Paint.NET: Ndarja e figurës nga fotoja

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Nëse ju pëlqen një pjesë e një fotografie, por jo e gjithë fotoja atëherë ju mund të e ndani atë pjesë në vete për ta hedhur në një prapavijë tjetër ose për ta bashkuar në një dizajn tjetër. Në këtë mësim do të shpalosim se si të përdorim përpunuesin falas të fotografive, Paint.NET, për të kryer veprimin.

  1. Hape foton e dëshiruar
  2. Tek “Tools” përzgjidhe mjetin “Magic Wand” (emrin e mjetit mund të e shihni duke kaluar mbi figurë me mi). Ky mjet është i përshtatshëm nëse pjesa që ju dëshironi të e shkëputni dhe mjetet tjera kanë kontrast mesatarisht të lartë, ose ngjyra të ndryshme.
    1. Me mjetin e përzgjedhur klikoni mbi pjesën që dëshironi të e grisni
    2. Pasi që të jetë përzgjedhur pjesa, nëse është e tëra që duhet grisur atëherë në tastierë shtyp “Delete” dhe pjesa griset.
    3. Vazhdo me pjesë tjetër nëse ka mbetur
    4. Nëse kanë mbetur pjesë të vogla atëherë rrite foton me mjetin “Zoom” që gjendet tek “Tools” dhe grisi pjesët e mbetura
  3. Nëse fotoja ka kontrast të dobët ose nga veprimet e mësipërme mjeti “Magic Wand” ua selekton edhe pjesën që nuk dëshironi të e grisni atëherë mund të përdorni mjetin “Rectangle“, “Lasso“, “Eraser” ose “Ellipse” që gjenden tek “Tools” për të grisur pjesët e mbetura.

Pasi që të keni realizuar grisjet dhe u ka mbetur vetëm figura e dëshiruar , atëherë ruajeni si PNG duke kaluar tek “File” ku në listë gjeni “Save as…” dhe tek dritarja e re nga “Save as type” përzgjidhni PNG. Ruajeni PNG sepse këto lloj foto nuk do të kenë prapavijë dhe mund të i përdorni më vonë për të dizajnuar edhe foto tjera si me Paint.NET ashtu edhe me programe tjera si Photoshop etj.

Vini Re: Përpunimi i fotove nuk nënkupton vetëm punën teknike dhe njohuritë rreth programit me të cilin punohen fotot. Më shumë është rreth përdorimit të ideve kreative, përdorimit të mjeteve në mënyrë efektive, kombinimi i mjeteve dhe efekteve e të tjera. Për më tepër përpunimi i fotove përmes më shumë se një programi për foto duke kombinuar efektet është edhe më i mirë.

Suksese!

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *