Si t’i bllokoj faqet e pa dëshiruara?

Ne kemi arsye të shumta të cilat na shtynë thuajse çdo ditë të largojmë faqe të pa dëshiruara dhe asnjëherë të mos na paraqiten parasysh. Ekzistojnë forma të ndryshme, të cilat mund të përdoren për të bllokuar këto faqe edhe atë përmes shfletuesve dhe shtesave të tyre, programeve të specializuara kompjuterike si dhe përmes vetë sistemit operativ.

Bllokimi i faqeve përmes sistemit operativ

  1. Kaloni tek C:WINDOWSsystem32driversetc
  2. Kërkoni ‘hosts’
  3. Hapeni skedarin e sipër përmendur duke përdorur redaktues përmbajtës tekstesh (psh përmes Notepad, WordPad, Notepad++ etj.)
  4. Nën komentin (komenti është kodi i cili ka në fillim shenjën #) shtoni faqet të cilat dëshironi të i bllokoni
  5. Ne pjesë e më poshtme duhet vendosur IP adresa e faqes dhe emri i faqes p.sh. 216.151.168.26    netlingo.com
  6. Gjithmon fillimisht IP pastaj emri dhe duhet të jenë të ndara me sëpaku një hapsirë. (Për të gjetur IP adresën mund të përdorni këtë faqe: SelfSEO.)

Bllokimi i faqeve të pa dëshiruara në FireFox
Për të bllokuar faqet e pa dëshiruara tek shfletuesi FireFox duhet të instaloni shtesën FoxFilter dhe të veproni sipas këshillave për përdorim të shtesës. Shtesën mund të e shkarkoni këtu: FoxFilter.

Bllokimi i faqeve të pa dëshiruara në Internet Explorer (IE)
IE ofron një pjesë të posaçme ku mund të i shtoni faqet e pa dëshiruara. Për të realizuar këtë, pasoni hapat e mëposhtëm.

  1. Kaloni tek IE : “Tools” dhe përzgjidhni “Internet Options”
  2. Kaloni tek blloku “Content” dhe përzgjidhni “Enable”. Në tanimë e keni aktivizuar atëherë kaloni tek “Settings”.
  3. Në dritaren e hapur kaloni tek “Approved Sites”
  4. Tek fusha “Allow this website” vendose emrin e faqes së pa dëshiruar dhe shtype “Never”.
  5. Ju mund të bllokoni vetëm linqe nga faqja psh. faqja.com/faqja.html ose nëse dëshironi të e bllokoni faqen në tërë atëherë shkruani *.faqja.com
  6. Pasi që të keni vendosur faqet e dëshiruara u hapet një dritare e cila u kërkon të vendosni fjalëkalim (password) për të ruajtur ndryshimet. Ju e vendosni fjalëkalimin e dëshiruar dhe një përshkrim në kutizë dhe veprimi kryhet.
  7. Më pastaj përmes “Settings” mund të i largoni ose të i shtoni faqet e pa dëshiruara.

Bllokimi i faqeve përmes programeve kompjuterike
Bllokimi i faqeve mund të bëhet edhe përmes programeve kompjuterike të cilët mbështesin shfletues të ndryshëm, kështu që cilido shfletues që të përdoret faqet janë të bllokuara. K9 Web Protection është nga programet falas që mundëson këtë veprim. Përparësia e programeve të këtilla kompjuterike nga ajo e bllokimit të drejtë përmes shfletuesve është mundësia e manipulimit me të dhënat si psh bllokimi i faqeve për disa ditë të caktuara të javës dhe lejimi në disa ditë tjera etj.

Po këto i keni lexuar?