Dhia e bariu

Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asnjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t’i lutet që të mos i kallëzojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjigj: Je vërtetë më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t’i treguar. Kështu janë krejt të marrë edhe ata që duan të fshehin atë që duket fare qartë. Referenca– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha…

Read More

Bariu e dhitë

Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t’i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë krejtësisht për vete. Dimri mbaroi dhe ai i mxori të…

Read More

qeni dhe ujkonja

Duke ndjekur ujkonjën, qeni mburrej për shpejtësinë e këmbëve të dhe të fuqisë së vet. Ai mendonte në të vërtetë, se ulkonja ikte pse frikësohej nga ai. Atëherë ajo u kthye e i tha qenit: – Nuk frikësohem unë prej teje, por prej zotërisë tënde.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Read More

arra

Një dru arre që ishte buzë rrugës, kishte dhënë shumë fryte. Kalimtarët, për shkak të frytit, ia thyenin degët me gurë dhe shkopinj. Prandaj ajo tha e pikëlluar: – Sa fatkeqe që jam! Pikërisht ata, të cilët i gëzoj me frytet e mia, ma shpërblejnë me të keqe. Përrallëza qorton mosmirënjohjen dhe njerëzit që e kthejnë të mirën me të keqe.   Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Read More

çuni dhe fati

Njëherë një çun po flinte afër një pusi. Fati iu afrua dhe nisi t’i flasë me zë të lartë – Çohu dhe largohu prej këndej që të mos biesh në pus, sepse atëherë të gjithë do të më shajnë mua. Porosia: Shpesh herë nga mendjelehtësia jonë bijmë në fatkeqësi, dhe atëherë ia lëmë fajin fatit. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Read More

qentë e dhelpra

Qentë gjetën një ditë një lëkurë luani të rrjepur dhe filluan të e bëjnë copë-copë. Dhelpra e pa këtë e u tha: – Sikur ky luan të ishte gjallë, do ta ndienit se kthetrat e tij janë më të forta se dhëmbët tuaj. Përrallëza flet për ata që përbuzin njerëzit e shquar, kur këta humbin lavdinë. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Read More