Ma mbush një akullore, një fyll “sonçoklet” dhe mos më çaj trapin

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 4 minuta Autor: Skender Mustafi MSc. BIS & BSc. BA Nëse vërtetë më ka mësuar diç kurbeti janë: dhimbja për vendlindje dhe dhimbja për njerëzit që jetojnë në atë tokë sepse vetëm së bashku kanë kuptim të plotë, njohja e vetes dhe njohja e shoqërisë sime nga e cila vijë sepse të harruarit e faktit të prejardhjes pamundëson njohjen e vendit dhe shoqërisë në të cilin gjenden, mbrojtja e identitetit tim sepse ikja nga identiteti për të marrë një identitet tjetër të lë pa identitet. Sa i përket kësaj pikës së fundit…

Lexo më shumë

Ish luftëtarët janë pjesë e popullit tonë!

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 3 minuta Autor: MSc. Skender Mustafi Përgjigje ndaj shkrimit: “Veteranët dhe zgjidhja e problemit të tyre.” nga Driton Smakaj Veteranët e luftës parimisht nuk janë njëkohësisht dhe politikanë. Kjo është dëshmuar me rrjedhat politike në Kosovë, të cilat akoma nuk kanë të ndalur. Rrjedha pa vlera. Aq më shumë, ata nuk janë as ekonomistë. Në fakt, nga përvoja e pas luftës mund të kërkohej nga qeveria që të lirohet nga korrupsioni së paku sa i përket angazhimit të ish luftëtarëve në biznes, ose/dhe në zhvillimin e politikave të drejta të biznesit. Politika…

Lexo më shumë

Libri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 5 minuta Autor: MSc. Skender Mustafi “Libri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet” – John Ruskin Libri “Fikhu Islam – Dispozita nga Namazi, Agjërimi, Zeqati dhe Haxhxhi” ia vlen të blihet dhe lexohet. Dekadën e fundit jemi fundosur nga më të shumtat informacione të fabrikuara, të pa fabrikuara, të forta, të dobëta, të mesme, e të shumë llojeve tjera. Përkundër që kemi paketuar informacionet sipas forcës, fatkeqësisht akoma nuk kemi instrumente për të matur atë (forcën). Se si është realizuar matja dhe si është bërë paketimi, mos më pyesni. Shpesh herë jo…

Lexo më shumë

Përballë paditurisë së gazetës Express

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 6 minuta Autor: Skender Mustafi Për të mos i marrë kohë vetes sime me këso lloj thash e theme do të përpiqem të jem sa më i pakët në fjalë dhe i prerë në vlerësime, sigurisht duke u përqendruar tek te e vërteta dhe faktet. Me këtë reagim i drejtohem autorit anonim të artikullit “EKSKLUZIVE: JA EMRAT E PROFESORËVE TJERË QË KANË PUBLIKUAR PUNIME NË REVISTA KORRUPTIVE-SHKENCORE” tek GazetaExpress (referenca: http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/C6/?cid=1,15,132765) dhe gjithashtu të gjithë mendjelehtëve të cilët me nxitim kanë marrë dhe ripublikuar këtë artikull nëpër portalet e tyre ose edhe kudo…

Lexo më shumë

Koha e lirë

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Shkruan: Skender Mustafi Të kuptuarit e vlerës së madhe që ka koha e lirë, të përmendurit të kësaj ndaj të tjerëve, si dhe numërimi i punëve të mira që të tjerët realizojnë në kuadër të kohës sonë të lirë nuk nënkupton se ne kemi shlyer përgjegjësinë që kemi për të shfrytëzuar kohën e lirë. E vetmja gjë e cila shlyen obligimin ndaj kohës së lirë është puna. Të folurit rreth veprave të mira të të tjerëve nuk është punë meqë veprat e tyre flasin vetë. Ne duhet të punojmë dhe…

Lexo më shumë

Besimi në shkencë

Koha nevojshme për ta lexuar shkrimin, rreth 1 minutë Shkruan: Skender Mustafi Edhe zhvillimi vargor shkencor bazohet në besim. Po të mos ishte kështu, zhvillimet e tanishme teknologjike jo që do të kishin këtë shpejtësi që kanë sot, por madje nuk do të mund të shihnin asnjëherë dritën në shumë pika. Kjo është thjeshtë për shkak të nevojës, në gjendje mos besimi, për të vërtetuar çdo të arritur nga shkencëtarët paraprirës. Në këtë pikë nuk mjafton pohimi “por është vërtetuar në aspekt shkencor” sepse është i ngritur mbi besim, por vetëm pohimi “kam vërtetuar argumentimin shkencor”. Sipas kësaj çdo…

Lexo më shumë