Rregullimi i tekstit me Photoshop

Përgatiti: Skender Mustafi

Këtë mësim udhëzues po e shkruaj për shkak të pamundësisë që të ua ofroj këtë tekst të gatshëm si PSD, pra format të redaktueshëm të Photoshop-it. Gjatë punës hapat e veprimit bëjnë që disa veprime të jenë të pa kthyeshme kështu që nuk mund të ripunohet dhe të shkruhet tekst tjetër dhe ky tekst i ri t’i marrë automatikisht efektet. Përshkrimi është bërë për fillestarë duke sqaruar detajet. Për ata që njohin tanimë Photoshop realizimi i efektit nuk merr shumë kohë dhe nuk duhet tu frikojë përshkrimi i gjatë. :D

tekst efekt ramazan 0

  1. Hapeni fletën – Në fillim duhet të hapni një fletë e cila do të jetë së paku aq e madhe sa teksti i dëshiruar mund të shkruhet në madhësinë e dëshiruar në të. Unë kam marr në shembullin përkatës madhësinë 1000px gjerësi me 600px lartësi. Kuptohet, nëse faqja është më e madhe më vonë mund të largohen pjesët e pa dëshiruara.

tekst efekt ramazan 1

  1. Ngjyroseni prapavijën – Për ta ngjyrosur prapavijën siç duket në shembull duhet fillimisht të përcaktoni ngjyrat në shirit. Siç mund të shihni në foton më sipër ngjyra e parme është #b7e101, kurse ngjyra e pasme #74a203. Në mënyrë që kjo ngjyrë të shtrihet në prapavijë përzgjidhni mjetin „Gradient Tool“ nga shiriti (shih foton sipër). Në pjesën e sipërme të Photoshop-it u hapet një shirit shtesë ku e përzgjidhni versionin „Radial Gradiant“ të këtij mjeti. Pasi të keni bërë këto përzgjedhje e klikoni maus-in tek njëri kënd dhe e tërhiqni drejt këndit përball.

tekst efekt ramazan 2

  1. Shkruani tekstin – Ju mund të shkruani tekstin e dëshiruar duke përzgjedhur llojin e dëshiruar të shkronjave (fonts). Unë në shembull kam përzgjedhur Zurich XBlk BT dhe madhësi 150px, por lloj i përshtatshëm është edhe Familian ose dhe fonte tjera të plota. Ngjyrën e shkronjave, gjithashtu, e përcaktoni sipas dëshirës. Në këtë rast edhe pse unë kam përzgjedhur #0b7e10, më e preferuar është të jetë e bardhë, pra #ffffff.

tekst efekt ramazan 3

  1. Duplikoni tekstin – Për të duplikuar tekstin përzgjidhni fletën e tekstit nga shiriti djathtas dhe kaloni tek „Layer“ shiriti në kokë dhe klikoni “Duplicate Layer…“. Tek dritarja që hapet klikoni „OK“

tekst efekt ramazan 4

  1. Gradient Overlay – Për të realizuar këtë efekt përzgjidhni fletën e sapo klikuar (pra le të jetë e kaltër ngjashëm si në foton sipër tek shiriti djathtas „Ramazan new“) dhe pastaj kaloni tek „Layer“ –> „Layer Style“ –> „Gradient Overlay…“ tek shiriti sipër. Dritaren „Layer Style“ mund të e hapni edhe duke klikuar dy herë mbi tekstin tuaj të përzgjedhur edhe atë tek pjesa e djathtë aty ku kanë përfunduar shkronjat.)

Për të rregulluar „Gradient Overlay“ klikoni pjesën e shënuar me numër 2 tek fotoja më sipër. Kështu tani keni dritaren „Gradient Editor“.

Për të arritur ngjyrat e identifikuara me numër 5 rregulloni pjesët e identifikuara me numër 3 dhe 4. Fillimisht i vendosni të gjitha treguesit, pra 3 dhe sipër dhe 4 dhe sipër, në vendet si në foto. Pastaj klikoni treguesin 3 dhe tek pjesa e identifikuar me numër 6 dhe tek dritarja e hapur shënoni #cce80d dhe klikoni OK. Pastaj klikoni tek treguesi 4 dhe veproni sikur me treguesin 3, por tani ngjyrën e definoni me #fffca6 .

Me këto veprime duhet të keni „Gradient Overlay” sikur në pjesën e identifikuar me numër 5. Nëse edhe ju e keni të njëjtë, atëherë klikoni „OK“ tek dritarja „Gradien Editor“ dhe „OK“ tek dritarja “Layer Style”.

Teksti juaj duhet të duket si më poshtë.

tekst efekt ramazan 5

tekst efekt ramazan 6

  1. Shformësimi i tekstit – Për të ndryshuar pozicionimin e tekstit kaloni tek “Edit” –> “Transform” –> “Skew”. Kapeni këndin e majt sipër dhe tërhiqeni në të djathtë aq sa mendoni se është mire, pra sipas dëshirës. Pastaj në tastierë shtypni “Enter” për të mbyllur veprimin. Ajo që duhet të bëni është fshehja e tekstit origjinal që të mos u pengojë gjatë punës. Këtë mund të e bëni duke larguar syrin i cili paraqitet tek fleta në shiritin djathtas (shih foton sipër).

tekst efekt ramazan 7

  1. Rregullimi i hijes – Fillimisht klikoni përsëri tek syri që të mund të e shihni tekstin origjinal. Pastaj e shformoni tekstin njëjtë sikur e bëtë më sipër. “Rrëzimin” e tekstit origjinal e bëni sipas dëshirës. Pastaj në vend të “Skew” përzgjidhni “Scale” dhe e zbrisni kokën e hijes nga sipër pak më poshtë, ngjashëm si në foton më sipër. Dmth hija zvogëlohet dhe nuk lëvizë.

tekst efekt ramazan 8

  1. Ngjyroseni hijen – Le të jetë fleta e tekstit hije e përzgjedhur (pra me të kaltër tek shiriti në të djathtë). Paraj caktoni ngjyrën e pare të prapavijës me ngjyrë #689106. Pastaj përzgjidhni mjetin për ngjyrosje “Paint Bucket Tool (G)” nga shiriti majtas dhe ngjyrosni cdo pjesë të dukshme të hijes (shih foto sipër).

tekst efekt ramazan 9

  1. Rregullimi i lidhjes mes tekstit dhe hijes – Hapni një fletë të re pune (New Layer) përmes pullave Ctrl + Shift + N në tastier ose kaloni tek shiriti sipër “Layer” –> “New” –> “Layer…”. Le të jetë kjo fletë pune e përzgjedhur. Tani përzgjidhni mjetin “Polygonal Lasso Tool” nga shiriti majtas dhe i lidhni këndet e hijes dhe tekstit dhe i mbushni me ngjyrë, për të gjitha shkronjat tek të cilat ka dallim si në foton më sipër. Tek fotoja më sipër unë kam realizuar vetëm shembull meqë nuk mundeni më shumë se një pjesë të përcaktoni dhe të ngjyrosni, por duhet të bëni të gjitha pjesët një nga një. Si dhe duhet të keni fletë e re të punës mes hijes dhe tekstit, pra sikur tek fotoja më sipër “Layer 2”. Lëvizjen e fletës së punës mund të e bëni përmes maus-it tek shiriti djathtas, pra duke e tërhequr sipër ose poshtë.

Vini Re: Duhet të mbushni të gjitha këndet qoftë edhe ato të mesme ose poshtë. Si dhe nëse keni hije të tekstit nën tekstin origjinal atëherë atë hije duhet të e grisni. Psh krahasoni foton më sipër me këtë hap të pa kryer dhe këtë më poshtë të kryer. Kuptohet që për të larguar pjesën e poshtme të hijes së pa dëshiruar duhet të përzgjidhni fletën e punës së tekstit hije si tek fotoja poshtë.

Të gjitha veprimet e realizuara bëjnë që puna juaj të duket sikur tek fotoja më poshtë.

tekst efekt ramazan 10

tekst efekt ramazan 11

10. Bashkimi i fletëve të punës – Bashko tekstin hije me fletën e fundit të punës ku keni rregulluar hijet. Klikoni njërën fletë të punës pastaj shtypni në tastierë Ctrl dhe pastaj me maus klikoni fletën tjetër të punës. Pasi të keni përzgjedhur të dy fletët e punës (të dyja janë me të kaltër, shih pjesën sipër të fotos sipër) klikoni me të djathtë mbi njërën fletë të përzgjedhur dhe tek shiriti i paraqitur klikoni “Merge Layers”. Shiriti juaj djathtas duhet të duket sikur pjesa e poshtme e fotos sipër.

tekst efekt ramazan 12

  1. Rregullimi i këndeve – Ndryshoni ngjyrën e prapavijës në #93bf02. Le të jetë fleta e fundit e punës e përzgjedhur, pra fleta ku rregulluat bashkimin. Tani përzgjidhni mjetin e punës Përmes mjetit “Polygonal Lasso Tool” përcaktoni pjesët e shkronjave ku duhet të keni gjyerje të hijes për të realizuar efekt 3D dhe më pas mjetit “Dodle Tool (o)” tek shiriti majtas klikoni tek kutiza për të realizuar efektin. Klikoni tek pjesa ku dëshironi të përcaktoni kënd. Mund të klikoni aq herë sa mendoni se duhet për të theksuar këndin sipas dëshirës. Varësisht nga teksti keni më shumë ose më pak kënde për të rregulluar. Shih foton sipër.

tekst efekt ramazan 13

  1. Rregullimi i pjesëve të sipërme – Pjesët e tekstit që do të dukeshin sikur nga poshtë i rregulloni duke i përzgjedhur përmes mjetit të punës “Polygonal Lasso Tool” dhe duke i rregulluar përmes mjetit nga shiriti (dora që merr) “Burn Tool (O)”. Shih foton sipër.

Për në fund mund t’i jepni hijes disa efekte zbutjeje si Blur përmes filtruesve (Filter). Fotoja që tani punuam duket si më poshtë.

tekst efekt ramazan 14

Një foto tjetër e punuar me po të njëjtin stil është edhe kjo më poshtë.

fjalaime tekst efekt

Po këto i keni lexuar?