Shkenca Islame: Optika

0

Në fushën e optikës, Ibn Sahl (c. 940-1000), një matematikan dhe fizikan i lidhur me oborrin e Bahdadit, shkroi traktatin Mbi Pasqyrat dhe Thjerrëzat që Djegin në vitin 984, në të cilin ai paraqiti të kuptuarit e tijë, se si pasqyrat dhe thjerrëzat e lakuara përkulin dhe dhe fokusojnë dritën. Ibn Sahl tani konsiderhet si zbulues i parë i ligjit të përthyerjes, zakonisht i quajtur ligji i Snellit, sipas fizikanit holandez Willebrord Snellius (1580 – 1626).[162][163] Ai përdori ligjin e tijë për të punuar format e thjerrzave që fokusojnë dritën pa formim gjeometrik, të njohura si thjerrëz asferike.

Ibn al-Haytham (Alhacen) (965-1039), babai i optikës dhe pionieri i metodës shkencore në librin e tijë Libri i Optikës, zhvilloi një teori të gjërë të dritës dhe optikës që sqaronte të pamurit, përdorimin e gjeometrisë dhe anatomisë, që thoshte se çdo pikë në një hapësirë ose objekt të ilustruar rrezaton rreze drite në çdo drejim, por vetëm një rreze nga çdo pikë, bie në drejtim të syrit, mund të shihet. Rrezet tjera bien në kënde të ndrysme dhe nuk shihen. Ai përdori shembullin nga camera obscura dhe kamera me vrimë, që prodhojnë fotografi inverte, për të përmbajtur argumentin e tij. Ai e kuptoi se drita udhëtonte me një shpejtësi të madhe por të kufizuar dhe se përthyerja shkaktohej nga shpejtësia e ndryshme në substanca të ndryshme. Kjo teori është e kundërt nga ajo e Platonit mbi të pamurit e objekteve se objektet shihen nga rrezet që emetohen nga syri. Alhacen pohoi se rrezet e dritës janë rrjedhë të pjesës së minutës që kanë udhëtuar me shpejtësinë e fundme. Ai përmirësoi përshkrimet e atëherëshme të përthyerjes së dritës dhe zbuloi ligjet e përthyerjes.

Ai gjithashtu studioi pasqyrat sferike dhe parabolike dhe kuptoi dhe kuptoi se si përthyerja nga thjerrëza lejon fotografitë të fokusohen dhe të zmadhohen. Ai kuptoi matematikisht se përse pasqyrat sferike prodhojnë shmangie. Libri i tijë Libri i Optikës është radhitur ndër më të ndikueshmit ntë historinë e fizikës,[164] për inicimin e revolucionit shkencorë në optikë[165] dhe perceptimin pamor.[166]

Ai gjithashtu realizoi eksperimentet e para mbi shpërndarjen e dritës në ngjyrat e saja përbërëse. Puna e tij më e madhe Kitab al-Manazir u përkthye në gjuhën latine në Mesjetë, gjithashtu u përkthye edhe libri i tij, i cili merrej me ngjyrat e perëndimin e Diellit. Një kohë të gjatë u mor me teoritë e fenomeneve të ndryshme fizike si hija, eklipsi dhe ylberi. Ai gjithashtu u mundua të sqarojë shikimin me dylbi dhe iluzionin e Hënës. Përmes këtyre studjimeve të zgjeruara në optikë ai konsiderohet babai i optikës moderne.

Ibn al-Haytham gjithashtu me të drejtë kundërshtoi duke pohuar se ne i shohim objektet për shkak të rrezeve të dritës së diellit, të cilat ai besonte se, janë rrjedha të pjesëve të vogla të cilat udhëtojnë në vija të drejta, reflektohen nga objektet në drejtim të syve tonë. Ai kuptoi se drita duhet të udhëtojë në një shpejtësi të madhe por të kufizuar (jo pa mbarim) dhe se përthyerja shkaktohet nga shpejtësia e ndryshme në substanca të ndryshme. Ai gjithashtu studioi pasqyrat sferike dhe parabolike dhe kuptoi se si përytherja nga thjerrëza do të lejojë fotografitë të fokusohen dhe të zenë vend zmadhimi. Ai kuptoi matematikisht përse pasqyra sferike prodhon shformim.

Robert S. Elliot mbi Ibn al-Haytham (Alhacen) shkroi:

“Alhazen ishte njëri nga studentët më të aftë të optikës në tëgjitha kohërat dhe botii shtatë volume traktatesh mbi këtë temë që kishin famë të madhe në Mesjetë dhe patën ndikim të madhë në mendimin erendimor, dukshëm patën ndikim mbi fizikanët Roger Bacon dhe Jahnes Kepler.”[167]

Ibn Sina (980-1037) u pajtua se shpejtësia e dritës është e kufizuar duke pohuar se ” nëse perceptimi i dritës është shkak i emetimit të disa pjesëve të caktuara të burimit të shndëritshëm, shpejtësia e dritës duhet të jetë ee kufizuar.”[168] Ebu Rayhan el-Biruni (973-1048) gjithashtu u pajtua se drita ka shpjtësi të caktuar dhe ai ishte i pari që zbuloi se shpejtësia e dritës është shumë më e madhe se shpejtësia e zërit. Qutb al-Din al-Shirazi (1236-1311) dhe Kamal al-Din al-Farisi (1260-1320) dhanë sqarimin e parë të saktë për fenomenin e ylberit. – (Anglisht) [169]

Referencat
162. K. B. Wolf, “Geometry and dynamics in refracting systems”, European Journal of Physics 16, f. 14-20, 1995.
163. R. Rashed, “A pioneer in anaclastics: Ibn Sahl on burning mirrors and lenses”, Isis 81, f. 464–491, 1990.
164. H. Salih, M. Al-Amri, M. El Gomati (2005). “The Miracle of Light”, A World of Science 3 (3). UNESCO. – ang.
165. Sabra, A. I. & Hogendijk, J. P., The Enterprise of Science in Islam: New Perspectives, MIT Press, f. 85-118, ISBN 0262194821 – ang.
166. Hatfield, Gary (1996), “Was the Scientific Revolution Really a Revolution in Science?”:, in Ragep, F. J.; Ragep, Sally P. & Livesey, Steven John, Tradition, Transmission, Transformation: Proceedings of Two Conferences on Pre-modern Science held at the University of Oklahoma:, Brill Publishers, f.500, ISBN 9004091262 – ang.
167. R. S. Elliott (1966). Electromagnetics, Chapter 1. McGraw-Hill – ang.
168. George Sarton, Introduction to the History of Science, Vëllimi 1, f. 710. – ang.
169. Al-Farisi – Al-Farisi – ang.

Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip
Përktheu: Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakpër lulen ngjyrë jete
Artikulli tjetërShkenca Islame: Matematika
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *