Si të krijoj panoramë shpejt dhe lehtë?

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Përgjigja e titullit të këtij artikulli është: Shumë thjeshtë!

Pa humbur kohë më poshtë lexoni hapat që duhet të ndërmerrni për të përpiluar peizazhin tuaj.

  1. Shkarkoni softuerin falas: PanoramaPlus Starter Edition (më shumë informata rreth softuerit, shkarkimit të tij dhe instalimit të tij shihni tek KY LINK)
  2. Pasi të keni instaluar softuerin, hapeni atë.
  3. Me të hapur softueri u hapet dhe një dritare, klikoni “Start From Scrach” që gjendet tek kutiza “Create
  4. Me të realizuar veprimin e mësipërm u hapet një dritare e re për ndihmë. Nëse nuk u duhet ndihmë klikoni në pjesën e sipërme në anën e djathtë “CLOSE HELP” për të mbyllur atë.
  5. Tani jeni tek dritarja e punës. Nëse nuk u hapet automatikisht dritarja për të marrë fotot, atëherë tek shiriti sipër keni mundësinë për të vendosur fotot (një kutizë me disa foto shembuj dhe një +)
  6. Vendosni të gjitha fotot të cilat janë të ngjashme, pra të bëra në një hapësirë të caktuar
  7. Pasi të keni vendosur fotot, klikoni tek shiriti sipër ikonën (ikona duket sikur shirit filmi) për të krijuar panoramën.
  8. Prisni derisa softueri të e kryej, “magjinë”, bashkimin e fotove në panoramë
  9. Pasi që softueri ka realizuar veprimet, kaloni tek shiriti i parapëlqimeve dhe përzgjidhni: File → Create Panorama…, ose duke shtypur në tastierë Ctrl+3
  10. Meqë panorama nuk është në korniza normale (nëse nuk e pëlqeni ashtu, sepse shpesh edhe ashtu duket interesant), atëherë mund që panorama e ruajtur në formatin .JPG të e përpunoni me softuer tjetër, psh me Photoshop ose Paint.NET.

Suksese!

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *