Modeli i biznesit me strukturë të ndarë

Përgatiti: Skender Mustafi

Modeli i biznesit me strukturë të ndarë ( anglisht: Unbundled business model) paraqet një model biznesi i cili përbëhet nga tri struktura të cilat janë të ndara në mënyrë që të anashkalohen konfliktet mes aktiviteteve në to. Të tri strukturat në fjalë në baza funksionale janë lloje të ndryshme të biznesit të cilat mund të ekzistojnë përbrenda një lloji të biznesi ose/dhe të kombinohen dy nga ato, varësisht nga nevoja e biznesit të caktuar.

[Download not found]

Të tre llojet e biznesit të trajtuara tek modeli i ndarë i biznesit janë:

  1. Marrëdhëniet me Konsumatorët – ka të bëjë me hulumtimin e konsumatorëve dhe ndërtimin e marrëdhënieve me ato
  2. Inovacioni i Produkteve – nënkupton prodhimin e produkteve/shërbimeve të reja
  3. Infrastruktura – nënkupton ndërtimin dhe menaxhimin e një strukture të sofistikuar e cila mundëson realizimin e rrjedhshëm të proceseve të vazhdueshme dhe të përsëritshme në organizatë

Duhet pasur parasysh që secili nga këto lloje të biznesit kanë përparësi të ndryshme ekonomike, konkurruese dhe kulturore. Në këtë këndvështrim organizata duhet vlerësuar strategjinë e përcaktimit nëse do të realizojë të gjithë llojet e biznesit përbrenda strukturave të veta ose do të huazojë një (ose/dhe dy – kjo mund të ndodhë në biznese të cilat janë shumë të shtrenjta në implementim dhe mirëmbajtje) nga ato nga partnerët e biznesit.

Shembull i strukturës së ndarë të modelit të biznesit janë industritë e industrisë së telefonisë celulare të cilat së fundi përqendrohen në ndërtimin e Marrëdhënieve me konsumatorët dhe inovacionin e produkteve, kurse për ndërtimin e infrastrukturës përqendrohen në shërbimet e partnerëve të specializuara në atë drejtim, veprime të cilat në përcaktimin e vlerës korrespondojnë me intimitetin e konsumatorëve, udhëheqjen e produktit dhe përsosmërinë e veprimeve (Anderson, Healey, & Locke, 2005). Për më tepër, ky lloj i modelit të biznesit është i përshtatshëm për ofruesit e shërbimeve të menaxhimit të të dhënave publike pasi që palët e interesuara për shpërndarjen e të dhënave  dhe implementimi dhe menaxhimi i teknologjisë për menaxhimin e të dhënave kanë ndërlidhje specifike e cila mund të shpërndahet përbrenda kompanisë në departamente të ndara ose mes partnerëve dhe partnerëve strategjik (Mustafi 2012).

Përmbledhje
Pikat më të rëndësishme që duhet kuptuar gjatë trajtimit të këtij lloji të modelit të biznesit janë:

  • Përcaktimi i qartë i përbërjes së bizneseve dhe ndarja e qartë e tyre mes vete duke i “pavarësuar” nga njëri tjetri që të krijohet fleksibilitet maksimal i cili fleksibilitet mundëson përcaktimin e përgjegjësve për realizimin e aktiviteteve në secilin nga llojet e biznesit
  • Hulumtimi i secilit nga bizneset nga këndi i biznesit të kompanisë që të mund të përcaktohet/parashihet vlera e cila mund të krijohet nga secili lloj i biznesit si dhe përcaktimi/parashikimi i vlerës e cila do të krijohet me realizimin e të gjitha bizneseve përbrenda kompanisë.
  • Përcaktimi në realizmin e kombinimit i cili i mundëson kapjen maksimale të vlerës nga ana e kompanisë. Pra kjo nënkupton njohjen e segmenteve të konsumatorëve, llojeve të marrëdhënieve, aktivitetet kyçe të kompanisë, resurset kyçe të kompanisë, marrëdhëniet me partnerët e të tjera, të cilat do të mundësojnë përcaktimin për realizimin e bizneseve që ofrojnë vlerën maksimale, gjetjen e partnerëve dhe përcaktimin për partnerët më të përshtatshëm për realizimin e pjesëve të mbetura të biznesit në mënyrë që të kapet vlera maksimale nga zhvillimi i biznesit në tërësi.

Referencat
– Anderson, B. P., Healey, G., & Locke, M. (2005). When operational excellence meets customer intimacy. The Journal of Europe’s Centre for Business Leaders, (November).

– Mustafi S. (2012), Business Models Regarding the Data Management in “smart” Cities, Masters Thesis, University of Applied Sciences Northwestern Switzerland

Po këto i keni lexuar?