Selmani dhe aeroplani

0

Shkarko tregimin në “Word”

Mixha Feta i malësisë së  Gjilanit, shumë djem, e njëri ndër ta edhe Selmani, më i vogli nga të gjithë. Në kohën kur osmanët janë larguar nga Ballkani, nga kushtet e vështira Selmani largohet dhe shkon në Amerikë.

Diku mes Luftës së Parë Botërore dhe asaj të Dytë, Selmani dëgjon se do të bëhet edhe një luftë dhe kthehet në shtëpi për të parë familjen e tij. Aso kohe kur kthehet Selmani, kur shumica e burrave nuk kishin qenë më larg se qyteti më i afërt, mblidhet i gjithë fisi e miqtë me u taku. Kohë e gjatë pa qenë në shtëpi, dhe vend i largët Amerika. Pas një kohe të shkurtër nisin dhe e pyesin Selmanin për Amerikën dhe njerëzit në Amerikë.

aeroplani– O Selman, Amerika e madhe dhe me gjithë atë fushë që ka, kanë edhe grurë shumë! Si e korrin ata gjithë atë grurë?
– Po, me kombajnë. – Selmani.
– E çka është kombajna se?  – pyet përsëri.
– Makinë, e korr grurin dhe e ndan drithin nga kalliri dhe kashtën e bën duaj! – Selmani.
– A mos ka edhe furrë me vete? – pyet tjetri.
Të gjithë qeshin me punën e furrës.

Pas një kohe pyet një tjetër:
– Mirë o Selman, ti thua se Amerika ka mal shumë, po si e presin gjithë atë mal ata? Me sëpata sikur ne këtu?
– Me sharrë motorike, – përgjigjet Selmani,  një njeri pret dru me atë sharrë sa e gjithë malësia këtu.
– Auuhaa, po gënjen – i thotë një tjetër.

Më vonë gjatë bisedës e pyet një tjetër Selmanin:
– Mirë, gjithë aj vend i madh, ato ndërtesa të mëdha, e vend i përparuar, ka shumë njerëz të shkolluar, apo jo?
– Po. – thotë Selmani.
– Po ata që janë shumë të shkolluar si shkojnë prej një vendi në një vend tjetër, Amerika shumë vend i madh?! – pyet më tej.
– Me aeroplan. – përgjigjet Selamni.
– E çka është ky, se? – përsëri.
– Mjet për fluturim. Hipin njerëzit në aeroplan dhe fluturojnë nga një vend në tjetrin. – thotë Selmani.

Këtë herë u mbush kupa dhe pa reaguar akoma askush reagon, babai i Slemanit, mixha Fetah: O Selman, boll gënjeve për tokë, edhe për qiell tash fillove?

Me këtë prishet dhe muhabeti dhe Selmani largohet nga oda e burrave.

Pasi kalon një kohë në familje ai largohet përsëri për në Amerikë.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, një ditë kur mixha Feta po kulloste lopët në fushë dëgjon një zhurmë në qiell dhe kur ngrit kokën sheh një aeroplan.

E pyet mixha Feta një tjetër afër:

– Çka është ky?
– Aeroplan. – i përgjigjet ai.
– Selman? – pyet mixha Feta.
– O mixha Feta, ky është aeroplan, aeroplan. – përgjigjet ai.
– O, jo, ky është Selman, se kur aj fliste për këtë ne të gjithë i thoshim se po gënjen. – i thotë mixha Feta.

Tregoi: Sherif Iseni, Runica
Tregimi është përshtatur nga gjuha popullore në atë letrare.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAkti dhe arti i lutjes
Artikulli tjetërDizajnimi industrial i produktit
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *