s’ka sikur Ti

0

unë për Ty jam lindur
pastaj dëshmova për Ty
u zgjova, eca, fola, qesha …

mora botën në sy

bredha rrugëve e rrugicave
e rrita dhe ruajta veten
ndoshta diçka bëra edhe për Ty
(shpresoj që nuk kam harruar)

tani që jam plakur, thinjur, tretur
jam heshtur, mekur, humbur
jam kthyer doemos tek Ti

ngadalë
duke Të shikuar me sy fajtori

kam vendosur kokën prehrin e mëshirës Sate

dhe po pres
të më pranosh e të më falësh

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakImam Ebu Hanife dhe humbësi i thesarit
Artikulli tjetërzbrazët
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *