Autor: Skender Mustafi
Unë po rrija në qosh të hanit
Sa më doli dritë e bardhë
E ç‘po shndrisnin cuklat e janit
Jo tek unë, por ku kam ardhë
Këto fytyra e ky tren
Seç po i ngjajnë ardhmërisë
Por s’po më zinte vendi vend
Në mungesë të dashurisë
Unë po qaj e po përçyrrem
Them se vendi po m’ngritë peshë
Fjalë e gjeste fort po m’ndrydhin
S’ka mbetur gojë pa më përqeshë
Rend sa t‘duash e palë e palë
Punës vrapin s’mund ja ndalë
Kjo është shtylla e një vendi
një grushti shpirtrash të pa përdalë
Më zihet fryma edhe n’gjumë
E di se kodrat duhet me i ça
S’rrihet në pus ku shpirti s‘bën lum
Ç’ti bësh se interesi në ballë m’ka ra
Edhe fjalët mu kanë lidhë nyje
Si ku jam edhe atje
Po thonë gojat me gjith mënd
Sod s’je këtu, ti ishe dje
Ky jan i shqyer e me vrima
Ma zë frymën në fytyrë
Kur merr pusin e s’të ndal as britma
Por të thonë ti je mirë e mirë
Unë të them vëlla e ti vëlla
Për një fije të idealit
Unë kam kap botën e ti botën
Me ja futë në xhep djalit
Ka pjellë dije përmbi dije
Dije s’duhet, dije s’ka
Unë jam diell e rri nën hije
Qyqet prehës i kanë ra
Unë po shtrihem përmbi jan
Se e di se vi tek Ti
Mjerë ai që bukën e hanë
E për dheun s‘ka mërzi