Paint.NET: Ndryshimi i madhësisë së fotos

0

Përgatiti: Skender Mustafi

Me këtë mësim të parë po hapim serinë e mësimeve për të përdorur Paint.NET, program FALAS për përpunimin e fotove. Është mase e nevojshme që mësimet të jenë të përshtatshme për lexuesit kështu që përqendrimi do të jetë në përgjigjen e kërkesave të lexuesve si dhe shtjellimin e veprimeve dhe efekteve më të ndërlikuara.
Si t’i ndërroj madhësinë e një fotoje? Pra, ju mund të keni nevojë që një foto të e lartësoni, të e zgjeroni ose që të dy veprimet të i realizoni për nevoja të ndryshme. Vini re, fotoja e cila rritet në një mas të madhe ndryshon kualitetin si dhe humb kualitetin.

  1. Hape programin Paint.NET
  2. Kalo tek “File” dhe në listë kliko “Open” dhe nga dosja (folderi) që ke hape foton. Ose i njëjti veprim mund të kryhet duke kaluar tek dosja dhe duke kapur foton me mi dhe duke hedhur në Paint.NET.
  3. Pasi të keni hapur foton kaloni tek “Image” dhe në listë gjeni “Resize“.
  4. Në dritaren e hapur mund të realizoni zgjerimin, lartësimin ose rritjen proporcionale të fotos
    1. Rritja proporcionale: Tek pjesa “Pixel size” gjendet “Width” për gjerësi dhe “Height” për lartësi, pra ju i ndërroni njërë sipas dëshirës dhe tjetra ndërron proporcioanlisht.
    2. Rritja jo proporcionale: Tek “Pixel size” e ç’selektoni “Maintain aspect ratio” dhe pastaj i ndërron “Width” dhe “Height” sipas dëshirës.
    3. Zgjerimi: Tek “Pixel size” e ç’selektoni “Maintain aspect ratio” dhe pastaj i ndërron vetëm “Width” sipas dëshirës.
    4. Lartësimi: Tek “Pixel size” e ç’selektoni “Maintain aspect ratio” dhe pastaj i ndërron vetëm “Height” sipas dëshirës.
  5. Pasi të keni realizuar njërin nga veprimet kaloni tek “File” dhe në listë e gjeni “Save as
  6. Në dritaren e re tek fusha “File name:” i shënoni emrin fotos dhe përcaktoni dosjen ku dëshironi të e ruani. Nëse dëshironi që të e ruani foton me të njëjtin emër sikur para ndryshimit dhe në të njëjtën dosje atëherë shtypni “Save” ose në tastierë “CTRL + S

Suksese!

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *