Paint.NET: Instalimi i shtesave (plugins)

Përgatiti: Skender Mustafi

Paint.NET ndër programet më të mira falas të cilët ndihmojnë përpunimin e fotove. Në këtë artikull do të mund të mësoni se si të instaloni shtesat (plugins) të cilat u mundësojnë realizimin e efekteve të ndryshme të cilat programi nuk i ka në instalimin e vetë origjinal.

Në Windows 7

  1. Kaloni tek “START” (pjesa e poshtme-majtas e monitorit)  dhe në fushën e zbrazët shkruani: “Paint.NET/Effects
  2. Si rezultat u shfaqet dosja “Effects“, klikoni mbi të.
  3. Ju tani keni kaluar tek dosja “Effects“, diku në pjesën “C:” të kompjuterit. Sidoqoftë, në këtë dosje i kopjoni skedat (ang: files) dhe jo dosjet e tyre. Skedat të cilat përmbajnë dosjet që tanimë i keni shkarkuar janë të formatit “.dll“. Pra i kopjoni të gjitha skedat dhe i hidhni tek dosja “Effects“.
  4. Nëse Paint.NET është i hapur, e mbyllni programin dhe e rihapni përsëri që të mund të i shfrytëzoni efektet.

Windows XP, Vista

  1. Kaloni tek “My Computer“, pastaj tek “C:
  2. Tek C: kërkoni “Program files“, hyni tek kjo dosje
  3. Tek dosja “Program files” kërkoni dosjen “Paint.NET“, hyni tek kjo dosje
  4. Në kokë të dosjes “Paint.NET” gjendet dosja “Effects“, hyni tek kjo dosje.
  5. Ju tani keni kaluar tek dosja “Effects“, Në këtë dosje i kopjoni skedat (ang: files) dhe jo dosjet e tyre. Skedat të cilat përmbajnë dosjet që tanimë i keni shkarkuar janë të formatit “.dll“. Pra i kopjoni të gjitha skedat dhe i hidhni tek dosja “Effects“.
  6. Nëse Paint.NET është i hapur, e mbyllni programin dhe e rihapni përsëri që të mund të i shfrytëzoni efektet.

Info: Shtesa për programin mund të gjeni tek: AnimGIF.dll

Po këto i keni lexuar?