Si të përfitoj nga rrjetet shoqërore?

0

Autor: Skender Mustafi

Definimi
Rrjetet shoqërore në internet janë sisteme të reja të shpërndarjes së informacioneve dhe takimit të njerëzve në hapësirën virtuale. Rrjetet shoqërore shihen ndryshe nga studiues të ndryshëm, rrjedhimisht edhe definohen ndryshe. Disa i definojnë rrjetet shoqërore si grupe njerëzish të ndërlidhur me grupe lidhjesh me kuptim të caktuar, të tjerët i definojnë si rrjete të mbyllura të “fjalës së gojës”, e disa të tjerë si Janell L. Carroll (2009) i definojnë ato si struktura të përbëra nga individët të cilët janë të lidhur ngushtë përmes institucioneve, shoqërisë e lidhjeve tjera të ndryshme.

Struktura
Rrjetet shoqërore gjithnjë e më shumë ndërlidhen mes vete (shih figurën) duke përdorur direkt ose indirekt mjetet që ofrojnë njëra tjetra. Kjo ndërlidhje, në rritje e sipër, ngritë varshmërinë e rrjeteve mes vete, për disa rrjete më pakë e për disa të tjera më shumë. Ngjeshja e ndërlidhjeve mes rrjeteve shoqërore ndikon edhe në rritjen e fluksit të informacioneve, kështu për shembull vetëm në Facebook përdoruesit kryejnë 30 miliardë redaktime në muaj (Facebook 2010), në Twitter realizohen më shumë se 90 milion “tuite” në ditë (TechCrunch 2010) etj.

Nëse shohim të gjitha statistikat e të gjitha rrjeteve më të mëdha në botë si Facebook, Twitter, Digg, MySpace, Bebo, Hi5, Orkut etj atëherë do të vërejmë se kemi të bëjmë me një fluks tmerrësisht të madh të shpërndarjes së informacioneve. Këto informacione në të shumtën e rasteve nuk na duhen. Nuk them se të gjitha informacionet janë të pa nevojshme, por neve nuk na duhen. Mund që këto informacione të jenë interesante, por përsëri janë të pa nevojshme.

Si të përfitoj nga rrjetet shoqërore?
Ja disa sugjerime se si të i shmangeni fluksit të madh të informacioneve dhe të përfitoni nga përmbajtja e rrjeteve shoqërore.
– Regjistrohuni vetëm në një ose më shumë rrjete shoqërore të cilat mbulojnë interesat tuaja në fushat e caktuara.
– Abononi vetëm shërbimet të cilat mbulojnë interesat tuaja.
– Lidhuni vetëm me pjesëtarë të rrjetit të cilët janë të lidhur me interesat tuaja.
– Nga faqet që u sugjerohen abononi vetëm ato që u sjellin dobi.
– Përdorni programe kompjuterike të cilat u ndihmojnë ndërlidhjen e rrjeteve shoqërore dhe sinkronizimin e materialeve në një vend dhe u lehtëson përdorimin e tyre.

Për çka nuk keni nevojë në rrjetet shoqërore?
Rrjetet shoqërore, siç përmendëm më sipër përmbajnë “gjithçka” dhe nga kjo “gjithçka” ju duhet të distancoheni duke u përqendruar vetëm në atë që është me vlerë dhe e dobishme.
Pra, konkretish në rrjetet shoqërore ju nuk keni nevojë:
– për lidhje të tepërta me persona të pa njohur, kjo nuk përkon me kuptimin shoqëri dhe nuk u sjell dobi. Numri i personave që ju i keni “shokë” nuk ka kuptim dhe as ju sjell dobi.
– për abonime pa nevojë
– për hapje të llogarive pa nevojë
– për përcjellje të faqeve pa nevojë
– për lidhje “shoqërore” me shumë vajza edhe atë “detyrimisht”, ose në anën e kundër me shumë djem. Kjo nuk ju sjell asnjë dobi.

Përfundim
Rrjetet shoqërore janë të dobishme nëse ne i përdorim në atë mënyrë dhe janë të dëmshme nëse ne i përdorim në atë mënyrë. Rrjetet shoqërore nuk na sjellin dobi nëse ne nuk e nxjerrim dobinë nga ato, nëse ne nuk komunikojnë në mënyrën e duhur me ato. Ato na kursejnë kohë dhe të holla në studim të situatës si dhe në marrje të vendimeve të ndryshme, duke na ofruar informata me vlerë rreth, pothuajse, të gjitha pyetjeve që kemi.

Referencat
– L. Carroll, Janell, Sexuality Now: Embracing Diversity, Edicioni 3, Botues “Cengage Learning”, 2009, ISBN 0495602744 dhe 9780495602743, faqe 629
– Facebook, Press Room: “Statistics”, http://www.facebook.com/press/info.php?statistics, Së fundi vizituar më 17Janar, 2011.
– Leena Rao, Twitter Seeing 90 Million Tweets Per Day, 25 Percent Contain Links, Shtator 2010, http://techcrunch.com/2010/09/14/twitter-seeing-90-million-tweets-per-day/, Së fundi vizituar më 17Janar, 2011.

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakJezui: Mësuesi i Inspiruar (dosje)
Artikulli tjetërVlera e emrit të Web faqes
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *