Shembull i një letre autorizimi

0

Autor: Skender Mustafi

Shembull: Letër autorizimi (2031)

Letrat e autorizimit janë shumë të rëndësishme dhe kanë një vlerë të madhe për personat të cilat për një periudhë të caktuar ose për një çështje të caktuar nuk janë në gjendje personalisht të angazhohen. Shembull, marrja përsipër e postës gjatë kohës së pushimeve, autorizimi për rregullimin e dokumenteve të ndryshme e autorizime të tjera. Më poshtë do të sqaroj thjeshtë mënyrën e të shkruarit të një letre të autorizimit me të cilën mund t’i drejtoheni notarit dhe të autorizoni personin ose të autorizoheni për ndonjë person tjetër.

  1. Fillimisht shkruhet emri dhe adresa dhe ditëlindja e personit i cili autorizon.

  2. Shkruhet titulli i letrës së autorizimit. Titulli duhet të përshkruaj letrën e autorizimit meqë ka lloje të shumta autorizimesh titulli duhet të jetë vetësqarues. Shembull: Autorizim për pranimin e postës ose Autorizim për merrjen e fëmijës nga parashkollorja, etj..

  3. Shkruhet përmbajtja e letrës e cila duhet të jetë direkte dhe e qartë, pa hapësirë për interpretim

Përmes kësaj letre autorizoj personin/personat [varësisht nëse një ose më shumë persona autorizohen] e radhitur më poshtë për të … [këtu shkruhet detyra/detyrat të cilën/cilat personi/personat mund të realizojnë në bazë të këtij autorizimi  [shembull: …pranuar postën time., …marrë vajzën time nga parashkollorja., rregulluar dokumentacionin për importim të automjetit…, etj]:

[Këtu radhiten personat. Kështu është më mirë dhe më qartë se sa të futen emrat dhe të dhënat tjera përbrenda tekstit.]
1. Emri Mbiemri, datëlindja, vendi
2. Emri Mbiemri, datëlindja,  vendi
3. …

  1. Pas përfundimit të tekstit përmbajtës, përcaktohet afati i autorizimit. Afati mund të lidhet me një periudhë të caktuar ose të jetë i hapur deri sa të reagohet për ndryshim. Shembull:

a) Ky autorizim është i vlefshëm nga (data) deri më (datën).
b) Ky autorizim është i vlefshëm deri në  revokimin e radhës.

  1. Në fund të letrës shkruhet vendi, data dhe nënshkruhet nga autorizuesi.

  2. Ky dokument dhe personi i cili bënë autorizimin duhet të paraqiten tek notari për të fuqizuar dokumentin.

Shembull: Letër autorizimi (2031)

Suksese!

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *