Akti dhe arti i lutjes

Shumica nga ne e ndërlidhin lutjen me qetësinë dhe reflektimin e qetë në një vend larg hutisë dhe zhurmës së jetës së përditshme. Si komunikim personal ose lutje ndaj Hyjnisë, lutja parimisht kuptohet si përfshirje e shpirtit. Megjithatë, në shumicën e traditave shpirtërore, lutja besohet të jetë më e fuqishme kur në vete ngërthen lëvizjet e përsëritshme fizike dhe fjalët. Përgatitja për lutje shpesh përfshinë ndonjë formë pastrimi me ujë. Lutësit Shinto i pastrojnë duart dhe shpërlajnë gojën para kumbimit të kambanës ose duartrokasin për të tërhequr vëmendjen e zotit.…

lexo më tepër