Si të bëj analizë SWOT?

Autor: Skender Mustafi

SWOT analiza është analiza e fuqive, dobësive, mundësive dhe rreziqeve të ndërmarrjes në raport me konkurrentët ose tregun në përgjithësi. Realizimi i analizës SWOT qoftë edhe për ndërmarrjet e vogla (psh. shitore) ndikon në të kuptuarit e gjendjes së ndërmarrjes dhe veprimi drejt gjetjes së mundësive për përmirësimin e kësaj gjendje nënkupton ngritjen e performancës së ndërmarrjes.
Si të realizoj SWOT analizën?

Për të realizuar një SWOT analizë të suksesshme duhet që të caktohet qartë fusha e realizimit të analizës me qëllim që analiza të jetë sa më reale dhe sa më e dobishme. Nëse qëllimi juaj është që të shihet raporti mes kompanisë dhe disa konkurrentëve të caktuar, atëherë hapi më i mirë është fillimisht identifikimi i konkurrentëve dhe pastaj realizimi i matjeve ne raport me secilin konkurrent. Njëjtë është edhe sa i përket analizës së segmenteve të caktuara të tregut. Realizimi i një analize të përgjithshme duke i marrë për bazë analizat specifike do të jepte një pasqyrë të biznesit në përgjithësi, kurse realizimi i kësaj analize pa analiza specifike si bazë do ishte më e komplikuar dhe më pak precize.

Pas caktimi të fushës së analizës atëherë duhet identifikuar të gjithë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në performancën e ndërmarrjes. Pas identifikimin të të gjithë faktorëve atëherë vije hapi i vlerësimit të tyre në raport me sektorët e përgjithshme të ndërmarrjes ose në raport me veprimet e ndërmarrjes në përgjithësi dhe grupimi i tyre.

Përfundim

Veprimi kryesor dhe më i rëndësishëm i realizimit të një SWOT analize është identifikimi dhe vlerësimi i faktorëve. Vetëm identifikimi i pjesës më të madhe të faktorëve të rëndësishëm dhe vlerësimi i drejtë i tyre paraqet një analizë të plotë dhe të suksesshme SWOT. Në të kundërtën, mos identifikimi i të gjithë faktorëve me peshë dhe vlerësimi i tyre i gabuar shpie në drejtim të gabuar të gjetjes së strategjive për përmirësimin e dobësive dhe rreziqeve dhe zvogëlon përfitimet në shfrytëzimin e fuqive dhe mundësive të ndërmarrjes.

Po këto i keni lexuar?