bretkosat kërkojnë mbret

Të brengosura nga rrëmuja që mbretëronte ndërmjet tyre, bretkosat i dërguan Zeusit një përfaqësues të tyre, duke iu lutur që t’u japë një mbret. Megjithëse Zeusi pa se kjo punë ishte budallallëk, prapëseprapë ua hodhi në kënetë një cung. Në fillim, bretkosat, të frikësuara nga krisma e madhe, u tërhoqën në thellësi, por më vonë, pasi druri (cungu) ishte i palëvizshëm, dolën në sipërfaqe të ujit dhe aq nuk e përfillën, saqë u ngjitën dhe u ulën mbi të. Të zemëruara që kishin një mbret të tillë, shkuan për të…

lexo më tepër

delja e qethur

Një dele që u qeth pa mjeshtëri, u tha atyre që u qethën: – Në qoftë se kërkoni lesh, më qethni më shumë, por në qoftë se dëshironi mish, atëherë më vritni menjëherë dhe mos më mundoni më.   Përrallëza flet mbi ata të cilët u hynë punëve që nuk i dinë. Referenca – Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

lexo më tepër

plaku dhe vdekja

Një herë një plak preu një dru në pyll dhe, i ngarkuar, u nis në një rrugë të gjatë. I lodhur nga rruga, e lëshoi barrën dhe filloi të thërras vdekjen, Kur ja mbërriti vdekja dhe e pyeti se përse e kishte thirrur, plaku iu përgjigj: Për të më ndihmuar që të bartë barrën. Përrallëza tregon se çdo njeri dëshiron të jetojë, edhe sikur të mos jetë i lumtur. Referenca Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në rs të maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

lexo më tepër

shqiponja, sorra dhe bariu

Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë dhe rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj, u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por, iu ngatërruan kthetrat në leshin e dendur të dashit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje, ua çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë…

lexo më tepër

shqiponja dhe njeriu

njeriu dhe shqiponja - ezopi

Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t’i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha: – Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që mos të zërë prapë dhe mos t’i shkulë prapë krahët. Porosia e përrallëzës: Mirëbërësit duhet t’i…

lexo më tepër