Si ti bëj dosjet të pa dukshme?!

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Si gjithmonë sistemi operativ Windows është përplot fshehtësi, truqe, të cilat mund të shfrytëzohen për veprime të llojllojta. Veprimi që do të sqaroj më poshtë nuk është i ri, por me mundësi për veprim edhe në versionet më të hershme të sistemit operativ Windows (pra më herët se Windows 8, e 7).

Këtu nuk bëhet fjalë për fshehjen e zakonshme të dosjeve që bëhet duke shtypur me të djathtën e miut mbi dosjen e caktuar, pastaj duke kaluar tek Properties dhe së fundi tek dritarja e hapur tek General duke përzgjedhur Hidden. Këtu bëhet fjalë për “zhdukje të dosjes” e cila nuk mund të bëhet Unhidden.

Hapat e veprimit

  1. Klikoni mbi dosjen e caktuar
  2. Shtypni F2 në tastierë (do të shihni se është hapur fusha për riemërim të dosjes)
  3. Në tastierë shtypni ALT + 0160 (pas këtij veprimi emri i dosjes është fshehur)
  4. Klikoni me të djathtë mbi dosje
  5. Tek shiriti i urdhrave klikoni mbi Properties
  6. Tek dritarja e hapur kaloni tek kutiza Customize
  7. Tek kutiza Customize klikoni mbi Change icon…
  8. Tek dritarja e hapur së fundi shihni në mesin e ikonave gjenden  fusha të zbraza, përzgjidhni një.
  9. Klikoni nëpër dritaret e hapura OK

Mbajeni mend, ju gjithmonë mund të e gjeni dosjen tuaj në vendin të cilin tani e keni fshehur duke përzgjedhur hapësirën me mi ose duke shtypur në tastierë CRTL+A.

Suksese!

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak20 jQuery shtesa për të rregulluar faqen tauj…
Artikulli tjetërProblem me “drajverët”?
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *