duke mos e shkatërruar origjinalin) duke kaluar tek File Save as.

Veprimet që unë kam bërë për foton e këtij artikulli mund të i shihni në foton e ngarkuar.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?