Si të shkarkoj video nga Youtube?

Autor: Skender Mustafi

Falë angazhimit të shumë programuesve të sferave të ndryshme janë paraqitur shumë mundësi të cilat thjeshtëzojnë dhe lehtësojnë shkarkimin e videove nga Youtube dhe nga shumë qendra tjera multimediale. Gjithashtu disa nga aplikacionet mundësojnë konvertimin e videove në formate të ndryshme.
Ka disa mënyra për shkarkimin e këtyre lloj videosh.
youtube-logo(2)

  1. Përmes shtesave (add-on) të shfletuesve tuaj (Firefox, Opera, Safari ose Explorer)
  2. Përmes faqeve të internetit
  3. Përmes programeve kompjuterike

Radhitjen e kam bërë varësisht nga lehtësia e përdorimit dhe siguria e instalimit ose përdorimit.

  1. Shtesat e shfletuesve janë instrumentet më të përshtatshme dhe më të sigurta për përdorim pasi që në njërën anë testohen nga ekipet e shfletuesve dhe nga ana tjetër votohen nga përdoruesit për efikasitetin e tyre. Këto shtesa janë të lehta për përdorim dhe çdo herë që hasni në ndonjë video gjatë shfletimit shtesa u lajmëron për mundësinë e shkarkimit duke paraqitur ndonjë ikonë ose duke ju paraqitur një nyje kur shtypni me të djathtë.

Shtesa për FireFox
Video DownloadHelper
Easy YouTube Video Downloader
DownThemAll!
Ant Video Downloader with embedded FLV Player
1-Click YouTube Video Download
Flash Video Downloader (Youtube Downloader)
Download YouTube Videos + Flash Video Downloader / Download-Helper
YouTube to MP3

Shtesa për Google Chrome
Google Chrome lejon zhvillimin e shtesave tjera, por jo te shtesave të cilat mundësojnë shkarkimin e videove nga Youtube.

Shtesa për Internet Explorer
YouTube Downloader
Get Videos from YouTube
FlashCatch Video Downloader

Shtesa për Opera
FastestTube – YouTube Video Downloader
Download Media Bar
Sciagaj.org Downloader
YouTube Downloader

Shtesa për Safari
YouTubevideodownloader for Safari

Faqe ku mund të shkarkoni direkt video nga Youtube:
KEEPVID
Download Youtube Videos
VideoDownloadX
Download Youtube Videos

Programe kompjuterike që mundësojnë shkarkimin e videove nga Youtube:
Xilisoft Download YouTube Video
YouTube Downloader
SaveTubeVideo
Youtube Downloader HD

Po këto i keni lexuar?