Shkenca Islame: Metoda shkencore

Shkencëtarët myslimanë i vunë theks më të madh eksperimentimit se sa popujt e civilizimeve më të hershme, (shembull filozofët grek më shumë i vunë theks racionalitetit se sa eksperimentimit), kjo ishte për shkak të përqendrimit të madh në vrojtimin empirik të gjetur në Kur’an dhe sunnet,[14][15]

[16][17] dhe për shkak të themelimit rigoroz të metodave historike në shkenën e hadithit.[14] Ata paraqitën për herë të parë kuantifikimin, vrojtimin preciz, eksperimentin e kontrolluar dhe përshkrimin e kujdesshëm.
Qasja e tyre e re ndaj hetimit shkencorë çoi drejt zhvillimit të metodës shkencore në botën Islame. Në praktikë vrojtimi eksperimental dhe eksperimentet kuantitative të Ibn al-Haytham (Alhacen) në librin e tijë të Optikës (1021) shihen si fillimi i metodës moderne shkencore. Zhvillues tjerë të metodës shkencore llogariten edhe Geber, Ibn Sina, dhe Abū Rayhān al-Bīrūnī. Zhvillimi më i rëndësishëm i metodës shkencore, përdorimi i eksperimentimit dhe kuantifikimit për të dalluar mes teorisë garuese shkencore, u bë kryesisht me orientimin empirik që u paraqit nga shkencëtarët myslimanë.

Rosanna Gorini shkruan: Sipas shumicës së historianëve al-Haytham ishte pionieri i metodës moderne shkencore. Me librin e tijë ai ndryshoi kuptimin e termit optikë dhe themeloi eksperimentet si normë e dëshmimit në këtë fushë. Hulumtimet e tijë nuk janë të bazuara në teori abstrakte, por në dëshmi të eksperimentuara dhe eksperimentet e tijë ishin sistematikë dhe të përsëritshëm.”[18]

Metodat e mëhershme eksperimentale u zhvilluan nga Geberi (metodat për kimi), Muhammad al-Bukhari (metodat për histori dhe shkencën e hadithit),[14] al-Kindi (metodat për shkencat e tokës), Avisina (metodat për mjekësi), Abū Rayhān al-Bīrūnī (metodat për astronomi dhe mekanikë),[19] Ibn Zuhr (metodat për operim) dhe Ibn Khaldun (metodat për shkencat shoqërore). Zhvillimi më i rëndësishëm i metodës shkencore, i përdorimit të eksperimentimit dhe kuantifikimit për tu shquar nga teoria konkurruese shkencore e vënë në orientimin e përgjithshëm empirik, u paraqit nga shkencëtarët myslimanë.

Ibn al-Haytham, pionieri i optikës moderne,[20] përdori metodën shkencore për të arritur rezultatet e paraqitura në librin e tij Libri i Optikës. Në praktikë ai kombinoi vrojtimet, eksperimentimet dhe argumentet racionale për të treguar se teoria e tijë moderne e të pamurit, ku rrezet e dritës janë të emituara nga objekti e jo nga syri, që është shkencërisht saktë, e që në teorinë antike të të pamurit, përmbajtur nga Ptolemeu dhe Euklidi (ku mendonin se syri është ai që emiton rreze ndaj objektit) dhe ajo e përmbajtur nga Aristoteli (ku objektet emitojnë grimca kah syri) ishin gabim.[21] Dihet se Roger Bacon kishte njohuri mbi punën e bërë nga Ibn al-Haytham.

Ibn al-Haytham zhvilloi metoda rigoroze eksperimentale të testimit shkencorë të kontrolluar me qëllim të vërtetimit të hipotezës teorike dhe hamendjes induktive të mbështetur në dëshmi. Metoda shkencore e Ibn al-Haythamit ishte shumë e ngjashme me metodën shkencore moderne dhe përbëhej nga procedurat vijuese:[22]

  1. Vëzhgimi
  2. Paraqitja e problemit
  3. Formulimi i hipotezës
  4. Testimi i hipotezës duke përdorur eksperimentin
  5. Analiza e rezultateve të eksperimentit
  6. Interpretimi i të dhënave dhe formulimi i konkludimeve
  7. Publikimi i zbulimeve

Zhvillimi i metodës shkencore konsiderohet të jetë bazik për shkencën moderne dhe disa, posaçërisht filozofët e shkencës dhe shkencëtarët praktikë, i konsiderojnë hetimet e mëhershme të jenë para-shkencore. Për këtë arsye disa e konsiderojnë Ibn al-Haythamin si “shkencëtari i parë”.[23]

Në Modeli i Lëvizjeve, Ibn al-Haytham gjithashtu përshkruan një version të hershëm të briskut të Okamit, ku ai vë në veprim një numër minimal hipotezash duke marrë parasysh tiparet që e karakterizojnë lëvizjet astronomike, siç ai tenton t’i eliminojë nga modeli i tij planimetrik, hipotezat kosmologjike, të cilat nuk mund të vëzhgohen nga Toka.[24]

Referencat
14. Ahmad, I. A. (3 qeshor, 2002), The Rise and Fall of Islamic Science: The Calendar as a Case Study – anglisht, Faith and Reason: Convergence and Complementarity, Al Akhawayn University. Retrieved on 2008-01-31.
15. ””Vrojtoni natyrë dhe ndikoni mbi të.” – Kur’ani (cf. C. A. Qadir, 1990, ”Filozofia dhe Shkenca në Botën Islame”, Routledge, Londër), (cf. Bettany, Laurence, 1995, “Ibn al-Haytham: përgjigje në të mësuarit multikulturolo-shkencorë?”, ”Physics Education” ”’30”’: 247-252 247)
16. ”” Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi. – Kur’ani, Suretu El Israë 36
17. ””Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente. Kur’ani, Suretu El Bekare 164
18. Rosanna Gorini, 2003. “Al-Haytham the Man of Experience. First Steps in the Science of Vision”, ”International Society for the History of Islamic Medicine”. Institute of Neurosciences, Laboratory of Psychobiology and Psychopharmacology, Rome, Italy. – anglisht
19. Al-Biruni
20. R. L. Verma “Al-Hazen: father of modern optics”, ”Al-Arabi”, 8 (1969): 12-13. – anglisht
21. D. C. Lindberg, ”Theories of Vision from al-Kindi to Kepler”, (Chicago, Univ. of Chicago Pr., 1976), faqe. 60-7. – anglisht
22. Bradley Steffens, 2006. ”Ibn al-Haytham: First Scientist”, Morgan Reynolds Publishing, ISBN 1599350246. (cf. Bradley Steffens, “Who Was the First Scientist?”, ”Ezine Articles”.) – anglisht
23. Bradley Steffens, 2006. ”Ibn al-Haytham: First Scientist”, Morgan Reynolds Publishing, ISBN 1599350246. – anglisht
24. Roshdi Rashed, 2007. “The Celestial Kinematics of Ibn al-Haytham”, ”Arabic Sciences and Philosophy” ”’17”’, faqe. 7-55 [35-36]. Cambridge University Press. – anglisht

Përkthyer për projektin Wikipedia Shqip

Po këto i keni lexuar?