rrjeta e marinarit

0

Autor: Skender Mustafi

në mbrëmje plot hënë
thurri rrjetë peshkimi
nën kep të vijosur
me të cilat vija në një gjuhë
shkruhet jeta

gulçima e tijë

aty pranë gumëzhinë uji
me aq ritëm të matur
me zhurmë që të përpinë nuhatjen

dhe shpirti dalngadal
kalon portat

hyn brenda

si një peshkatar i vjetër
mendja kapërdin
gumëzhimën e rënjes së ujit mbi gurë
qetë-qetë

në shpirtë

duart enden e përenden
bëjnë katrorët dhe nyjet
të rrjetës së kaltër të madhe

gllabërimi i ndjenjës
si foshnja për gji të nënës
ngjitet për shpirtin vigan

rrjeta e bukur përplot katrorë-nyje
valvitet ngadal dhe hyn në ujin e qetë
duke harruar kepin me valët
për t’i bërë vija të reja të thella
në ditën e madhe të kujtesës

 

 

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakZoti, universi, natyra, apo si të duash quaje ….
Artikulli tjetër200 Thënie mbi luftën
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *