Enti statistikor i Maqedonisë së Veriut ka hapur faqen https://census.stat.gov.mk/al/ ku mund të regjistroheni edhe ju. Duke parë nevojën për mbështetje teknike po bëj përshkrimin e hapave të regjistrimit.
Autor: Skender Mustafi
Hapi i parë është të regjistruarit në faqen zyrtare. Këtë e bënë vetëm një anëtar i familjes.
Fushat kryesore të regjistrimit janë më poshtë. Për ata që nuk e dinë, numri amë është numri i dalë nga ditëlindja dhe numër personal i çdo banori të Maqedonisë së Veriut. Këtë numër mund të e gjeni në dokumente personale si pasaporta, letra e njoftimit, certifikata e lindjes, vërtetimi i shtetësisë e certifikata e kurorëzimit.
P.S. Për secilin anëtarë që planifikoni të e regjistroni duhet të keni numrin amë.
Pasi të jeni regjistruar në postën elektronike pranoni një porosi. Në këtë porosi ju vije edhe fjalëkalimi (passwordi) përmes të cilit kyçeni në faqe. Faqja e kyçjes duket si më poshtë.
Pasi të kyçeni hapet kutia ku kërkohet të fusni numrin e anëtarëve të familjes. Ju mund të shtoni të gjithë anëtarët e tjerë të familjes pa mos patur nevojë për të hapur llogari në këtë faqe. Nëse keni shtuar numrin më të madh ose më të vogël, mos keni dert. Ju mund të shtoni ose largoni vende për regjistrim duke vepruar në anën e majtë poshtë ekranit tuaj, këtë do ta sqaroj më poshtë.
Pasi të keni ruajtur numrin të cilin dëshironi të regjistroni hapen fushat për regjistrim ku mund t’i regjistroni anëtarët një nga një. Faqja duket si më poshtë.
Ju jepni numrin e anëtarëve në dy fushat e para dhe fusha e fundit mbetet 1 sepse jeton një familje në shtëpi. Pasi të keni ruajtur këto të dhënat u hapet faqja e regjistrimit të anëtarëve një nga një. Më poshtë shihni listën e fushave në anën e majtë dhe në mes fushat për regjistrimin e personit të parë.
Në regjistrim një anëtarë luan rolin e të zotit të shtëpisë dhe të gjithë anëtarët e tjerë janë të lidhur me të në një formë të caktuar. Më poshtë do të sqaroj edhe këtë gjatë sqarimit të fushave veçmas.
Në mes të faqes filloni regjistrimin e një anëtari duke mbushur fushat. Sa u përket fushave zgjedhore (opsionale) nuk u kisha preferuar të merreni me to. Thjeshtë i injoroni. Fatkeqësisht fushat si komuna, vendbanimi, rruga janë në gjuhën maqedonase, do të thotë të pa përkthyera në shqip. Nëse keni vështirësi për të gjetur informacionet tuaja atëherë e pyesni një të afërm ose e përktheni tekstin në Google Translate nga shqip në maqedonisht dhe mund të e krahasoni për të gjetur adresën tua.
Vini re gjatë plotësimit të fushës: “Raporti ndaj personit që udhëheqë ekonominë familjare”. Këtu duhet të keni një plan familjar dhe të përcaktoheni kë e vëni në çfarë roli që të mos keni probleme gjatë shtimit të anëtarëve tjerë.
Nëse jeni ju kryefamiljari atëherë e përzgjidhni fushën: “Kryefamiljari/personi referues”. Nëse jeni fëmij i ti, atëherë fushën “Vajzë, djalë,…”. E kështu me radhë. Për çdo anëtarë përcaktoni raportin lidhur me këtë person.
Vini Re: Fjala është çka është personi që po regjistrohet për kryefamiljarin dhe jo çka është kryefamiljari për të.
Pasi të keni plotësuar këto fusha i ruani ato dhe kaloni në faqen e migrimeve. Vini Re: Vendi i lindjes për gratë mund të jetë i ndryshëm.
Pasi të keni plotësuar dhe ruajtur faqen e migrimeve kaloni tek faqja e statusit martesor dhe informacionet tjera. Në këtë faqe, sikur edhe në faqen e parë kemi disa fusha të rëndësishme të pa përkthyera. Në këtë rast unë i kam plotësuar ato kështu që mund të i krahasoni me tuajat sa i përket gjuhës, përkatësisë etnike e fetare. Për më shumë shihni foton më poshtë.
Pasi të keni plotësuar këto të dhëna kaloni tek karakteristikat arsimore. Me keqardhje duhet të u them se shumica e fushave në këtë faqe janë të pa përkthyera dhe nuk di se si mund të u ndihmohet përveç ndokujt që njeh maqedonishten. Meqë janë informacione dytësore dhe kemi mbetje profesionale në nivel shtetërorë atëherë nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të u them të klikoni një profesion cilindo qoftë.
Në këtë faqe keni shkollimin që keni kryer dhe atë që jeni duke kryer, do të thotë duhet t’i dalloni në përzgjedhje.
Pasi të keni plotësuar faqen e arsimimit kaloni tek faqja ekonomike ku plotësoni tri fushat përkatëse. Dhe me këtë fushë përmbyllet regjistrimi i një anëtari të zakonshëm.
Pasi të keni regjistruar anëtarin e parë hapet faqja për të regjistruar anëtarët tjerë. Kështu i regjistroni ata një nga një. Për pensionistët dhe të moshuarit formulari ka pyetje tjera por ato janë të thjeshta dhe kanë lidhje me moshën dhe shëndetin e tyre.
Vini re: Pasi të keni përfunduar regjistrimin mos përmbyllni atë nëse mendoni se keni nevojë për të përmirësuar ndonjë informacion. Pasi të keni përmbyllur regjistrimin nuk do të keni më mundësi të përmirësoni informacionet e regjistruara.
Suksese!