qeni dhe ujkonja

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Duke ndjekur ujkonjën, qeni mburrej për shpejtësinë e këmbëve të dhe të fuqisë së vet. Ai mendonte në të vërtetë, se ulkonja ikte pse frikësohej nga ai. Atëherë ajo u kthye e i tha qenit: – Nuk frikësohem unë prej teje, por prej zotërisë tënde.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Lexo më shumë

arra

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Një dru arre që ishte buzë rrugës, kishte dhënë shumë fryte. Kalimtarët, për shkak të frytit, ia thyenin degët me gurë dhe shkopinj. Prandaj ajo tha e pikëlluar: – Sa fatkeqe që jam! Pikërisht ata, të cilët i gëzoj me frytet e mia, ma shpërblejnë me të keqe. Përrallëza qorton mosmirënjohjen dhe njerëzit që e kthejnë të mirën me të keqe.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Lexo më shumë

Dhija e gomari

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se nuk mund të ecën me këmbët e veta dhe të rrëzohet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t’i japin pushim. Ai u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëzua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha…

Lexo më shumë

Maçorri dhe minjt

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Në një shtëpi kishte shumë minj. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe qëndroi që t’i gjuajë e t’i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t’i zinte më, maçorri e ndau mendjen t’i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha: – I dashuri im, nuk do t’ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes. Përrallëza tregon…

Lexo më shumë

çuni dhe fati

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Njëherë një çun po flinte afër një pusi. Fati iu afrua dhe nisi t’i flasë me zë të lartë – Çohu dhe largohu prej këndej që të mos biesh në pus, sepse atëherë të gjithë do të më shajnë mua. Porosia: Shpesh herë nga mendjelehtësia jonë bijmë në fatkeqësi, dhe atëherë ia lëmë fajin fatit. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Lexo më shumë

qentë e dhelpra

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Qentë gjetën një ditë një lëkurë luani të rrjepur dhe filluan të e bëjnë copë-copë. Dhelpra e pa këtë e u tha: – Sikur ky luan të ishte gjallë, do ta ndienit se kthetrat e tij janë më të forta se dhëmbët tuaj. Përrallëza flet për ata që përbuzin njerëzit e shquar, kur këta humbin lavdinë. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Lexo më shumë