Si t’i ngarkoj shtesat (plugins) e programuara tek baza në WordPress?

Përgatiti: Skender Mustafi

Një nga problemet më të mëdha gjatë kërkimeve që kam bërë për të mësuar mënyrën e ngarkimit të shtesave (plugins) të thjeshta që programova për WordPress ishte ngarkimi i tyre tek baza e të dhënave të WordPress.org. Përshkrimi, tek faqja zyrtare, i mënyrës për të bërë këtë veprim ishte shumë koklavitës. Madje edhe artikujt e ndryshëm të paraqitur në blogje të ndryshme në anglisht ishin po të të njëjtit nivel të koklavitjes. Përfundimisht arrita të gjejë një mënyrë të thjeshtë për të realizuar vetë dhe për të sqaruar për të tjerët.

Para se të paraqes hapat e veprimit le tu përkujtojë se ngarkimi i shtesave tek WordPress.org dhe jo tek hosti juaj ose tek ndonjë hapësirë tjetër është veprim më i mirë sepse në një kohë që ju programoni version të ri të shtesës dhe e ngarkoni tek WordPress, faqja juaj automatikisht u njofton për versionin e ri, gjë që nuk ndodhë nëse shtesën e keni të ngarkuar tek faqja juaj.

Pra më poshtë mund të përcillni hapat të cilat duhet t’i kaloni për të publikuar shtesat tuaja tek faqja zyrtare e WordPress.

  1. Programoni shtesën tuaj (plugin).
  2. Krijoni një dokument readme.txt sepse është dokument i domosdoshëm (shkarko shembullin e shfrytëzuar për një shtesë që kam programuar: [Download not found]). Dokumenti mundëson njohjen e shtesës suaj nga sistemi i WordPress.org si dhe bërja e dallimit mes versioneve. Për të kontrolluar nëse këtë dokument e keni përgatitur siç duhet, atëherë e kontrolloni përmbajtjen e tij këtu.
  3. Aplikoni për të publikuar shtesën tuaj. Për të realizuar këtë veprim duhet të jeni i regjistruar tek WordPress. Pasi të jeni regjistruar kaloni tek formulari i thjeshtë dhe aplikoni. Brenda disa orësh do të pranoni përgjigje nëse shtesa juaj është aprovuar (mos aprovimi mund të ndodhë për shkak të përmbajtjes fyese ose provokuese të shtesës).
  4. Pasi të u është aprovuar shtesa, ju pranonin një e-mail nga WordPress.org me linkun ku mund të ngarkoni shtesën. Linku duhet të jetë si vijon: http://plugins.svn.wordpress.org/emri-i-shteses/.
  5. Për të ngarkuar shtesën, thjeshtë shkarkoni softuerin i cili është programuar për këtë çështje: Tortoise SVN.
  6. Pasi të keni instaluar programin, tek kompjuteri juaj hapeni një dosje të zbrazët, ku më vonë do të vendosni materialet e shtesës.
  7. Hyni në dosje dhe kudo klikoni me të djathtën. Në listë përzgjidhni “SVN Checkout…” . Tek dritarja e re që u hapet vëreni 2 hapësira, sipër është ku duhet të vendosni linkun e shtesës (të pranuar në e-mail) dhe poshtë automatikisht paraqitet linku i dosjes suaj në kompjuter. Pasi të keni vendosur linkun e shtesës klikoni OK dhe prisni derisa në dritaren e re të shihni që 3 dosje janë shkarkuar nga WordPress.org.
  8. Tani, vendosni skedat e shtesës që keni programuar tek dosja “trunk“. Pasi të i keni kopjuar skedat, kudo në dosje klikoni me të djathtën dhe përzgjidhni “SVN Commit…“. Tek dritarja që hapet mund të përzgjidhni se cilat skeda dëshironi të i ngarkoni.
  9. Me të iniciuar ngarkimin e skedave softueri u kërkon ID dhe fjalëkalimin (passwordin), këto janë të njëjtat me të cilat jeni regjistruar tek WordPress.org.
  10. Me veprimin 9 brenda disa minutash (5-10) shtesa juaj do të gjendet tek WordPress.org me mundësi për shkarkim publik.

Si t’i ngarkoj versionet e reja të shtesave?

  1. Kaloni tek dosja e shtesës suaj dhe kaloni tek nëndosja “branches“.
  2. Tek kjo nëndosje hapeni një dosje me versionin e kaluar të shtesës. Shembull nëse versioni i kaluar i shtesës është 1.0 dhe versioni i ri 1.1, atëherë hapeni dosjen vetëm me emrin 1.0.
  3. Tek kjo dosje ngarko dokumentet e versionit 1.0, kurse tek dosja “trunk” dokumentet e versionit të fundit.
  4. I ngarko dokumentet e të dy dosjeve.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?