të pres me kurorë

çdo mëngjes e vë gishtin mbi datën e ditës i humbur çdo mëngjes e vë gishtin në mes të mendimit si kujtim ia lë vijat e identifikimit çdo mëngjes mendoj për mëngjesin nën hije çdo mëngjes ngrihem me ankth mendimesh për të kthjelluar mjegullinën çdo mëngjes hapi sytë për të mprehur shikimin në realitetin ngjyrëndryshëm çdo mëngjes e vë gishtin mbi datën e ditës për të parë fuqinë e shpirtit në dridhjet e buzës së njomë në pritje gjer në bashkimin e ëndrrës me realitetin çdo mëngjes © Skender Mustafi

Read More